Dy racat dominante dhe Shqipëria
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...

Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e tillë: 5 familjeve tiranse u merret toka në vitet e pushtimit Italian për të ndërtuar aeroportin. Ato kërkojnë kthimin e saj pas ardhjes së demokracisë dhe u njihet e drejta nga institucionet dhe gjykatat në harkun kohor 1995-1999. Trashëgimtar për 1/64 të 28 mijë m2 nga familja Begeja është dhe Jamarbër Malltezi. Në kallzimin e deputetit Taulant Balla kishte një pikë të rëndësishme: familjet në vitet 40’ janë shpronësuar shteti italian dhe toka nuk mund të rikthehej. Por kjo nuk është zbardhur dhe sqaruar nga ana e hetimeve. Nuk ka asnjë letër-porosi me Italinë për të kërkuar në arkiva këto dokumenta.
Vendimet e Komisioneve të Njohjes së Tokës nisin të regjistrohen në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave nga viti 2006 dhe marrin formë të prerë në vitin 2007. Në shtator 2005 kishte ardhur në pushtet qeveria e Sali Berishës, e cila kishte krijuar AKKP në varësi të Kryeministrisë. Në këtë pikë, Prokurorisë së Posaçme i lind dyshimi, se kemi të bëjmë me përqëndrim të pushtetit me synim përfitimin e familjarëve të afërt të z.Berisha. Bindjen apo dyshimin se pronat (një e drejtë ligjore), iu janë kthyer familjeve për shkak të rrethanave familjare të trashëgimtarit Malltezit mund ta kemi të gjithë, por ajo që bën ndryshimin nga ngritja e çështjeve për diskutim publik, në hetim dhe ngritje të akuzës është vërtetimi i dyshimeve me prova.
Në këtë pikë të gjithë ish-punonjësit e pyetur që kanë shqyrtuar kërkesat e familjeve nuk tregojnë se kanë patur presion, me përjashtim të një zonje që thotë se emërimi i drejtorit vinte nga zv/Kryeministri. Ligji lejon emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm nga Kryeministri dhe drejtorëve rajonalë nga i përgjithshmi. Ndaj në këtu dyshimi për shpërdorim detyre mund të lindë për zv/Kryeministrin, por ky i fundit nuk është pyetur nëse ka patur porosi nga lart. Me këtë standard, (që është shumë i pranueshëm për mua), gjysma e drejtuesve në administratë do të ishin nën hetim.
I vetmi problem që ngre dyshime janë kontratat e lidhura nga z.Malltezi me ish-pronarët të cilët premtojnë të japin 3-5% për përballimin e shpenzimeve emergjente. Këtu duhet të kishim hetim të thelluar, se sa kanë shkuar shpenzimet proceduriale dhe a i përgjigjen përqindjes së dhënë. Përpos kësaj, asnjë nga familjarët që kanë firmosur nuk rrëfen se përqindja është dhënë që çështja e pronësisë do zgjidhej nga dhëndri i Kryeministrit. Ndaj sërish dyshimi që na lind me vërtetimin, duken larg. Ka dhe një pikë ku ndërtuesi u merr përsipër pronarëve që të kthejë truallin nga destinancion sportiv në banimi, gjë që nuk e ka kompetencën ta bëjë, por ky vendim është marrë në një proces : KRRT (kryetar Edi Rama) dhe KRRTRSH (kryetar Sali Berisha). Nuk është hetuar gjithë zinxhiri.
Një tjetër konstatim te hetimet është shpejtësia e nisjes së procedurave për privatizimin e objekteve mbi sipërfaqen e ish-Klubit Partizani. Në tërësi, privatizimi i objekteve ka rezultuar një kosto e panevojshme për ish-pronarët. U është zaptuar toka për 70 vjet, kanë shpenzuar për gjyqe, letra, avokatë, dhe tani duhet të paguajnë për objektet, të cilat pasi marrin tokën i prishin. Pra, nuk ka përfituar njeri nga objektet, por është gjetur një zgjidhje ligjore që dhe shteti që ka shpenzuar me taksat e qytetarëve për ndërtimin e godinave të skuadrës së futbollit të marrë shumën e investuar. Me sa lexova, procedurat e privatizimit kanë zgjatur disa muaj dhe më gjatë ka shkuar pjesa e dorëzimit.
Dyshimet e prokurorisë janë që Berisha ka ndikuar që një pjesë e parave të privatizimit të paguhen me letrat me vlerë. Tani që të vërtetosh që kjo është bërë që të fitojë dhëndri, duhet që përfitues të ishte vetëm ai apo familjet që kishin kontratë me të. Por nuk është kështu, pasi nga ky proces kanë fituar me mijëra njerëz dhe jo vetëm për privatizimin e objekteve shtetërore, por dhe për pagesën e ndërtimeve pa leje, ligj që është ende në fuqi dhe sot. Nga kjo e bonove i bie që pjesa takuese për dhëndrin të ishte 1600 euro përfitim, ndaj duket vlerë e vogël për të bërë ligj të posaçëm. Ligje të porositura janë bërë dhe me këtë qeveri dhe me të tjerat, por nuk e besoj se është ky rasti.
Një nga pikat ku besohet se ka ushtrim të ndikimit të paligjshëm është konflikti në Ministrinë e Mbrojtjes. Prona nuk ishte në inventar dhe Komanda Mbështetëse nuk pranonte të kryente dorëzimin për diçka që nuk ishte e saj. Ish-shefi i Komandës ka dëshmuar se është thirrur disa herë nga ish-ministri Oketa që të bënte procedurën pasi ishte “porosi nga lart”. Ka dhe një letër të tij në komunikimet e brendshme ku shprehet se ndihet në presion. Në kohën që ishin përpara këtij ngërçi, shkon inspektimi nga Antikorrupsioni, department në Kryeminsitri, dhe raporti hartohet nga një inspektor që ishte përfitues në pronën që duhet të dorëzohej. Si përfundim, prona dorëzohet pasi ndryshohet shefi i Komandës Mbështetëse dhe ka dëshmi të një punonjëse që thotë se i gjithë procesi u dirigjua nga shefi i ri Xhemal Gjunkshi.
Një tjetër çëshje është ajo e ndryshimit të ligjit “Për Sportin”. Logjika juridike e ndjekur për këto ndryshime nuk lidhet as me argumentimin që bën Ministria e Kulturës dhe Sporteve dhe as qeveria. Këtu hetimi tregon se përfitues direkt janë familjet te ish-Klubi Partizani, por duhet të faktohet me njerëz që merren në pyetje, siç mund të jenë deputetët e grupit për të rrëfyer nëse kanë patur direktiva si duhet të votohet ligji.
Nëse vërtetohet se e gjithë kjo vendmarrje ka qënë e parregullt dhe ka shkelje të ligjeve me qëllim përfitimin monetar, do të qëndronte dhe akuza për korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Nëse kjo nuk vërtetohet, atëherë gjithë procesi do të binte, sepse përfitimi korruptiv është pasuria që vjen nga ndërtimi i kompleksit Magnet dhe vepra penale e pastruar është ajo që vjen në formën e fitimeve nga investimi në këtë projekt. Fija është shumë e hollë për ta vërtetuar ose rrëzuar çëshjen!
Nëse procesi i kthimit të tokës, privatizimit, ndryshimit të destinacionit të truallit dhe dhënies së lejes së ndërtimit nuk ka shkelje, Malltezi do të ishte një investitor si të gjithë në Tiranë. Pronarët e tokës marrin 40-50% dhe investitori pjesën tjetër. Tani analiza që bën SPAK është se si ai fitoi 5.4 milion euro duke patur sipërfaqe për vetëm 1/64 e 28 mijë m2, ose 437 m2. Kur në fakt duhen mbledhur bashkë, sa është konsideruar përqindje në kapital toka e tij bashkë me 3-5% që ka patur nga pronarët e tjerë dhe sa është përqindja në kompani me vlerën 45 mijë euro. Këtu më pas bëhet pjesëtimi nëse të gjithë aksionerët kanë dhënë vlerë të drejtë dhe kanë ndarë fitim sipas vlerës. Në këtë ushtrim duhet të ishte përfshirë dhe aksioneri i tretë që duket se është lënë jashtë analizës, Xhimi Begeja. Ai rezulton që ka kontribuar më pak nga të gjithë, 10 mijë euro plus token por ka marrë divident për 25% të aksioneve që zotëronte.
Nga bilanci kontabël i kompanisë Homeplan tregohet se 1.3 milion euro janë marrë kredi te bankat dhe të tretët dhe një pjesë tjetër janë klering apo paradhënie për rezervime. Modeli që aplikojnë të gjithë ndërtuesit sot dhe që sigurisht, ligji e lejon që të pasurohen vetëm ata që janë të aftë të marrin leje ndërtimi (çka thyen rregullat e ekonomisë, por që është tërësisht ligjore). Ajo që nuk është ligjore te veprimet si investitor, është fshehja si aksioner dhe fitimet nga kompania në periudhën 2012-2015. Kjo pastaj hap debat nëse është pastrim, korrupsion apo fshehje e pasurisë dhe nëse fondi “Kontributi patriotik” është përdorur për të korruptuar zyrtarë dhe cilët kanë qënë përfituesit!
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë pol...
Domethënë me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u pro...
Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash n...
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Të nderuar përfaqësues të medias, Me anë të kësaj kom...
Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosov...
Buja e madhe e takimit të radhës të Procesit të Berlinit u...
Kur bie shi dhe kur ka një vizitë të një shtetari të h...
Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë ...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar n...
Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkoll...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
Siç pritej, filloi dhe një vit akademik me ulje të ndj...
Studentët e mjeksisë kanë që në qershor që protestojnë...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...