Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Malltezit, vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe bashkëshortes së Jamarbër Malltezit i arrestuar për korrupsion.
Gurra thotë se Argita çmontoi 13 sajesat e SPAK-ut për dosjen "Partizani" duke i renditur të gjithë një nga një.
Postimi i Hysni Gurrës
Argita Malltezi, bashkëshortja e Jamarbër Malltezit dhe vajza e ish-Kryeministrit, sqaroi mbrëmë për publikun, në emisionin "Top Story", të gjitha sajesat në të ashtuquajturën dosje të privatizimit të ish-klubit Partizani.
1- Origjina e pronës
Një denoncim në SPAK i kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sajoi gënjeshtrën që ende qarkullon se “prona është kompensuar nga italianët më 1940.” Kjo shpifje që riciklohet në dosjen e SPAK-ut, vetëm duke u përmendur, është hedhur poshtë nga faktet dhe dokumentet e pakundërshtueshme. Vetë SPAK as që e pretendon në dosje këtë shpifje, në bazë të së cilës ka nisur hetimet prej 3 vitesh.
2- Pronarët u aktivizuan më 2006. Gënjeshtër. Pronarëve u është njohur prona me një proces që ka nisur më 1996 dhe ka vijuar deri më 1999, është e njëjta dosje dhe nuk ka asgjë të re.
3- Procesi i privatizimit u krye në kohën e qeverisë Berisha. Gënjeshtër. Me dokumente u provua se kjo pronë ka nisur privatizimin në kohën e qeverisë Nano.
4- U “shkatërrua” një pronë publike. Gënjeshtër. Terreni i rikthyer 5 familjeve pronare (300 trashëgimtarëve) i ndarë në dy pjesë (klub futboll partizani dhe terreni shumësportësh) ishte i uzurpuar. Pjesa e klub futboll Partizani ishte e uzurpuar që në vitin 2000 dhe pretendohej për t’u privatizuar nga uzurpuesit(Paro, Gazi…), në pjesën tjetër ishin vendosur 42 familje informale.
5- Ndërhyrjet ligjore që renditen dhe qepen për të krijuar përshtypjen e favorizimit. Shtyrja e afatit për kthimin e pronave pronarëve. Shtyrja e afatit është bërë nga qeveria Nano dy herë, është bërë nga qeveria Berisha më 2006 dhe sërish më 2008 kur privatizimi i familjeve pronare kishte përfunduar.
6- Pronarët kanë kërkuar privatizimin pas ardhjes në pushtet të Berishës. Gënjeshtër, e provuar që pronarët janë interesuar te Ministria e Mbrojtjes, pasi njoftohen përmes medias se ishte riaktivizuar procesi i privatizimit dhe kishin shprehur interes ata që e kishin uzurpuar (Paro, Gazi…).
7- Është ndryshuar ligji i sporteve. Gënjeshtër. Ndryshimi i ligjit të sporteve nuk ka ndryshuar asgjë në thelb.
8- Është ndryshuar terreni nga objekt sportiv në truall ndërtimi. Ky ndryshim është bërë më 8. 06. 2006 nga Edi Rama kryebashkiak i Tiranës dhe është sigluar nga KKRTSH e Republikës 5 muaj më vonë. Me një vendim të Gjykatës Kushtetuese (rasti i prishjes së mbikalimit te Zogu i Zi) KKRTSH nuk kishte tagër të bllokonte apo ndryshonte vendimet e KRT së Tiranës.
9- Është bërë një VKM për të favorizuar në pagesë familjet e klubit Partizani. (VKM ku flitet se 80% e pagesës bëhet me bono privatizimi dhe 20% me para). E vërteta është se një muaj para daljes së kësaj VKM familja Begeja kishte paguar 90% të vlerës së objekteve të privatizuara me para. Nëse do të kishte ndërhyrje apo dijeni, fare mirë Malltezi mund të priste një muaj dhe të përfitonte nga kjo skemë.
10- Jamarbër Malltezi është përfaqësuesi i gjithë familjeve. Gënjeshtër. Çdo familje ka përfaqësuesin e vet. Jamarbër Malltezi ka përfaqësuar vetëm familjen e tij dhe vetëm njërën degë të saj.
11- Sajesa më e madhe, sipas parimit të Gëbels se sa më e madhe gënjeshtra aq më e besueshme, ka të bëj me faktin se si 113 metra prodhuan 5.4 milionë euro. E vërteta, Jamarbër Malltezi ishte invesitori më i madh në ndërtim pasi kishte blerë 2000 metra katrorë tokë dhe ka nisur shitjet e apartamenteve (700-750 m2) që në fazën e parë të punimeve.
12- Argita Malltezi nuk ka deklaruar të ardhurat në ILKDP. Gënjeshtër. Argita Malltezi nuk është person zyrtar, por deklaron si person i “lidhur’ vajza e ish Kryeministrit. a)Ligji nuk kërkon që deklarimi të bëhet edhe nga personat e lidhur me personat e lidhur. b) të ardhurat të përfituar nga trashëgimia nuk janë të ardhura familjare.
13- Kuotat në shoqërinë “Home Plan”. Më saktë vlera e kuotave në shoqëri, e përfolur për “shitje me vlerë të ulët”. Nuk është injoranca e SPAK, por dashakeqësia duke luajtur për të dezinformuar. Vlera e kuotave në shoqëri është simbolike, pasi pasqyron në mënyrë propocionale vlerën e investuar sipas kontratës.
Pse është në likuidim shoqëria “Home Plan”? Fare e thjeshtë, mbaroi projekti investimit për të cilën është nisur.
13.1–Ku është gjeneral Qiriazi që u pompua në fillim nga SPAK dhe mediat qeveritare si, gjenerali, gjenerali…një flluskë e shfryrë? Qiriazi nuk zbatoi urdhërin me shkrim për të dorëzuar pronën që ishte ndërkohë e blerë nga pronarët. Qiriazi me shkresa thotë se ‘nuk na lejuan të futemi te klubi nga uzurpatorët’, pra, një pronë ‘publike’ që as nuk e kishin në inventar.
Në përfundim të “aferës” Partizani, është krejt e qartë se nuk ka asnjë aferë, asnjë çështje, por një sajesë për luftë politike. Afera ka dëm financiar. Në këtë rast demi financia është ZERO, në të vërtetë shteti ka përfituar miliona nga privatizimi, blerja dhe shitja e apartamenteve. Afera lidhet me shkeljen e një ligji. ZERO. Edhe vetë SPAK në 200 faqe të dërguar në gjykatë nuk pretendon një gjë të tillë.
Çfarë është e gjithë historia me një fjali? Pas 15 vitesh pronarët marrin pronën e tyre, dhe duke respektuar edhe genin e familjeve të mëdha tiranase, strehojnë 42 familje informale me kosto zero dhe i japin komunitetit jo vetëm një projekt dinjitoz, por edhe hapësira publike dhe çerdhe e kopshte. Nëse kjo quhet aferë, - një vizitë te mjeku vetëm se do t’i ndihmonte skapistët dhe “pronarët” e tyre.
Nuk është më çështja e klubit Partizani, çështja është a do të ndalohet marrëzia që shqiptarët e kanë provuar njëherë më 1946?/ CNA
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar...
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë pol...
Domethënë me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u pro...
Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash n...
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...