web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fieri si bastion i së majtës/ Luan Baçi tregon objektivat e PD, ja sa mandate synojnë

14 Prill 2021, 15:11, Politikë CNA

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë. Për 11 ditë, qytetarët do u drejtihen kutive të votimit për të bërë zgjedhjen e tyre në mënyrë demokratike dhe për të vendosur se kush do i drejtojë për një mandat katër vjeçar.

Nga njëra ana, qeveria kërkon një mandat të tretë me argumentin për të çuar deri në fund reformat e nisura, ndërsa nga ana tjetër, opozita kërkon të vijë në pushtet për të bërë të mundur ato nisma që PS nuk i ka bërë për tetë vite.

Luan Baçi, i katërti në listën e PD për qarkun e Fierit u shpreh optimist se në zgjedhjet e 25 prillit do të arrijnë të marrin një rezultat të mirë.

Në një intervistë për CNA.al, Baçi theksoi se revolta qytetare kundër qeverisë është aq e madhe sa u jep shpresën se në Fier, që deri më sot mbahet si bastion i së majtës, të arrijnë të marrin 7 mandate parlamentare.

?Ne shikojmë që atmoisfera është e pakrahasueshme, ka një revoltë të të gjithë qytetarëve, por edhe shpresë dhe besim  tek pregrami i PD. Me të vërtetë kemi një pritje të shkëlqyer dhe unk është e nevojshme fare për të organizuar takime, por thjesht dalin nëpër zona, ato rurale dhe në qendër të qytetit dhe pa programuar mund të mblidhen një shumicë personash për të biseduar dhe për të trajtuar problematikat apo për të nxitur më shumë entuzizmin për të votuar PD.

Entuziazmi është i madh. Pritshmëritë për çdo forcë politike janë të mëdha, pavarësisht vështirësive që paraqet Fieri duke u trajtuar fatkeqësisht si bastioni i së majtës unë mendoj me punën që kemi bërë, me programin e PD me revoltën që kanë mendoj se do të jemi si opozitë tek 7 deputetë?, tha Baçi për CNA.al.

Kandidati i PD për Fierin ka listuar edhe të gjitha problematikat që ka hasur ky qark nga neglizhenca e qeverisë dhe Edi Ramës.

?Ka vetëm probleme në të gjitha zonat rurale, sidomos në Fier që është një vend për bujqësi dhe blektori. Subvencionet nuk kanë qenë fare në funksion, kanë qenë nga një sjellje abuzive e shtetit në këtë drejtim. Në zona të tëra janë të paparë nga shteti në këtë drejtim. Mendoj që jo vetëm kaq, problematika të shumta janë uji i pijshëm, kanalizimi i ujrave të zeza, të paktën në zonën ku unë kandidoj dhe bëjë fushatën elektorale.

Kjo është për të ardhur keq. Ne kemi bërë shumë kallëzime penale në prokurori për shumë drejtues institucionesh, për punësimet që ata kanë bërë në mënyrë të paligjshme me qëllim përfitimin e votave, investime elektorale, mbushje rrugësh e të tjera si këto?, u shpreh Baçi.

I pyetur nëse janë përballur me fenomenin e shit-blerjes së votës, Luan Baçi shtoi se nuk ka hasur asnjë gjë konkrete, ndërsa shtoi se ka pasur qytetarë të  ndryshëm që kanë denoncuar.

?Nuk mund të flas me fakte që të jem i sinqertë në këtë drejtim. Ka qytetarë të ndryshëm që denoncojnë, që thonë na janë ofruar por nuk mund të faktoj asnjë gjë, të paktën deri tani. Ka pasur presione me vendin e punës, nxjerrje lejësh për të bërë ndërtime për qëllime marrjen e votave?, tha ai.

Luan Baçi, i renditur i katëri në listën e PD në Fier tregoi në fund edhe arsyet pse qytetarët duhet t?i besojnë votën opozitës.

“Ka 1001 arsye që të mos votojnë Ramën dhe këtë qeveri të korruptuar dhe shumë arsye për të votuar qeverinë e PD me Lulzim Bashën kryeministër për vetë programin që paraqet PD, për vetë serioziteti që ka kryeministri i ardhshëm Basha, për vetë prespektivën për BE që do të vijë përmes qeverisjes së PD dhe këtë edhe mund ta argumetoj. PD ka qenë promotor në këto 30 vite  në ecurinë e Shqipërisë në BE,  fut këtu liberalizimin e vizave nën qeverinë e PD dhe pikërisht ministër Lulzim Basha, hyrjen në NATO qeverisje e PD dhe ministër Lulzim Basha dhe me rradhë shumë arritje të tjera që kanë qenë si rezultat i qeverisjes së PD. Këto janë do të thosha unë arritje të rëndësishme dhe besimi i qytetarëve shqiptarë ështëprezent tashmë, e ndjejmë, e shikojmë dhe jam i bindur që në 25 prill vota e PD do të jetë plebishitare, një referendum popullor”, tha Baçi në intervistë për CNA.al.





Lajmet e fundit nga