"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti orkestroi një grabitje për të asgjësuar fizikisht bashkëshorten, ka tronditur opinionin dhe ka lënë pa përgjigje pyetjen e madhe: PSE?
Në një akt çmendurie një bashkëshort vendos t’i marrë jetën nënës së fëmijëve të tij duke lënë hapur një dhimbje që nuk mund të mbyllet.
Policia dhe prokuroria duket se po bëjnë me profesionalizëm punën e tyre dhe në fund do të jetë gjykata që do duhet të japë drejtësi.
Ndërkohë, gjyqi popullor është bërë: Njerëz të shokuar shprehin habi, indinjatë dhe zemërim për kriminë e shëmtuar.
Ky krim nuk ka lënduar vetëm fëmijët dhe familjen e viktimës, por edhe shoqërinë tonë.
Por në këtë plagë të hapur që vështirë të zërë kore, po hedhin kripë “raportimet” dhe postimet.
Dhjetëra e qindra lajme qarkullojnë për fotot, komentet dhe ndërveprimet e çiftit në rrjete sociale a thua se gjurmët digjitale që ka lënë viktima dhe autori i krimit, janë ato gjurmë që të çojnë në zbardhjen e krimit.
Me rrëmimin në rrjetin social të viktimës edhe njëherë tjetër media po vendos standardin e dhunimit të privatësisë duke shfrytëzuar fatkeqësinë për ca klikime më shumë.
Ky obsesion i sëmurë me jetën private të viktimave jo vetëm që shkakton dhimbje e vuajtje te familjet në pikëllim por zgjat dhe agonine e tyre.
Breshëria e lajmeve dhe postimeve në rrjetet sociale e mban të hapur plagën dhe me raportimin e pa verifikuar rrezikon të gangrenizojë plagë të reja.
Kjo qasje sensacionale nuk merr në konsideratë ndikimin afatgjatë te të dashurit e viktimave, veçanërisht te fëmijët e lënë pas.
Mbulimi me intensitet i vrasjeve çon edhe në normalizimin e dhunës dhe kalimin e vuajtjes në plan të dytë.
Roli i medias në raportimin e ngjarjeve tragjike është i pazëvëndësueshëm, por ai nuk mund të bëhet në kurriz të dinjitetit dhe dhimbjes njerëzore.
Uria për klikime nuk duhet të errësojë kurrë përgjegjësinë për të informuar me ndjeshmëri dhe respekt.
Detyra e medias është të tregojë plagët dhe ndoshta është e tepërt të kërkohet që media të kontribuojë në shërim, por të paktën të mos hedhë kripë në plagën e hapur dhe të mos hapë plagë të reja!
Ndoshta si udhërrëfyes vlen postulati i vjetër: “Mos i bëj tjetrit atë që nuk dëshiron të ta bëjnë ty”.
Megjithatë, deri në këtë pikë, lutja është për t'i thirrur ndërgjegjes, në mungesë të etikës dhe forcës së ligjit, e cila nuk bëhet thuajse kurrë gjallë atëherë kur duhet.
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
10 vjet më parë vdiq në një aksident automobilistik So...
Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...