Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitës ka vetëm një shkak, fatin e Sali Berishës në lidhje me hetimet penale ndaj tij.
Natyra e funksionimit të partive politike shqiptare, e posaçërisht PD-në në këtë rast, ka sjellë që shumica e zhvillimeve të mëdha të mos vijnë nga poshtë-lart, siç ndodh në organizata e parti të strukturuara demokratikisht, por vetëm nga sipër.
Mjafton të analizohet koha 2 vjeçare pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021, për të vërtetuar këtë. Humbja për herë të tretë rresht e zgjedhjeve parlamentare nga opozita është një nga ato zhvillime që sjell përmbysje logjike të lidershipit e klasës politike të një partie politike. Por pas zgjedhjeve parlamentare të 2021-shit, në PD nuk pati asnjë lëvizje të tillë.
Edhe pse mjedisi mediatik dhe opinion publik nuk la pa telendisur kreun e PD-së Lulzim Basha, ky i fundit u rizgjodh qetësisht në korrikun e vitit 2021. Madje me mbështetjen e qartë dhe publike të Sali Berishës. Si deputetët, por edhe udhëheqësia e opozitës, nuk se lëvizën apo provokuan lëvizje politike brenda partisë.
Sinjali më i rëndësishëm që u vu re në atë kohë ishte dalja e Agron Shehajt, deputetit të PD-së, si një kandidat për të drejtuar partinë. Shehaj, një biznesmen i njohur në vend, krijoi edhe një profil të tijin politik brenda mbështetësve të opozitës. i ardhur nga një familje e persekutuar nga regjimi komunist, Agron Shehaj, ka financuar dhe drejtuar me anë të institutit të tij, promovimin e figurave të njohura të së djathtës tradicionale nacionaliste shqiptare, por edhe dokumentimin në një portal të posaçëm të dëshmive të familjeve që ishin persekutuar nga diktatura komuniste.
Para pak vitesh, së bashku me qeverinë, Shehaj ishte organizator në kthimin ceremonial të eshtrave të Mit’hat Frashërit në Shqipëri e nderimin e tij, pas përbaltjes që i kishte kryer diktatura.
Nga ana tjetër, Shehaj është edhe një investitor në median e re në Shqipëri, ku ka mbështetur projekte të ndryshme mediatike që përkrahnin opozitën dhe ishin kritikë me qeverinë.
Thënë këto, ai plotësonte mjaft kritere të një personazhi të rëndësishëm politik. Madje, një muaj pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, Shehaj shpalli kandidimin për kryetar të PD-së. Në zgjedhjet e qershorit 2021, ai mori 6 mijë vota kundrejt 32 mijë që mori Basha.
Askush nga deputetët nuk ju afruan natyrisht, pasi ishin kandiduar nga vullneti i Bashës dhe Sali Berishën, i cili ishte realisht lideri de fakte i PD-së.
Menjëhrë sapo shpallet Non Grata nga SHBA, Sali Berisha i kërkoi PD-së që të vihet në rresht me të. Siç dihet tashmë, ai mbeti thuajse vetëm. Përkrah tij u rreshtuan Flamur Noka, Edi Paloka e Albana Vokshi. Shumica e strukturave të PD, duke nisur nga vetë Lulzim Basha, e deri tek deputetët, kryesia e Këshilli Kombëtar u distancuan.
Kulmi arriti në shtator, kur Lulzim Basha përjashton Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së, akti më i fortë politik i Bashës.
Këtu nisi lufta: Berisha shpalli dhe nisi agresionin politik, fizik dhe financiar ndaj të gjitha strukturave të PD-së. Këtë e mbuloi me betejën për të përmbysur Lulzim Bashën dhe rindryshuar kupolën e partisë. Pikërisht kjo lëvizje e Berishës, logjikisht që provokoi lëvizjen e të gjithë atyre që ishin larguar nga Lulzim Basha, apo ishin të pakënaqur me pozicionet. Ndër to, edhe Agron Shehaj, i cili nuk se ka qenë një Berishjan i thekur në vite, ju bashkua doktorit por duke ruajtur një distancim social, duke mos qenë në linjën e parë.
Siç dihet, ajo kohë solli mjaft ndërthyrrje ambicjesh e inatesh, ku të gjithë u afruan jo për të mbështetur Sali Berishën, por për ta përdorur influencën e kryetarit historic të PD-së, si një trampolinë politike. Përveç grupit të ngushtë të “Gardës Pretoriane”, askush që ju bashkua Sali Berishës nuk ishte dakord me kauzën e tij kundër SHBA, e posaçërisht kundër institucioneve të reja të drejtësisë, përkatësisht SPAK.
Ndaj edhe Sali Berisha, kur ngriti strukturat e foltores, grupin udhëheqës formal e ka vetëm me besnikë e njerëz të afërt, duke mbajtur larg të gjithë që ju afruan për interes politik. E kjo do të provokonte pashmangshmërisht reaksione të forta.
Rasti më i fortë është Evi Kokalari, “ylli i foltores” që vinte nga “republikanët e SHBA” e cila është kthyer sot në një nga armiqtë më të fortë të Sali Berishës.
Kështu, opozita sërish u fut në impas e gjërat rrodhën si një përplasje mes strukturave të PD-së dhe atyre të foltores. Lulzim Basha, i larguar, por që kishte totalisht nën kontroll strukturat e PD-së, kryesisht në degë, arriti të mbajë pas vetes të gjithë ata që nuk përkrahnin Sali Berishën, duke krijuar një parti totalisht antiberishjane. Parti, e cila është me tapi pasardhësja reale e PD-së, ka numrin më të madh të strukturave historike, si dhe një numër votash që mori me këshilltarët bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit të këtij viti.
Të trembur nga fuqia e Bashës, por edhe nga forca e shtuar e krerëve të strukturave lokale të PD-së, të cilët do të propozojnë deputetët në zgjedhjet e ardhshme, një grup deputetësh aktualë e ndjenë veten si peshku në të thatë. Duke nisur nga Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Saimir Korreshi etj. Të gjithë këta deputetë janë në konflikt me degët e PD-së dhe kanë krijuar degë paralele që janë atashuar tek foltorja. Në zgjedhjet e 14 majit, këta deputetë ishin de fakto si pjesë e foltores së Sali Berishës.
Lulzim Basha, pas 14 majit u kthye edhe de jure në PD dhe mori rolin e kryetarit, duke provokuar kështu largimin e të gjithë atyre që e shikonin veten të kërcënuar. Ndërkohë që Basha mbajti një profil të ulët dhe po zhvillon aktivitet politik pa zhurmë, foltorja u shkatërrua më 14 maj.
Megjithatë lëvizjet në këtë kohë kanë qenë në boshllëk, kanë lëvizur pa ecur, si një enerci për të bërë më shumë zhurmë se lëvizje. Ndërkaq, padia penale ndaj Sali Berishës, e cila tashmë është zyrtare, është pikërisht akti i fortë që po provokon tërmetin politik brenda opozitës.
Ikja e Agron Shehajt në mënyrë demonstrative nuk është e vetmja, por është pikërisht ajo shenjë, që shënon ceremonialisht apo shpall fillimin e fundit fatal të foltores. Natyrisht Sali Berisha do të ketë ndjekësit e vet, e që mund t’i quajë strutktura, por relevanca ka rënë, e kjo do të shikohet qartë thjesht në fushatën e ardhshme elektorale. Por është herët deri atëherë; orteku sa ka nisur të bjerë…’
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...