Vjedhje e majme në filial/ Shkarkohet drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...
Këtë të martë është shkarkuar nga detyra drejtoresha e fil...

Shoku dhe vëllai im Vilson Ahmeti.
E njihni të gjithë. Qe kryeministër në kohëra dramatike,kur vendi kapërxeu nga diktatura në demokraci. Mote plot befasira politike,sociale,ekonomike. Vështruar nga sot them që Shqipëria pati fat të kishte në timon një shtetar si Vilsoni. Të mençur,të urtë,të matur dhe të ekuilibruar. Ka ngelur postulat gjakftohtësie sentenca e tij kur punëtorët e kërcënuan qeverinë me greva. “Veç misioni Pelikan që shpërndan ushqime për popullin mos hyjë në grevë,ju të tjerët bëni ç’t’u dojë e bardha zemër”.
Kam kaq njohje me këtë personalitet sa shpesh pyes veten në e kam shok apo vëlla. Ndaj po sjell ca të panjohura. Nuk po flas për punën si kryëministër se dhe ai kur unë i përmend atë periudhë qesh dhe nuk e cyt bisedën më trj. Fati e solli që kur mora shtëpi në Tiranë komshi pata Vilsonin. Dhe ai kishte një dhomë e një kuzhinë. Atje jetoi edhe kur e bënë kryeministër,edhe kur e hoqën. Unë isha me fat se apartamentin e kisha 52 metër. Vilsoni jetonte në 48 metër. Qe i ri atëhere,martuar dhe lindur një gpcë. Fëmija i vetëm që rrezatonte nga larg prindërit aq të dashur e të qeshur. Punonte te ndërmarrjet e tregtisë me jashtë. Një mëngjes dolëm njëkohësisht nga shtëpitë. Ai me shërbim në Paris,unë me shërbim në Pukë. Qeshëm sa mësuam itineraret tona. Më pas ai zv/ministër unë gazetar. Më tej nisën lëvizjet e studentëve dhe Vilsoni me bashkëshorten,Fluturën, prisnin lajme nga unë për çdo ndryshim. Donin atë që po vinte. Shtëpia e tij u kthye darkave në mjedis debatesh,hamendjesh dhe shpresash. Aty hynin e delnin gazetarë,politikanë,zyrtarë. Ajo dhomë e kizhinë u bë Shna Ndoi i Laçit. Më pas në shkallët e pallatit erdhi garda se vëllai im u bë kryeministër. E takoja rrallë nga që ikte natën e vinte në mëngjes. Iu luta të më vendoste një telefon në shtëpi,po s’ma fërshëlleu. I thashë të më jepte një apartament 2 1,por më tha:
-Nuk të largoj nga vetja.
Më pas erdhën vite të vështira për të gjithë. U bë ish-kryeministër,por u gëzuam nga që i mbetej kohë për miqtë e shokët si dhe për mësimet e vajzave të mija. Vilsoni është inxhinier dhe binjaket e mija tek ai korigjonin vizatimin teknik.
Sot u takuam rastësisht. Siç na ndodh ahpesh. Ai në punët e tij,unë në të mijata,por çdo ditë me cel e sms azhornohemi për shëndetin,për familjet dhe ç’do bësh këtë apo atë fundjavë.
Ja pse shpesh pyes veten,ore në këtë njeri të mirë unë e kam shok apo vëlla?
-Është vëllai im,-thotë gruaja.
-Është vëllai ynë,-e korigjoj unë.
Po bëhet 1 dekadë e gjysëm që kemi hyrë tashmë në shek...
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve sh...
Asnjëherë më parë nuk kam fjetur në drekë. Kam plot shokë ...
Jep intervista në mediat italiane, i bën shpërndarje M...
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombë...
Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë? Pyetja...
Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti...
Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë...
E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitë...
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...