Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksualitetin, por ndryshe nga kurvëria që bëhet vetëm për kënaqësi egoiste epshore, prostitucionin mund të konsiderohet si një “punë” që dikush e kryen për përfitim ekonomik duke shitur trupin në favore seksuale.
Prandaj prostitucioni quhet edhe “profesioni më i lashtë”, por në të vërtetë nuk është i tillë, sepse ka shumë gjëra të dobishme që mësuan të bëjnë njerëzit përpara se të kryejnë prostitucion për të siguruar mbijetesën e tyre ekonomike.
Prostitucioni vjen nga fjala greke “pornai” që do të thotë “të shesësh trupin si mall” . Të dhënat historike na vijnë që prej kohës së lashtë dhe tregojnë për njerëz të cilët për të justifikuar këtë mëkat të shpërdorimit të seksualitetit e hyjnizojnë atë duke krijuar në fantazinë e tyre epshore edhe perënditë e epshit si perëndesha Afërdita, Venusi, Isis, etj.
Kështu njerzit epshor krijuan edhe tempuj ku kryenin prostitucion e “shenjtë” me prostitutat e tempullit që klientët të merrnin fuqi nga hyjnitë dhe të ishin pjellor.
Por prostitucionin të legalizuar si një mardhënie pune e shohim tek grekët e lashtë veçanërisht në kohën e Solonit shekulli (6-5 pr K) i cili u bë avokati i parë për prostitutat dhe prostitucionin në qytetin e Athinës.
Mund të themi se Soloni e demokratizoi dhe e ligjëroi të drejtën për prostitucion, madje krijoi shtëpi publike duke vendosur çmime të caktuara, të cilat ishin të arsyeshme dhe të përballueshme për një klient, përreth një (abol), një vlerë sa e gjashta e dhramisë aq sa paga ditore e një punëtori. Po ashtu ai vendosi ligje që pronarët të paguanin taksën shtetit si çdo profesion tjetër që tatohej nga polisi (qyteti).
Kjo reformë ligjore mbi prostitucionin dukej se i rregullonte marrëdhëniet shoqërore të meshkujve që ata të mos përdhunonin apo të krijonin mardhënie të paligjshme duke ndikuar në jetën bashkëshortore tek çiftet e martuar, akte që për abuzuesit kishin kosto financiare si gjoba por edhe ndëshkime me vdekje.
Me Solonin prostitucioni filloj të shikohej tashmë si diçka ligjore dhe pa prapashtesa, pa kosto morale dhe ligjore në shoqërinë athiniote, ose si një profesion i ri i kontrolluar nga shteti.
Por ajo që të bie në sy është se prostitucioni në polis ushtrohej më së shumti nga skllavet, që ju imponohej kjo punë nga pronari i tyre, i cili i trajtonte ato si skllave seksi, ose si kafshë pune ndërkohë që ata pasuroheshin me fitimin e këtij “profesioni” anti-human.
Kështu këto prostituta shikoheshin dhe trajtoheshin me nënvlerësim nga shoqëria, si skllave dhe lavire të ndotura moralisht edhe trupërisht dhe më tepër si disa objekte që shesin veten pa dinjitet shoqëror. Madje edhe pse në atë kohë edhe në çdo kohë kishte prostituta elitare, të cilat ishin me pakicë edhe me kosto të lartë, që ishin vetëm për klientë të pasur përsëri në opinionin publik cilësoheshin si lavire ose kurva të cilat përveçse klientëve të tyre epshor shoqëria nuk kishte ndonjë konsideratë për ato.

Kjo na tregohet se në polis edhe pse prostitucioni ishte i ligjëruar, përsëri ata burra që frekuentonin porniot (shtëpitë publike) edhe pse nuk stigmatizoheshin nga familja apo shoqëria si kurvar, ata nuk mund të zgjidheshin edhe të ushtronin detyra publike ose të bënin padi ndaj dikujt dhe kjo tregon për nivelin e ulët moral që binin njerëzit që frekuentonin prostitucionin.
Edhe pse kanë kaluar kaq shekuj, duket se organizimi dhe ligjet që vendosi Soloni në Greqinë e lashtë për prostitucionin nuk kanë ndryshuar deri më sot, madje edhe rregullat e brendshme për skllavet e seksit që shfrytëzohen nga tutorët e tyre, po ashtu edhe përçmimi dhe neveria që ekziston si të ndotura për ato vet dhe djemtë dhe burrat që shkojnë me ato.
Ata që shkojnë me prostituta edhe legalisht konsiderohen nga shoqëria si të dobët moralisht, manjak seksual, dhe pa integritet shoqëror, prandaj prostitucioni edhe ai legal kryet më së shumti natën ku errësira si një vello e errët të mbulojë disi dobësinë, vesin dhe turpin e këtij degjenerimi moral që nuk e gjejmë as tek kafshët, sepse kafshët nuk abuzojnë seksualisht si njerëzit.
Sot prostitucioni është i legalizuar në pothuajse 16 shtete në Europë edhe në disa vende të botës, megjithatë ai ushtrohet ilegalisht në pothuajse gjithë vendet e botës dhe vazhdon të mbetet një plagë edhe një turp për shoqërinë dhe në qoftë se mund ta quajmë profesion ai është më tepër se anti-human, sepse jo vetëm se ligjëron degjenerimin moral të burrave edhe grave, por më tepër është fyes për qenien humane duke e trajtuar qenien njerëzore sidomos gruan si një objekt kënaqësie si një lodër seksi dhe seksin dhe organin seksual si një punë dhe mjet pune ashtu si të gjithë profesionet e tjera fitimprurëse, ku në të vërtet organi seksual quhet “aparat riprodhues” dhe seksi është për dhënë tek njeriu për bashkim në liri me dashuri për riprodhim të vetes.
Edhe pse ligjërimin e prostitucionit nga shtetarët, sociologët, psikologët, e justifikojnë si një gjë të domosdoshme sepse besojnë se me anën e ligjeve kanë vënë në kontroll pasionin seksual të shoqërisë të papërmbajtur, domethënë e propagandojnë prostitucionin e ligjëruar si një valvul shkarkuese e kontrolluar, përsëri ashtu siç e thotë ndërgjegjja njerëzore edhe faktet kanë treguar se prostitucioni i liçensuar dhe i kontrolluar nuk ka funksionuar, por përkundrazi ka qenë një shkak më shumë për prishjen morale të shoqërisë, një problem shëndetësor i shtuar në përhapjen e sëmundjeve seksualisht të trashëgueshme, një ekonomi informale , abuzuese me para të pista e shfrytëzimit antihuman.
Këto janë probleme shoqërore që i kanë nxitur shtete më demokratike e liberale që ta rishikojnë legalizimin e prostitucionit p.sh. si Franca që ka vendosur në vitin 2016 një ligj i cili targeton klientët e punonjësve të seksit, duke u përpjekur në këtë mënyrë për të frenuar prostitucionin.
Por që ta kuptojmë më mirë pse prostitucioni dhe aq më tepër ligjërimi i tij është i gabuar ne duhet të sqarojmë dy këndvështrime mbi krijesën njerëzore.

E para, nqs ne e trajtojmë njeriun si një produkt i rastit i evolucionit nga një qelizor tek kafsha, majmuni deri tek njeriu, atëherë njeriu nuk është më shumë se një kafshë më e moderuar edhe prostitucioni si një lloj shfrytëzimi mund të justifikohet sipas ligjit të xhunglës,ku kafshët më të forta apo me më shumë të sofistikuara shfrytëzojnë edhe seksualisht ato që janë më të dobëta edhe më të pa zhvilluara në evolucionin e specieve.
Por përsëri në qoftë se do ta shikojmë me kujdes tek asnjë lloj specia shtazore nuk gjejmë shfrytëzim të gjinisë mashkullore në atë femërore thjeshtë për kënaqësi seksuale, por sipas instiktit seksual të shumimit sipas një kohe të mirë përcaktuar periodike qeniet shtazore mashkull femër kryejnë kontakte seksuale vetëm për riprodhim. Madje ka specie që nuk e ndryshojnë partnerin për gjithë jetën.
Tek njeriu shikojmë se seksualiteti është krejt ndryshe, sepse tek njeriu instinkti seksual që fillon mbas pubertetit është gjithmonë aktiv që ka si qëllim jo vetëm riprodhimin por është shprehje ose vulë e dashurisë në çiftin njerëzor dhe ndarja e seksit mes njëri tjetrit është shumë intime, private dhe shumë miqësore mes çiftit në liri të plotë, ndryshe çdo akt i zhvilluar pa dashuri dhe liri cilësohet si përdhunim dhe shfrytëzim i njeriut kundër njeriut, që si thamë në këtë aspekt nuk e shohim tek speciet dhe gjallesat në tokë.
Ky fakt i njohur nga të gjithë na tregon se njeriu nuk është një kafshë e evoluar apo vetëm një kafshë, por është një qenie e ndryshme nga kafshët që udhëhiqet jo vetëm nga instinktet mishtore siç është edhe seksualiteti, por nga ndërgjegjja, logjika, mendimi, ndjenjat, dashuria si një qenie psiko-somatike, ku seksualiteti është jo vetëm një instinkt për riprodhim por një gjë shumë personale e identitetit dhe personalitetit të personit që ai nuk mund ta abuzojë aq më shumë që ta shesë dhe ta konsumojë për punë jashtë qëllimit edhe funksionit, qoftë dhe vetëm për kënaqësi. Seksualiteti tek njerëzit është shprehje e dashurisë (agapit) që drejton erosin (epshin) për një bashkim unik filia (miqësor) me një bashkim heteroseksual mashkull -femër ku njeri nga dy bëhet një njësi dhe aty nis martesa dhe më pas fëmija dhe familja si qeliza e trupit të shoqërisë njerëzore.
Njeriu është i krijuar jo nga rastësia evolocionit, por si një projekt i veçantë i Krijuesit, nga Zoti Perëndi sipas ikonës edhe ngjashmërisë, ashtu si na e tregon Bibla “Pastaj Perëndia tha: "Ta bëjmë njeriun sipas shëmbëlltyrës sonë dhe në ngjasim me ne, dhe të ushtrojë sundimin e tij mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit, mbi kafshët e mbi gjithë tokën, mbi rrëshqanorët që zvarriten mbi dhe". Kështu Perëndia krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi; dhe u tha atyre: "Të jeni të frytshëm dhe shumëzohuni, mbushni tokën e nënshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtë e qiellit dhe mbi çdo qenie që lëviz mbi tokë". (Zanafilla1;26-28).
Kështu seksualiteti njerëzor ka një rol pozitiv në spiritualitetin njerëzor dhe ashtu si çdo gjë tjetër njerëzore, prandaj seksualiteti i krijuar nga Perëndia duhet përdorur për qëllimet që Perëndia ka menduar dhe projektuar tek njerëzit, jo vetëm për kënaqësi dhe riprodhim, por mbi të gjitha si vula e dashurisë së ndërsjelltë në liri pa kënaqësi dhe shfrytëzim egoist.
Dhe ashtu si të gjitha gjërat njerëzore, nga keqpërdorimi dhe abuzimi i tij, seksualiteti mund të prishet edhe degjenerohet, duke u bërë më tepër një instrument mëkati, sesa një mjet për lavdërimin e Perëndisë dhe përmbushjen e qëllimit për të cilin u krijua tek njerëzit.
Kështu në lidhje me prostitucionit dhe abuzimin seksual duhet të kemi parasysh se është mëkat i vdekshëm:
Mësimi Biblik është i qartë mbi prostitucionin “ Mos shkel kurorën”(Eksodi.20-14) dhe mos kurvëro, ashtu si profeti Osea thotë :“vajzat tuaja bëjnë kurvëri ndërsa gratë tuaja bëjnë tradhëti”(Osea.4-13) dhe apostull Pavli na thotë: “Largohuni nga kurvëria!” (Korintasve 6-15).
Sipas planit hyjnor të krijimit njerëzor (Zanafilla 2,21-25) njeriu, burrë edhe grua, është i barabartë në ushtrimin e seksualitetit (Zanafilla 1-26), por kjo barazi u prish kur gruaja e parë mëkatoi dhe dëgjoi mashtrimin e djallit duke u rebeluar kundër Zotit edhe burrit sipas rendit të krijimit (Zanafilla 3,6-7). Ky mëkat i gruas solli edhe pasojat e tij, ku një ndër to ishte se gruaja e humbi tashmë barazinë me burrin dhe ai do ta tiranizojë dhe shfrytëzojë atë, ashtu si na thuhet në Bibël: Gruas i tha: "Unë do të shumëzoj në masë të madhe vuajtjet e tua dhe barrët e tua; me vuajtje do të lindësh fëmijë; dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty"(Zanafilla 3-16).
Ushtrimi i prostitucionit nga gratë i imponuar nga dhuna, vështirësitë ekonomike, sociale për kënaqësinë e burrave tregon se gruaja nuk trajtohet e barabartë me burrin. Abuzimi i burrit ndaj gruas është kundër vullnetit hyjnor, është shkelje e dinjitetit të gruas ose të të drejtave të njeriut ku çdo qenie njerëzore është e lirë edhe nuk duhet shfrytëzuar, prandaj Zoti urdhëron në Ligjin Mozaik: “Nuk do të ketë asnjë grua që të merret me kurvëri midis bijave të Izraelit, nuk do të ketë asnjë burrë që të merret me kurvëri midis bijve të Izraelit. (Ligji i Përtërirë 23:17)
Prostitucioni, edhe ai ligjëruar, e ndot vendin dhe dërgon mallkim ashtu si na thuhet: “Mos e ndot bijën tënde duke e bërë kurvë, që vendi të mos jepet pas kurvërisë dhe të mos mbushet me prapësi”(Levitiku 19:29).
Njerëzit e lehtë dhe të papërmbajtshëm seksualisht mendojnë se një marrëdhënie seksuale me pagesë e ligjëruar dhe e monitoruar nga ana shëndetësore është pa problem, mashkulli shfryhet, prostituta dhe tutori marrin paratë, shteti taksat dhe gjithçka duket në rregull, por Apostull Pavli na thotë: “Largohuni nga kurvëria! Çdo mëkat që kryen njeriu është jashtë trupit, po ai që kurvëron mëkaton kundër trupit të vet” (1Korintasve 6:18). “A nuk e dini ju se ai që bashkohet me një kurvë bëhet një trup me të? Sepse thuhet: ''Do të jenë të dy, thotë Zoti, një mish i vetëm”(1 Korintasve 6:15-16).
Në këto fjalë na tregohet një mister i frikshëm se nga bashkimi seksual edhe me masa mbrojtëse, bëhet një mish prostituta me klientit domethënë e gjithë gjendja shpirtërore dhe fizike kalon tek njëri-tjetri, sa njeriu ngarkohet jo vetëm me mëkatin dhe problemet psiko-somatike të tijat por edhe me të tjetrit.
Prandaj kurvëria është shumë vështirë për tu ç’rrënjosur nga njerëzit dhe sjell pasoja serioze si në shpirt dhe shëndetësore në trup dhe në familje dhe shoqëri , duhet një ndërhyrje hyjnore e Perëndisë në Krishtin për faljen e mëkatit si ; " Qengji i Perëndisë që heq mëkatin botës" ( Joani 1-26) por njëkohësisht duhen hequr edhe vuajtje petagogjike si një antidotë shërimi për pasojat e kënaqësisë e mëkatit të kurvërisë si ndaj vetes edhe ndaj tjetrit.
Prostitucioni nuk e zgjidh menaxhimin e pasionit mashkullor, sepse instinkti i seksualitetit që është i pa menaxhueshëm nga llogjika është bërë një sëmundje mendore apo një pasion që sa më shumë ta ushqesh aq më shumë zhvillohet, si ajo bisha e egër e cila kur ushqehet mbetet e fortë dhe dominuese.
Kështu mënyra më e mirë që instikti seksual të kontrollohet është vetëpërmbajtja , domethënë të mos ushqehet me fantazinë, ikonat ,materialet pornografike, stimulantët , dhe aq më shumë me lirinë seksuale me prostitucionin e legalizuar.
Ne asnjëherë si shoqëri përjashtimet si abuzimet seksuale dhe përdhunimet nuk duhet t’i bëjmë rregull dhe për këta individë të kërkojmë ligjërimin e prostitucionit, të hapim “Kutinë e Pandorës” dhe t’i krijojmë kushte optimale që ata manjakë seksual të ushqejnë pasionin apo sëmundjen mendore që është demonizim.
Orekset e devijuara dhe të sëmura nuk ngopen duke i ushqyer por duke i ndëshkuar sipas ligjit dhe trajtimit mjekësor përkatës dhe izolimit nga shoqëria.
“Të përmbajturit të dëmton”, pëshpëritin disa psikolog, psikiatër,sociolog, avokat etj. Prandaj edhe përdhunimet ndodhin sepse jemi një shoqëri e mbyllur seksualisht, kështu hajde o burra të legalizojmë prostitucionin për çlirimin e shoqërisë nga neurozat e ndrydhjes seksuale sipas teorisë së Frojdit mbi Libidon (vrullin seksual), por hulumtimet shkencore na tregojnë diçka krejt ndryshe. Një psikiatër u pyet: “Po në cilat azile apo spitale gjenden njerëzit e pastër e të përmbajtur?” dhe ai përgjigjet:“Janë të mbushura azilet dhe spitalet me viktimat e të pamoralshmes, që në rininë e tyre kanë bërë një jetë të pakontrolluar seksuale.”
Seksualiteti tek njeriu është një dhuratë e Perëndisë ose një proçes biologjik natyror por nuk është i detyrueshëm për aplikim si e ngrëna e ushqimit, etj fuksione jetike , ashtu si thotë edhe Shën Joan Damaskinoi: “Vrulli gjenital është i natyrshëm, por jo i domosdoshëm, prandaj mund të jemi të përmbajtur”.
Prandaj njeriu që fëmijë, adoleshent edhe I ri duhet të edukohet të ketë vetë përmbajtje edhe kur tek ai të shfaqet ndjeshëm instinkti seksual duhet ta përballojë me vetëpërmbajtje , ose me martesë, ashtu si mëson apostull Pavli:
“Sa për ato që më shkruat, mirë është që njeriu të mos prekë grua. Por për të mos rënë në kurvëri, çdo burrë le të ketë gruan e vet dhe çdo grua të ketë burrin e vet. Burri le të përmbushë detyrimin e tij martesor ndaj gruas dhe po ashtu edhe gruaja ndaj burrit. Gruaja nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron burri i saj. Po ashtu edhe burri nuk e zotëron trupin e vet, por e zotëron gruaja e tij.
Mos iu privoni njëri-tjetrit, përveçse kur keni vendosur që për pak kohë t’i përkushtoheni lutjes. Pastaj bashkohuni përsëri, që për shkak të mospërmbajtjes suaj të mos ju tundojë Satani. Këtë nuk e them si urdhër, por si diçka që është e lejueshme. Unë do të doja që të gjithë njerëzit të ishin si unë, por secili ka dhuntinë e vet nga Perëndia, njëri kështu e tjetri ashtu.
Të pamartuarve dhe vejushave u them se është mirë të qëndrojnë si unë. Por, nëse nuk përmbahen dot, le të martohen, sepse është më mirë të martohen se të digjen nga dëshirat. Të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zoti, që gruaja të mos ndahet nga burri. Nëse ndahet, le të qëndrojë e pamartuar ose të pajtohet me burrin. Dhe burri të mos e lërë gruan”(1Kor.7,1-10).
Diçka tjetër që nuk duhet ta harrojmë apo bëjmë sikur nuk e shikojmë është se në të vërtetë prostitucioni nuk është një nevojë e domosdoshme që rregullon mbarëvajtjen seksuale të shoqërisë, por më tepër është një tregti shumë fitimprurëse e tutorëve dhe bosave të seksit. Sipas statistikave sot ajo ka një vlerë tregu të vlerësuar prej 99 miliardë dollarë. Për ta vënë atë në perspektivë, industria e trafikimit të seksit është më e madhe se tregu global i kokainës dhe çdo aktiviteti ekonomik.
Kur shoqëria njerëzore ligjëron pasionet mishtore të burrave mbi gruan siç është prostitucioni i ligjëruar ajo edhe pse duket e emancipuar dhe moderne tregon se është primitive, maskiliste e një rendi skllavopronar dhe kur prostitucioni pranohet edhe nga gratë dhe ato nuk e kundërshtojnë si denigrim i gjinisë femërore tregon se gruaja i është vetëdorëzuar sundimit mashkullor qoftë kjo për një kënaqësi seksuale të çastit, ose një benefiti material nga favore seksuale, ajo vetë e ka denigruar veten e saj në një send, plaçkë apo lodër seksi pa shpirt.
Kur sëbashku burrat dhe gratë prostitucionin e pranojnë si një gjë normale dhe emancipim atëherë ajo shoqëri është ulur në nivelin moral edhe shoqëror më poshtë se kafsha, është kthyer në mish:“Edhe veprat e mishit janë të dukshme, të cilat janë kurorë shkelja, kurvëria, papastërtia (Galatasve 5:19); atëherë Zoti heq dorë nga ai brez mishor ( Zanafilla 6-3) dhe brezi i nështrohet katastrofave dhe luftës për shkatërrimit të vetëvetes, ashtu si ka ndodhur me shumë popuj edhe sot .
“Historia nuk njeh asnjë popull, i cili të jetë shkatërruar nga të përmbajturit seksual, ndërsa njeh shumë që u shkatërruan për arsye të ekspozimit të papenguar të fuqisë gjenitale”.(profesor August Majer)
Prandaj njeriu sado rebel të dojë të bëhet nuk është autonom, ai është një krijesë e varur nga Krijuesi që e pajisi me shumë dhurata jetike dhe atë seksuale për një qëllim të lartë edhe të shenjtë. Çdo abuzim si individual edhe shoqëror ka patjetër kosto sipas drejtësisë hyjnore, prandaj edhe apostulli i kombeve thotë: “Vrisni, pra, gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, papastërtinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari; për shkak të këtyre zemërimi i Perëndisë vjen përmbi bijtë e mosbindjes”(Kolosianëve 3;5).
Zoti Jisu Krisht , Biri i Perëndisë edhe Biri i njeriut ; erdhi në botë të shpëtojë mëkatarët edhe prostitutat që për fanatikët fetar ishin të pafalshme , por Krishti duke parë si Zot dramëm e fshehtë të shumë nga ato vajza edhe gra prostituta që ishin bërë të tilla nga abuzimi i burrave edhe shoqërisë maskiliste , i fali dhe nuk i dënoi por i tha ; " As unë nuk të dënoj ;shko dhe mos mëkato më" ( Joani 8-11)
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar...
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë pol...
Domethënë me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u pro...
Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash n...
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Të nderuar përfaqësues të medias, Me anë të kësaj kom...
Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosov...
Buja e madhe e takimit të radhës të Procesit të Berlinit u...
Kur bie shi dhe kur ka një vizitë të një shtetari të h...
Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...