Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar një “shok” të vërtetë politik. Ka humbur jo pak, por dy emblemat e Greqisë politike: Athinën dhe Selanikun. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidatët që mbështeste qeveria e Mitsotakis kanë humbur bashkitë kryesore të Greqisë, Athinën e Selanikun.
Kostas Bakojanis, që është edhe i afërm i kryeministrit grek, ka rezultuar humbës përballë Haris Doukas, kandidat i mbështetur nga PASOK. Në Selanik, qytetin e dytë më të madh pas Athinës, fitues është shpallur Stelios Angeloudis, që kandidoi si i pavarur por që u mbështet në këtë fitore gjithashtu nga PASOK, përballë Konstandinos Zervas, kandidatit të Demokracisë së Re të Mitsotakis.
Vetë kryeministri grek nuk e ka fshehur dot keqardhjen deri në zemërim për këtë humbje që edhe pse në përqindje në shkallë kombëtare doli fitues, balotazhi tregoi shumë më tepër se sa përqindja.
Duke humbur Athinën e Selanikun, Mitsotakis ka humbur zemrën e Greqisë. Tashmë në mënyrë figurative, kryeministri grek do të duhet të mendojë mirë për të ardhmen e tij dhe të Demokracisë së re, pa “zemër”. Ka një ngjashmëri me zgjedhjet lokale të vitit 1992 në Shqipëri, ku ndërsa partia Demokratike fitoi pushtetin qendror në Mars, tre muaj më vonë, humbi zgjedhjet lokale në një rast të paprecedentë.
Pak a shumë, e tillë duket edhe situata në Greqi, ku pritet që gjithnjë e më shumë llogaritë elektorale të jenë në një tjetër barometër nga ai që tregonte motin politik para ditës së djeshme. Kjo duket edhe nga fjala e kryeministrit grek Mitsotakis, i cili edhe pse nuk e ka fshehur dot trishtimin e zhgënjimin e tij për humbjen e Athinës e Selanikut kur tha mbrëmë se “kjo nuk është një natë e mirë për Demokracinë e Re”, por nga ana tjetër, ka theksuar se “është detyrë e qeverisë të bashkëpunojë me ta”.
Mesazhet politike të qytetarëve grekë në kutitë e votimit u dhanë dhe ato do të lexohen më qartë në ditët në vijim. Ndoshta pritet që konfigurimi i ri politik të përfshijë ngjarje interesante që mund të zhvillohen në opozitë, qoftë me ndryshimin e lidershipit të partisë kryesore të opozitës, qoftë edhe me atë PASOK, parti e cila mbështeti fituesit aktualë të bashkive të Athinës e Selanikut.
Përtej zhvillimeve politike në fqinjin tonë jugor, humbjet e kandidatëve të Athinës e Selanikut kanë padyshim edhe një lidhje me Shqipërinë. Me saktësisht me Himarën. Akoma më saktësisht me Fredi Belerin.
Dy kandidatët humbës, Kostas Bakojanis, ish-kryebashkiaku i Athinës dhe Haris Doukas i Selanikut, pak javë më parë, në një rast të padëgjuar, erdhën në Shqipëri dhe morën pjesë në mitingje në Himarë në mbështetje të kandidatit të shumëpërfolur Fredi Beleri i arrestuar dhe akuzuar për korrupsion zgjedhor.
Siç duket, “hajmalia” e Belerit si dhuratë për ndihmën paska qenë ogur i keq për ta. Duke mbështetur një të inkriminuar, humbën!
Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkoll...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
Siç pritej, filloi dhe një vit akademik me ulje të ndj...
Studentët e mjeksisë kanë që në qershor që protestojnë...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
Kujdes zoti Viçiç, se turpi nuk hahet me bukë!Historia...
Brian Spahiu - njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas o...
Na kanë votuar që të bëjmë opozitë thonë. Çudi e madh...
Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar ...
Mos u shqetësoni fare miq dhe familja LRE. Ne lindëm ...
U hap në vitin 1990 me dëshirën për liri dhe demokraci, si...
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ...
Nëse flasim për demokraci, liri, konkurrencë, meritokr...
Surprizues mëngjesi sot. Te kafja më bashkoi me Flamur...
Procesverbali i hyrjes për procedurat e mbajtura përpara g...
Partitë historike politike kanë hije të rëndë. Hijen e...
Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale p...
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...