Sondazhet e PD/ Tabaku: Rama do marrë goditje nga administrata publike
Kandidatja për deputete, Jorida Tabaku, denoncoi se administ...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit e ka lënë jashtë listave të kandidatëve për deputetë.
Gjatë një live në rrjetet sociale, Bushati tha se Rama ka futur në PS persona që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI po me këtë mënyrë. Ai pretendon se tashmë këta persona ndodhen në PS dhe mund të ofrojnë vetëm blerjen e votave.
Socialisti deklaroi se kreu i qeverisë ka deformuar shtyllat kryesore të të majtëve, duke strehuar në listën e PS ato që i konsideron ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi.
Në përgjigjen e tij, Bushati nuk i kurseu kritikat e forta për Partinë Socialiste, teksa tha se ka pranuar njerëz, që sipas tij, e kanë nisur karrierën politike në PD duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI duke blerë vota, dhe tani i ofrohen PS për të blerë vota.
Më tej, ish-ministri tha se tre janë elementët kryesorë për një parti politike, si organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës, duke shtuar se për fat të keq në këto vite edhe në PS ka pasur deformime të tyre.
“Planet e mia janë ato që i kam bërë publike dua të vazhdoj të kontribuoj në politikë. Dua të punoj për një PS, e cila ka në qendër të vëmendjes këto shqetësime që ngre unë, që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për mirëqenien. Për një PS që është partia e intelektit, që është një parti që punon për ekonominë, për një shoqëri tregu. Këto janë ato shtyllat kryesore, që e mbajnë një familje politike së bashku. Tre janë elementet: organizimi, boshti i vlerave programatike dhe rregullat e bashkëjetesës. Kemi parë për fat të keq këto vite, qoftë në PS, deformime të këtyre elementeve. Me keqardhje kam konstatuar dhe identifikuar, si dhe ndarë shqetësimet e mia në forumet e PS.
Njerëzit duhet të dinë për çfarë votojnë, votojnë për një parti me një program të caktuar, një ekip që është i gatshëm të marrë në dorë fate te tyre dhe një lider në krye të këtij ekipi. Shqetësimi im kryesor ka qenë dhe mbetet me njerëz që e kanë krijuar karrierën politike në PD, duke blerë vota, më pas kanë shkuar në LSI, duke blerë vota, dhe sot i ofrohen PS, për të blerë vota. Apo njerëz që e kanë nisur në Partinë Demokristiane dhe sot janë me PS. Ne nuk mundet ta banalizojmë apo zëvendësojmë rolin e aktivistit politik me rolin e një interesaxhiu, që i ofrohet një partie thjesht dhe vetëm për të marrë një vend pune. Unë do vijoj të bëj thirrje për respektimin e disa standardeve, për integritetin e tyre moral, profesional, dhe jo për të strehuar në listën e PS ato që i konsideroj ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të këtij vendi. Mendoj se përmes vetëkorrigjimit PS do të ishte dhe do të jetë edhe më e fortë”, tha ish-ministri Bushati.
Kandidatja për deputete, Jorida Tabaku, denoncoi se administ...
Drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli shprehet...
Kandidati për deputet i PD, Korab Lita i ftuar në emisionin ...
Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Rregullator, me votë una...
Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit, Bujar Çela, n...
Fushata për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit ka nisur ...
Kandidati për deputet i PS në qarkun e Fierit Bujar Çela ka ...
Presidenti Ilir Meta prej kohësh tashmë ka braktisur institu...
Kryetarja e lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është sh...
Qytetarët shqiptarë në zgjedhjet e 25 prillit, përveç partiv...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si forcat më të më...
Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi ele...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vinc...
Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Monika Kryemadhi gjatë nj...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar pasdi...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi ele...
Zgjedhjet parlamentare po afrojnë. Për 11 ditë, qytetarët do...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi elektoral me banorët ...
Akademiku Artan Fuga, ka dalë me një reagim të fortë në rrje...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Dibrës ë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...