"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashur sa kushdo që shkonte për punë a i binte rruga andej pandehte se atje jetonte një familje. Të shumtë në numër për këtë emërtim, por kaq të afërt e të respektuar me njëri-tjetrin sa vërtet ngjanin si degët e një fisi. Nuk kishte atje sherre, grindje, debate. Edhe në rrugë flitej me zë të ulët e fjalët respektuese ndaj njëri-tjetrit mbizotëronin. Mes këtij mjedisi po shkonte në punë Telo, përgjegjësi i postës. Përshëndetej me kalimtarët, buzëqeshte derisa hapi derën e zyrës. Kuptohej që kjo postë qe si një agjenci e vogël. Veç Telos aty punonte dhe Irfani, shpërndarësi i letrave e i dokumenteve. As pastruese nuk kishin në organikë. Zyrës i jepte një fshesë e një leckë të shtunave herë gruaja e Telos, herë gruaja e Irfanit. Por ky mëngjes do e zinte Telon keq, shumë keq.
-Na kanë vjedhur trastën e letrave që do nisnim dhe trastën me letrat që solli mbrëmë makina e postës, o shef, -i dha gjëmën Irfani.
Telo u mbajt te dera, u ul ngadalë dhe po i rrokulliseshin mendimet si ato gështenjat që poqi dje në tiganin me vrima e në vend t’i derdhte në pjatat mbi tavolinë u pengua te cepi i saj dhe iu rrokullisën kokrrat në parketin e dhomës së ndenjes. Të lajmëronte policinë pati ngurrim, do thoshin, kjo qenka postë leshi, ua vidhkan letrat e popullit. Të lajmëronte qendrën e mendonte fatale, mbase e pushonin. Futi kokën mes duarve e nisi të lutej. Nuk qe dhe aq besimtar, por atë çast po i premtonte zotit se nuk do linte asnjë ceremoni në kishë a në xhami pa qenë i pranishëm. Në këtë furtunë mendimesh trokiti dera. Nuk arriti të thoshte hyrë se një mesoburrë u shfaq para. U tremb Telo, mos qe nga ata që priste ndonjë letër e do të bënte pyetjen fatale, a ma jepni tani se kam ditë që e pres! Por jo, qe krejt e kundërta. Mesoburri mbante në dorë bash dy trastat e postës. Ato që i kishin vjedhur në mëngjes.
-I gjeta te dera e hotelit të qytetit, -tha ai. -Do i ketë harruar atje shoferi i postës. Ka pirë kafe a ndonjë raki dhe ja si bëhet e keqja. Po shyqyr që sipër kanë logon e postës e nuk humbasin.
I la mbi tavolinë dhe iku. Atë çast Telo e Irfani u përqafuan, u bënë njësh, u lidhën me njëri- tjetrin si ato gërshetat e Marjetës, vajzës së butikut ngjitur me postën. Në këtë ngazëllim mbushur me lot gëzimi hapën trastat. Që t’i sistemonin e t’i shpërndanin sa më parë. Por e keqja që u erdhi në sabah nuk po u ndahej. Letrat qenë brenda, por sa u shtrinë mbi tavolinë u pa çudia. Të gjitha ishin pa zarfe. Një grumbull fletësh të shkruara me stilolaps, me laps, makinë shkrimi, kompjuter, por pa zarfe. Siç duket ai që i përlau qe manjak pullash, i duheshin veç ato. U tmerruan. Më mirë mos t’i kishin gjetur se tani do gjendeshin para akuzës, kishin hapur letrat dhe i kishin lexuar. Pra qe prekur privatësia e qytetarëve. Sërish Telo futi kokën mes duarve. Tani donte të qante dhe të qante me dënesë.
-Po ne zarfe mund të blemë në çdo kancelari, -i tha Irfani. -Fusim letrat brenda dhe ua çojmë njerëzve në shtëpia.
Telo nuk i vuri rëndësi, por pas ca sekondash nuk iu duk kaq pa vlerë. Veçse doli para vështirësia e parë.
-Po ne s’kemi adresat dhe emrat e njerëzve, o Irfan!
-Po ne i njohim gjithë banorët, o shef!
Kështu nisën të lexojnë letrat. Filloi Telo:
-E dashur mama. Boll ndenje në Londër, u bë viti, ndaj eja se po të presin nipi Erion dhe mbesa Ola….Qenka Bujari që ia dërgon mamasë. Shënoje, na zarfin!
Sa mbaruan me letrën e parë mori Irfani një letër nga tavolina:
-E dashur Meri. Të kam thënë që do e divorcoj gruan për ty, por duro edhe ca. Akoma je në muajin e dytë të shtatzënisë…
Nuk vazhdoi më se bashkë me Telon bërtitën në një zë:
-Ua, Goni, regjisori i teatrit!
E kishin parë shpesh me Merin, por nuk besonin se ishin në një lidhje. Kaq u desh e të dy ia nisën fjalëve të bukura për Ollgën, të shoqen e regjisorit. Apo s’është e bukur, e sjellshme, e qetë, mësuese shembullore…Por detyra ua donte ta nisnin letrën. Vunë emrat mbi zarf dhe kapën një letër tjetër mbi tavolinë. E kishte radhën Telo:
-I dashur baba, po të shkruaj me turp, jam në burg në Spanjë. Ashtu më shkoi jeta. Nuk të dëgjova…
Telo nuk e vazhdoi më. Është Ladi, ai djalë aq i mirë. Gati po lotonte. Po Irfani nuk e la zhytur në këtë oqean emocioni. Filloi me letrën tjetër:
-Zoti komisar, dua të bëj një denoncim. Bajrami çdo ditë fut te lokali i vet dy vajza të mitura e i përdor si prostituta. Por me klientë nga qytetet e tjera. Jam Zyhdiu, por anonim të lutem.
Ngelën pa mend Telo dhe Irfani. Përballë njëri-tjetrit me sy të shqyer gati si të zalisur. Te lokali i Bajramit pinin kafe çdo ditë. Atje i bënin dhe festat e gëzimet familjare. Iu hidhërua pështyma, nuk dinin në gëlltitej e pështyhej vreri. Më tej lexuan gëzime, hidhërime dhe çudira plot. Si dhe shpifje marifete. Lexo e turbullohu, lexo e gëzohu, lexo e merr veten me shpulla nga habia. Kulmi ishte letra e fundit. E dërgonte Sofia, më e moshuara e qytetit, që ishte bërë stërgjyshe para shumë e shumë viteve. Kërkonte nga bashkia të ndërhynte te një sherr i madh mes bijve e bijave të saj. Donin ta merrnin të gjithë në shtëpitë e tyre e kjo i lutej kryetarit të bashkisë që të bënte një grafik me vulë e firmë se kush do e mbante ndryshe do bëhej gjaku gjer në gju në fisin e saj.
-Fat që e mbyllëm me Sofinë, me këtë letër gazplotë, -tha Telo e sërish futi kokën mes duarve. Po mendonte shumë, më mirë po reflektonte shumë. Si ndodhi që brenda një dite në trurin e tij u shpartallua ai qytet aq i qetë, aq i dashur, aq i mirë. Sikur na ra një tërmet psikopatik, i dha karar vetes. Pastaj u kthye nga Irfani. Pa që letrat ai i kishte rregulluar të gjitha. Brenda zarfeve dhe me adresa të plota sipër. Po bëhej gati t’i shpërndante.
-Si na ndodhi kështu, o Irfan? Ku shkoi ai qyteti që rronim aq të lumtur?
Irfani si për ta qetësuar foli kot, por jo aq kot:
-Po qyteti është si moti, o shef!
-Si qenka si moti?
-Po ja ka ditë me diell, por ka edhe ditë me re. Ka edhe ditë me shi, ditë me dëborë, me rrebeshe. Se jetë është kjo e uruar, nuk është libër që e shkruan si të duash.
Dhe iku me çantën dingaz me letra futur nëpër zarfa. Po në sekondë u kthye. Për të thënë:
-Ka dhe çaste kur bije shi me diell njëkohësisht. E kemi provuar, apo jo?!
Kërceu mbi biçikletë Irfani dhe fluturoi rrugëve të qytetit duke fishkëllyer.
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
10 vjet më parë vdiq në një aksident automobilistik So...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...