Tregimi i së dielës/ Letrat jashtë zarfit
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...

Kujdes me Italinë, i kemi borxhe!
Edhe në ëndrrën më të çmendur nuk mendoja se do të përballemi me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Kampionë dhe nënkampionë të botës. Është nga ato raste ku edhe ateisti më i përbetuar fillon dhe mendon se atje lart ka një Zot, dhe besimtari më i devotshëm mendon se është koha që po pret profetin e radhës.
Ndërsa juve që sot nisni rrugën e lavdishme të kualifikueseve evropiane, ndihem i detyruar t’iu shkruaj për një çështje me rëndësi kapitale, për ju, për ne, për të gjithë. E kam fjalën për ndeshjen e parë kundër Italisë.
Para se të luaja këtë sportin e rëndë të politikës, unë kam luajtur vetë me ekipin kombëtar të basketbollit dhe e kuptoj, po aq sa secili prej jush, emocionin e fitores dhe shijen e ëmbël të suksesit. Por kjo në asnjë mënyrë, për çfarëdo arsye dhe me çfarëdolloj çmimi, nuk duhet të ndodhë kundër Italisë.
Italisë i kemi shumë borxhe. Po të rreshtoja këtu listën e borxheve që i kemi fqinjit tonë perëndimor, do të na zinte Europiani pa bërë stërvitje.
Nuk po futem në histori, por po i referohem mikpritjes që tregoi Italia ndaj qindra e mijëra shqiptarëve në vitin 1990, kur qindra mijëra bashkëkombës "të skuqur si rus, të zverdhur si kinezë dhe të nxirë si shqiptarë”, morën anijet rrangalle që na kishte lënë qoftëlargu dhe iu mësynë brigjeve italiane.
Sot që po flasim janë 600 mijë shqiptarë që e kanë ndërtuar jetën në Itali. Me Italinë tashmë jemi si një familje, që së bashku konsumojnë gjithnjë e më shumë makarona dhe gjithnjë e më pak dramë.
Të mos harrojmë edhe 1997, kur armët që kishim në depo për t’u mbrojtur ndaj Amerikës dhe Bashkimit Sovjetik, i përdorëm kundër njëri-tjetrit në një marrëzi që mori mijëra jetë shqiptarësh. Ishte Italia që drejtoi operacionin Alba, dhe jo vetëm na ushqeu, por edhe bëri të mundur që të ecim sërish në shinat drejt BE-së.
Të mos harrojmë avokatinë fisnike të Italisë për ëndrrën tonë evropiane. Italianët kanë valëvitur flamurin shqiptar në diskutimet e anëtarësimit në BE, duke ulëritur "Lërini të hyjnë!" Italia është kumbari ynë.
Por është dhe interesi ynë kombëtar që të humbim ndaj Italisë. Imagjino një moment që ne të fitojmë ndaj 3 herë kampionëve të botës. Si do të ndihej komuniteti arbëresh që jeton prej 600 vjetësh në Itali. Gjashtë shekuj nuk janë pak! Edhe statujat që kemi në Shqipëri nuk janë më të vjetra se një shekull. Ata kanë shekuj që përmallohen dhe vuajnë për Shqipërinë dhe është rasti t’ua kursejmë dhimbjen e humbjes.
Mendoni pak se çfarë do të ndodhte në Shqipëri ku gjysma e shqiptarëve qajnë kur humbet Italia. Çfarë do të ndodhte në Shkodrën tonë ku gjysma janë me Italinë dhe gjysma me Gjermaninë? Ne nuk kemi as luksin, as takatin të përballojmë një tjetër luftë civile në vend.
Një fitore juaja do ta kishte shumëzuar me zero edhe përpjekjen që sapo bëmë për të mikpritur emigrantët që mësyjnë brigjet italiane.
Si mund të fitojmë ne ndaj Italisë, kur 7 prej jush luajnë në Itali. Shqiptari nuk e ka zakon që aty ku ha bukën të përmbysë kupën?! Tek e fundit, çfarë janë italianët - jane “shqiptarë të veshur me versaçe”. Si mund të fitojmë ne kundër vetes sonë.
Në ndeshjet në grup, ne mund të fitojmë lirisht ndaj Spanjës që është gati të njohë Palestinën, një vend pa kufij të qartë dhe që nuk dihet se kush e qeveris, dhe nuk njeh Kosovën. Me Spanjën është rasti të qërojmë llogaritë. Tri pikë me Spanjën dhe një barazim me Kroacinë, vendin që na mbështet më shumë në rajon. Katër pikë është objektivi ynë.
Pra, fort të nderuar lojëtarë që na keni bërë krenarë, kur të lidhni këpucët dhe të përgatiteni për ndeshjen ndaj Italisë, mbani mend borxhet që i kemi. Dhe nëse ata kanë të njëjtën dëshirë, që ne të dalim me sukses, ju lutem u thoni që fitorja është një dhuratë që ne e refuzojmë me dashamirësi.
Mos harroni, në fund të fundit, nuk po flasim vetëm për një ndeshje, është fjala për një testament të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Italisë.
Shumë fat ndaj Spanjës!
I juaji,
Edi Rama!
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...