Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Një auditim i fundit i Kontrollit të Lartë Shtetëror ka nxjerrë në pah abuzimin me kontrollin shëndetësor bazë të popullsisë, ose siç njihet ndryshe me “Check Up”-in.
KLSH ka konstatuar se Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) ka kryer në vitet 2019-2020 pagesa për shërbim të pa kryer për “check up”-in si dhe TVSH-në mbi këtë shërbim, duke sjellë një kosto shtesë për buxhetin.
Këto pagesa janë marrë nga koncesionari i “Check Up”-it, kompania “3P Life Logistic”.
“Gjatë vitit 2019 FSDKSH ka kryer pagesa për shërbimin parësor për kontrollin bazë (CHECK-UP), për shoqërinë “3P L Lshpk”, në vlerën 876.1 milion lekë, kontabilizuar në llogarinë 606/00214 për muajt nëntor 2018 deri më tetor 2019. Për vitin 2019, numri kontrolleve të realizuara është 482,716 raste, ose 7,716 raste më shumë nga projeksioni vjetor prej 475,000 raste (janar-dhjetor 2019), ky vit është viti i parë që është plotësuar dhe tejkaluar projeksioni. Fondi ka paguar numrin e rasteve sipas projeksionit. Nga 475,000 raste sipas projeksionit dhe pagesës këtë vit janë paguar shërbime të pakryera për 2,840 raste, në vlerën 5,238 mijë lekë.
Edhe për vitin 2019, vijojnë të pranohen dhe likuidohen faturat tatimore mujore të Check-up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 876 milion lekë, në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% (vlera respektive 146,015 mijë lekë) mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbimi duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH, sipas përcaktimit ligjor në nenin 51 pika c e ligjit nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në RSH”, i ndryshuar”, thuhet në raport.
KLSH thotë se për rastin konkret nuk përmbushen kërkesat teknike për pagesat dhe krijohen kosto shtesë në buxhetin e shtetit.
Edhe për vitin 2020 ka rezultuar se janë bërë pagesa për shërbime të pakryera që kapin shumën 3,923,039 lekë.
“Në total evidentohen 2127 raste në formën e mbështetjes financiare në shumën 3,923,039 lekë të cilat janë paguar për shërbim të pakryer për sa i përket vlerës së paguar përgjatë vitit 2020”, thekson Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Gjithashtu është konstatuar se edhe për vitin 2020 janë pranuar dhe likuiduar “faturat tatimore mujore të Check-Up, lëshuar nga koncesionari, në vlerën totale 322,322 mijë lekë (vlera e TVSH në shumën 53,720 mijë lekë), në të cilën përfshihet edhe TVSH në masën 20% mbi vlerën e shërbimit shëndetësor, ndërkohë që ky shërbimi duhet të trajtohet si Furnizim i Përjashtuar nga TVSH”.
Pagesat e marrë nga koncesionari, për punën e kryer për vitet 2015, 2016, 2017, 2018 dhe 2019, është për vlerën e projeksionit në shumën 4,234.4 milionë lekë dhe jo për shërbimin faktik, në shumën 3,304.4 milion lekë.
Sipas KLSH-së, vlera prej 930 milionë lekësh është vlerë e financuar për raste të pakryera (diferencë midis vlerës së projeksionit për këto vite prej 475 mijë në vit, me rastet e kryera faktikisht), nga e cila vlera e shpenzimeve variabël 202 milionë lekë, ndërsa vlera e TVSH-së së likuiduar është gjithsej deri në vitin 2019 në shumën 706 milionë lekë./ CNA
Filda Heta, zonja që kishte vilë dykatëshe në Rrugën e Bog...
“Stop” u ndal në denoncimin e qytetares Filda Heta, e cila...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kryer një auditim në Fondi...
Në mars të 2022-shit, CNA denoncoi me fakte se kunati i Lu...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur disa shkelje në ...
Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi sot ka publikuar disa dokument...
Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë pa...
“Stop” ishte këtë të martë në Vlorë. Zonja e drejtuar në r...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt-buxhetin për vit...
Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përbal...
Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut...
Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Nj...
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-mini...
Ende në vitin 2023, qytetarët duhet të përballen me proble...
Më 21 tetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar ...
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë e ndod...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...