Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ku do të duhej të triumfonte hëna lart në qiell dhe jeta poshtë në tokë, një masë e tërbuar njerëzish, ndoshta krejt pavetëdijen e tyre të nxitur prej një dogme që botën mban ndezur mes flakësh prej mijra vitesh, ushtruan përdhunshëm instiktin e tyre shtazarak, atë të shfarosjes së madhe.
Me përleshje të ashpra të një niveli që nuk është parë në gati gjysëm shekulli, sulmi terrorist i Hamasit i 7 tetorit shkaktoi 1,400 viktima të pafajshëm në Izrael, burra, gra e fëmijë, si dhe 150 njerëz që besohet se mbahen ende peng në Gaza.
Bilanci vazhdon. Numri i palestinezëve të vrarë prej anës tjetër të kësaj lufte ka arritur në 9,227 viktima. Edhe këta të pafajshëm. Ndërsa në Bregun Perëndimor tani të pushtuar, më shumë se 140 palestinezë janë vrarë prej sulmeve izraelite.
400 palestinezë, të plagosur dhe shtetas të huaj, vendosën të largohen në Egjipt të tmerruar nga lufta. Ata e braktisën Gazën si refugjatët e parë të përtej kufirit ndërsa vetë Egjipti po ndjen presionin ndërkombëtar për të pranuar edhe shumë të tjerë. Prej frikës nga barra afatgjatë që shkakton pritja e të ikurve nga një vend në luftë, autoritetet aty kanë mundur deri më sot t’u rezistojnë presioneve. Por kjo nuk do të vazhdojë gjatë. Egjipti do të duhet të pranojë se shumë shpejt mund të presë me qindra e mijra refugjatë lufte.
A është ky një Eksod?
Pak më tutje, në të njëjtin rajon qindra mijëra afganë që jetojnë në Pakistan u përballën pak ditë më parë me kërcënimin e ndalimit dhe dëbimit të tyre nga vendi, pas një afati të fundit që qeveria pakistaneze përcaktoi për ta, për t'u larguar përfundimisht.
A është dhe ky një eksod?
Prej ditësh komunikoj me miqtë e mi në Izrael të cilët më tregojnë me dhimbje se si jeta e tyre ka ndryshuar përgjithmonë.
Njëra prej tyre është Alehandra. Alehandra Castellanos të cilën e njoha 14 vite më parë në Haifa, në një prej universiteteve më të mira për media atje. Alehandra kishte ardhur nga Meksika për të marrë pjesë në kursin tim dhe ishte kthyer në vendlindjen e saj me një dashuri të re nga Izraeli.
Niri, artisti i talentuar me të cilin sot ajo gëzon 4 fëmijët e saj, 3 djem dhe një vajzë. Dhe ashtu si Niri e quan, Alehandra është një Wonder Woman e vërtetë, por kjo jo vetëm pse ajo lindi dhe po rrit kaq shumë fëmijë. Alehandra ka një fuqi tjetër. Edhe më të madhe për të cilën do ju tregoj tani.
Kur lufta plasi në atë vend, i vetmi shqetësim i imi, më i parë ishte ajo dhe Niri. Si ishin ata? A kishin pësuar gjë? Po fëmijët e tyre? Dhe nuk e di pse e pata aq të beftë këtë ndjesi kur dëgjova britmën e parë nga ai vend. Ndoshta pse unë isha bërë një kumbare e dashurisë së tyre a ndoshta pse dashuria që kishim për njëra- tjetrën nuk ishte asfare e zakonshme.
Kohë më parë Alehandra më pyeste se si do të qe dashuria me Nirin dhe dilemat e saj për të ardhmen, krejt normale për cdo vajzë si ajo. Unë krejt e pasigurt në njohjen e botës në tërësi e po aq të meshkujve në përgjithësi, megjithatë i besoja ndjesisë së jetës dhe gjithmonë e inkurajoja kur e shihja sesi ajo në fund i besonte vetëm dashurisë. Jo dashurisë për Nirin, por diçka tjetër që në gjuhën e së brendshmes quhet dashuria për jetën.
Të njëjtës dashuri që sot ajo i beson duke bërë të pamundurën të shpëtojë jetën e saj, të Nirit dhe 4 fëmijëve të saj të bukur. Për t’u dhënë atyre një të ardhme që me shumë gëzim po priste ta shijonte.
Por erdhi lufta.
Ndërsa e lexoj cdo ditë shoqen time, mendoj vetëm një gjë... Është vetëm dashuria e një nëne që mund të bëjë gjithçka. Por a mundet ajo vërtet të bëjë gjithcka? A është ajo në gjendje të kapërcejë të gjitha fatkeqësitë?
Ndodh. Po. Dhe është thellësisht e vërtetë.
Pikërisht atëherë kur ndjen se koha po mbaron, atëherë fillon një jetë e re...
Mendoni, ndërsa të gjithë atë mëngjes të 7 tetorit, ishin në gjumë dhe një pjesë prisnin që të dashurit e tyre të ktheheshin të lumtur prej saj, dikush tjetër pat menduar vetëm për një gjë...
Që koha të ishte kundër Njeriut dhe që askush, as unë dhe as Alehandra të mos mundte të bënte dot asgjë, asgjë!
Brenda pak sekondash, ai zjarr që shpërtheu aty atë mëngjes nuk kishte ndryshuar vetëm jetën e miqve të mi. Por edhe të tonën gjithashtu. .. Në ato pak sekonda nuk ka afate dhe as rrugë shpëtimi. Sepse gjithmonë koha kur ndodh një e keqe është një shok i padrejtë që nuk ka kurrë kujtesë për çfarë ke kaluar, harron gjithçka sapo të ketë ndodhur dhe ajo që mbetet është emocioni brenda qenies tënde... Tek një e keqe që ndodh nuk ka kthim prapa.
Ndoshta kishte ardhur koha të dorëzoheshe. Ndoshta ishte koha për t'u përballur me gabimet dhe për të paguar për to.
Po cilat ishin ato gabime? Dhe të kujt?
Ndonjëherë, kur ndjen se nuk ka asgjë më për të bërë, dhe se vetëm dhimbja më e thellë mbetet për të vuajtur, koha ndalon.
Ishin ndezur aq neonë në qiellin e lartëm të Tel Avivit, atehere, ca vite më parë kur qyteti pat fituar çmimin si “Smartest City in the World” saqë drita e hënës atë mbrëmje dukej si e hedhur tutje, përtej dritareve të një kulle gjigande në qytet që lëshonte hijerëndë prozhektorin e madh shumëgjyrësh prej tarracës se saj. Nata mbretëronte aq e paqtë, megjithëse poshtë jeta lëvrinte me gjithë damarët e saj. Një natë e ndriçuar prej mijra flakësh e pikash të arta në të cilën kujtoj se mezi munda të përvjedh një copëz të rreme qielli e të mbyllur nën kube. Organot e mëdha që mbushnin atë hapësirë nate me tinguj ahmarrës, bënin të jehonte mbi kokat tona një imitim i zërit të Zotit.
Ishte mijëvjecari i tretë.
E tërë jeta ishte aty. Do doja kaq shumë që së bashku ta kthenim ate mbrapsht./ CNA
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar...
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...