Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Leskaj, në një intervistë për CNA.al ka folur për fushatën elektorale dhe zgjedhjet e 25 prillit.
Ai shprehet se Partia Demokratike dhe koalicioni i saj Aleanca për Ndryshim janë duke zhvilluar një fushatë model, një fushatë qytetare.
Leskaj thekson se përgjatë kësaj fushate ka vërejtur nevojën që shqiptarët kanë për ndryshim, për një ndryshim të vërtetë.
Teksa është ndalur edhe tek pritja nga ana e qytetarëve, Leskaj shprehet se vështirësitë dhe shqetësimet që përjetojnë banorët e qarkut të Vlorës i dallon sa u jep dorën, pa filluar t?i tregojnë.
Përsa i përket mandateve, ai shprehet optimist teksa thotë se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar synojnë të marrin 6-7 deputetë.
Mes të tjerash nuk ka munguar edhe thirrja për qytetarët të cilëve u drejtohet: Nëse doni shpresë, shkoni të votoni!
Zoti Leskaj, ndërsa na ndajnë pak ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë ndezur zyrtarisht motorët e fushatës zgjedhore. Si paraqitet situata brenda kampit opozitar?
Pa diskutim që situata është pozitive dhe optimiste. Partia Demokratike dhe koalicioni i saj Aleanca për Ndryshim janë duke zhvilluar një fushatë model, një fushatë qytetare, pozitiviste. Një fushatë që bazohet mbi vlerat dhe jo mbi gjuhën e urrejtjes e të përçarjes që emeton Rama dhe sekti i tij.
Ndryshe nga kundërshtarët ne kemi një qasje normale, qasje qytetare për politikën.
Fushata jonë mbështetet në vizionin, ekipin dhe programin tonë progresist.
Ju ndërkohë po zhvilloni fushatën elektorale në Vlorë, Çfarë shihni ndryshe në fushatë kësaj radhe krahasuar me herë të tjera?
Është vërtet një fushatë ndryshe, jo vetëm përsa u përket kushteve në të cilat zhvillohet për shkak të kushteve të pandemisë Covid- 19, por edhe për shkak se këto zgjedhje janë të një karakteri tjetër, që mund të quhet referendumi i ndarjes së shqiptarëve me keqqeverisjen, papërgjegjshmërinë, mungesën e transparencës.
Në këtë fushatë kam parë dëshirën dhe besimin e qytetarëve vlonjatë për ndryshimin, të cilin në 25 prill do ta sjellin me votën e tyre. Përgjatë kësaj fushate kemi vërejtur nevojën që shqiptarët kanë për ndryshim, për një ndryshim të vërtetë. Kemi vërejtur bindjen gjithnjë e më e madhe e qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike ofron alternativën më të mirë qeverisëse, alternativën më të mirë politike, alternativën më të mirë ekonomike e sociale.
Kemi vërejtur nga takimet me qytetarët se gjatë tetë viteve që Rilindja ishte në pushtet nuk bëri asgjë të mirë për vlonjatët, thjesht i varfëroi, i denigroi, i largoi rrugëve të botës.
Vlonjatët janë të lodhur nga politikat e fasadave. Vlonjatët e dinë se zgjedhjet e 25 prillit nuk janë zgjedhje ndërmjet një partie apo një tjetre, as ndërmjet një lideri apo tjetrit. Është zgjedhja ndërmjet një vizioni për ta qeverisur Shqipërinë me plane, punë të qarta dhe serioze dhe një vizioni tjetër, i cili synon ta mbajë vendin nën presionin e propagandës dhe politikës së batutave, sulmeve personale ndaj opozitës dhe mungesës së transparencës.
Si jeni pritur nga ana e qytetarëve? Kush kanë qenë shqetësimet më të shpeshta?
Pritja nga qytetarët e Vlorës, Sarandës, Selenicës, Konispolit, Delvinës, Ksamilit, Himarës, nga të gjitha zonat e qarkut të Vlorës ka qenë jashtëzakonisht impresionuese, e ngrohtë dhe bashkëpunuese.
Vështirësitë dhe shqetësimet që përjetojnë banorët e qarkut të Vlorës i dallon sa u jep dorën, pa filluar t?i tregojnë. Papunësia, harresa nga pushteti vendor e qendror, mungesa e ujit të pijshëm, furnizimi me energji elektrike, infrastruktura problematike dhe rrugët e pashtruara, diskriminimi gjeografik, largimi masiv i rinisë nga kjo zonë janë disa nga shqetësimet kryesore.
Vlora mund të duket më e bukur në fasadë, por në thelb Vlora është më keq nga ç?ka qenë. Vlora është më e betonizuar, më pak e gjelbëruar. Është bërë një qytet i pajetueshëm për shkak të korrupsionit masiv politik e administrativ. Vlora nuk është vetëm bulevardi Vlorë-Skelë, apo Lungomare. Janë të gjitha lagjet e saj me rrugët e pashtruara, pa ndriçim, me varfëri, papunësi e mungesë shprese.
Sa mandate synon PD në Vlorë?
Opozita e bashkuar do të dominojë në të gjitha qarqet, por goditjen më të fortë do e marrë nga Vlora, pasi ne dimë si të fitojmë. Ne kemi fituar edhe në 1992, edhe në 1996, edhe në vitin 2005. Do të fitojmë edhe në 25 prill 2021! Ne kemi besim te puna dhe programi ynë, te ndershmëria, me të cilën u drejtohemi qytetarëve, te përkushtimi që na karakterizon.
Ne kemi besim te zgjimi dhe ndërgjegjja e qytetarëve të qarkut të Vlorës, të cilët e kanë kuptuar vetëm duke bashkuar fuqitë tona, do të arrijmë shumë dhe do të kthejmë faqen në skenën politike të Shqipërisë. Sepse të gjithë së bashku mund të fitojmë luftën për të nesërmen, betejën për Shqipërinë, Vlorën tonë, bashkëqytetarët tanë.
Partia Demokratike bashkë me aleatët është e ndërgjegjshme që me punë do të marrë një rezultat shumë pozitiv. Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar synojnë të marrin 6-7 deputetë. Vetëm ne si Parti Demokratike do të fitojme 5-6 mandate. Duket e vështirë, por jo e pamundur.
A keni hasur deri tani probleme sa i takon shitblerjes së votës?
Blerja e votës është një praktikë korruptive e dënueshme ligjërisht.
Tentativat e shtuara këtë periudhë për blerjen e votës janë të paligjshme dhe autorët të jenë të bindur që do të marrin dënimin sipas ligjit.
Tentativat janë të llojeve e mënyrave të ndryshme: nga paratë që ofrohen, deri tek punësimet në ndërmarrje shtetërore gjatë kësaj periudhe, tek ?asfalti elektoral? që hidhet natën, tek legalizimet e shtëpive, etj, etj. Ne po i dokumentojmë të gjitha rastet dhe autorët do të mbajnë përgjegjësi pas zgjedhjeve.
Nuk do të lejojmë që të vidhen vota për të vjedhur Shqipërinë. Ne nuk do ta lejojmë tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve vlonjatë! Sepse përndryshe ajo që Rama quan ?tërmet? do t?i kthehet në ?qamet?!
Një mesazh të fundit për qytetarët?
Vota masive dhe e përgjegjshme në 25 prill, duhet të jetë vota për të ardhmen, vota për Ndryshimin!
Ne do t’i fitojmë zgjedhjet. Ne e ndjejmë erën e ndryshimit ngado nëpër Shqipëri. Ne do të fitojmë vetëm me ndihmën tuaj. Do të fitojmë për t?u rikthyer Shqipërinë shqiptarëve, për të rikthyer transparencën, llogaridhënien dhe përgjegjshmërinë në qeverisje! Nëse doni Ndryshim, shkoni të votoni. Nëse doni shpresë, shkoni të votoni. Nëse doni qeveritarë ?shërbestarë? të popullit e Shqipërisë, votoni Partinë Demokratike./CNA.al
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Burrel ku ka zhvilluar ...
Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Vlorë, Bujar Lesk...
Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon drejt shkrirjes. Çd...
Në qershor të vitit 2017, ish kryeparlamentarja, Jozefina To...
Në një intervistë për CNA.al, avokati Spartak Ngjela ka zbar...
Ambasada e SHBA ka përgënjeshtruar propagandën e kreut të PD...
Tashmë është bërë traditë tallavaja në fushatën elektorale t...
Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot nga afër tunelin në Rr...
Presidenti Ilir Meta, mbrëmjen e kaluar është shfaqur jashtë...
Në katër vitet e ardhëshme të mandatit të tretë të Socialist...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka zhvilluar dit...
Ditën e sotme Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka zhvill...
Koordinatori i Bindjes Demokratike ka shkuar sot në një ndër...
Ish-kreu i Aleancës “Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu ka reaguar p...
Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë sot takime elektor...
Zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan R...
Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në Korçë, Bleri...
Ish Ministri i Jashtëm “Qeverisë Rama”, Ditmir Bushati nëpë...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në vijim të takimeve...
Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës dhe Ushtrisë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...