Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Gazetari- reporter
Deputët e opozitës vijuan protestën me flakadanë dhe karrike në Parlament, ndërkohë që shumica parlamentare brenda 7 minutash miratoi 7 miliardë buxhet për vitin 2024. Opozita bën thirrje se do të vijojë përpjekjet për të pamundësuar punën në Parlament duke pretenduar se po i mohohet e drejta kushtetuese për ngritjen e komisioneve hetimore.
Gazetari - prokuror
Opozita edhe këtë herë ia arriti të krijojë kaos në Parlament, sepse edhe sot garda dështoi të vendosë situatën nën kontroll. Flakadanët, plasëset dhe çakmakët janë prova të pakundërshtueshme që vërtetojnë thyerjen e të paktën 4 neneve të Kodit Penal si: Prishjen e rendit dhe të qetësisë publike, shkatërrimin e pronës publike, perdorimin e materialeve piroteknike dhe pengimin e ushtrimit të detyrës. Kush ka sy dhe veshë e kupton, kush ka mendje gjykon, kush ka ligj në dorë vepron. Përderisa përjashtimi me 10 ditë i deputetëve zjarrëvënës nuk funksionon, nuk kuptohet pse shumica nuk ndryshon rregulloren dhe t’i përjashtojë për një vit, dy apo 1 mandat.
Gazetari - avokat i qeverisë
Demek-opozita e flakadanëve, “non gratave” dhe zullumqarëve ka humbur busullën e arsyes. E ndarë në 4 apo 5 pjesë, arriti të ndezë sot Kuvendin duke dhuruar shfaqjen më të shëmtuar për botën në një kohë kur ky vend çdo ditë lartëson imazhin e tij ndërkombëtar. Megjithatë demek-opozita nuk e ndali dot shumicën të miratojë buxhetin më të madh që ka patur ndonjëherë vendi. Duket se pakica me apo pa dashje me veprimet e saj po i vjen në ndihmë shumicës. S’dua të mbaj anë, por e vërteta është e vërtetë. Sa për qeverisjen Rama nuk duhet t’i fshehim kritikat, mendoj se duhet të bëjë akoma edhe më shumë.
Gazetari- gjykatës
Parlamenti duhet të funksionojë normalisht dhe prishësit e rendit dhe qetësisë do të ndëshkohen jo vetëm sipas ligjeve në fuqi. Nëse mosmarrëveshjet mes palëve nuk zgjidhen në rrugë politike, dera e gjykatës është e hapur për të gjithë. Le të shkojnë në gjykatë.
Gazetari - analist
Kur përplasen dy vezë, njëra do të thyhet. Nga kjo betejë janë të humbur të dy palet. Opozita është e humbur, por edhe shumica humbet sepse nuk ka interes të ketë një Parlament me shumë tym e pak flakë. Le të presim përplasjen dhe këtu jemi dhe do të flasim për pasojat.
Gazetari - diplomat
Palët duhet të gjejnë gjuhën e dialogut për të shmangur konfliktin e panevojshëm dhe të punojnë në interes të publikut dhe përmirësimit të imazhit të Shqipërisë. Mendoj se fajtore është opozita por edhe qeveria, ashtu siç të dyja kanë të drejtë në qëndrimin e tyre.
Gazetari fallxhor
Situata do të bëhet më keq para se të bëhet edhe më keq. SPAK do të bëjë atë që sot pak kush e mendon. Prisni dhe do të shihni çudira! Ata që sot hiqen si tigra do të kthehen në mace dhe nga ato mace që i temb edhe miu. Durim, durim, durim!
Shënim: Rolet ndahen sipas temës.
Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin un...
33 vite pas 8 Dhjetorit 1990 ndiej keqardhje që them s...
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta...
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...