
Në mars të 2022-shit, CNA denoncoi me fakte se kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi ka marrë kate banesash te “Lion Residence”.
Isufi bleu miliona euro patundshmëri në muajin Gusht të vitit 2021, rreth tre muaj pas humbjes së Bashës në zgjedhjet parlamentare, në një nga zonat më lukzose dhe më të shtrenjta të Tiranës, pranë Liqenit Artificial.
Këtë të enjte janë zbuluar të tjera fakte, të cilat zbulojnë se Aurela Basha, është pronare e 246 m2 në “Lion Residence”.
Kronos ka nxjerrë dokumente nga regjistri i pasurive të patundshme, ku janë regjistruar kontratat e sipërmarrjes të blerësve në rezidencën “Lion”.
Vjehrri i ndjerë i Bashës, Xhafer Çerçiz Isufi dhe kunati Erion Isufi e kanë lidhur kontratën e sipërmarrjes me kompaninë “Lion Construction sh.p.k” në datën 31 gusht 2021. Ata kanë marrë 985.5 m2 sipërfaqe për çmimin 1.478.250 euro.
Më 8 shkurt 2022, kjo kontratë është regjistruar në regjistrin e akteve juridike paraprake pranë Agjencisë së Kadastrës, edhe pse i ndjeri Xhafer Isufi ishte ndarë nga jeta në fund të muajit janar.
Bashkëshortja e Bashës, Aurela Basha, është trashëgimtare e gjysmës së pasurisë që i takonte Isufit në këtë sipërfaqe si trashëgimtare e tij.

Në bazë të Vendimit të Dëshmisë së Trashëgimisë të datës 2 shkurt 2022, dëshmitarët testamentarë, Xhane Isufi, Erion Isufi dhe Aurela Isufi Basha deklarojnë:
“Xhane Isufi trashëgon aksionet/kapitalet dhe të gjitha fitimet e çdo lloji që rrjedhin tani dhe në të ardhmen në cilësinë e ortakut për shoqëritë ‘Landmark Technologies’ dhe ‘Moveo Albania Technology’ dhe përfitimi i pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të të ndjerit nga momenti i nënshkrimit të testamentit dhe në të ardhmen, trashëgimtarë të vetëm të këtyre pasurive do të jenë Aurela Basha (Isufi) dhe Erion Isufi, me pjesë të barabartë ½ secili.” thuhet në deklaratën noteriale.
Aurela Basha ka përfituar konkretisht 246.4 metra katrorë në “Lion Residence”, e cila me çmimin mesatar të tregut në këtë godinë, 3000 euro/m2, ka një vlerë pasurie prej 738 mijë euro.
Sipas dokumenteve të Agjencisë së Kadastrës, për sipërfaqen e plotë të porositur nga e gjithë familja Isufi është paguar një çmim 1500 euro/ m2, ndërsa në realitet çmimet e shitjeve në këtë godinë variojnë nga 2900 deri në 3500 euro/m2 për njësitë e banimit, ndërsa ato të shërbimit janë edhe më të larta. Agjencitë imobiliare reklamojnë çmime nga 3600 deri në 4000 euro/m2.
CNA ka publikuar dokumente që tregojnë se kunati i Bashës ka disa biznese që operojnë në katin e parë të godinës “Lion Residence”.
Saktësisht, kompanitë e Erion Isufit me seli në rezidencën luksoze pranë Liqenit Artificial janë: “Landmark Communications”, “Landmark Premiun Print”, “Landmark Technologies” dhe “Moveo Albania Technology”.

Sipërfaqja ku janë vendosur kompanitë e kunatit të Bashës është 1158.6 m2 dhe kontrata është firmosur më 8 nëntor 2021 për vlerën 3.150.396 euro. Për këtë sipërfaqe janë paguar 2719 euro për metër katror, 1219 euro më shumë se për sipërfaqen e blerë nga familja Isufi 31 gusht 2021.
Pagesat për të lidhur kontratën e sipërmarrjes janë bërë gjatë vitit 2022 në vlerën 199 mijë euro nga paratë e firmës Moveo Albania Technologies, të cilat janë reflektuar dhe në zërin aktive materiale për investime në ndërtesa dhe zyra në bilancin e vitit 2022, gjatë vitit 2021 kur është lidhur kontrata e porosisë, te bilancet e firmës rezultojnë për zërin e zyrave dhe ndërtesave 32.2 mijë euro shpenzime.
Kompania ka paguar parapagime për pasuri materiale 3.57 milion euro, ndërsa 1 milion e 91 mijë euro kanë shkuar për konsulenca në vitet 2021 dhe 2022. Moveo Albania Technologies rezulton me fitim të mbartur në vlerën 1.26 milion euro. Erion Isufi bashkë me bashkëshorten e tij Stela Dhami kanë porositur dy apartamente në rezidencën “Lion”, njërin me sipërfaqe 376 m2 dhe tjetrin me sipërfaqe 142 m2 dhe dy vende parkimi.
Pra, bashkëshortja e Bashës, Aurela dhe familjarët e saj kanë blerë me çmim të ulët 2 144 m2 në rezidencën “Lion”, në një nga zonat më të shtrenja në kryeqytet. Këtë hapësirë ata e kanë blerë për 4.6 milionë euro./ CNA
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka gjetur disa shkelje në ...
Elsa Liço ka ardhur nga Korça, për të denoncuar situatën, ...
Ish-deputeti Belind Këlliçi sot ka publikuar disa dokument...
Arjan Seferi tregon, se bashkë me nënën dhe motrën kanë pa...
“Stop” ishte këtë të martë në Vlorë. Zonja e drejtuar në r...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projekt-buxhetin për vit...
Botuesi italiano-shqiptar, Carlo Bollino, do të përbal...
Pas 653 faqesh dokumente të çuara nga Belind Këlliçi kreut...
Një denoncuese është drejtuar në redaksinë e “Stop” në Tv ...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në fshatin Shetel të Nj...
Afera e inceneratorëve, që çoi prapa hekurave ish-mini...
Ende në vitin 2023, qytetarët duhet të përballen me proble...
Më 21 tetor, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla zhvilloi...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nëne të divorcuar ...
Qamil Bani, një qytetar nga Dimali, tregon për emisionin i...
Pak ditë më parë u raportua një ngjarje e rëndë e ndod...
Qytetarja Valentina Beçoku është drejtuar në redaksinë...
Një denoncim lidhur me një pronë familjare u bë publik në ...
CNA sjell sot një tjetër dokument ekskluziv, i cili de...
Mjeku nefrolog, Besnik Jakaj, ka ngritur akuza të forta kë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...