E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjte në seancën plenare si dhe në një prononcim jashtë selisë së Parlamentit kullat e Lulzim Bashës dhe të familjarëve të tij.
Bardhi tha se familjarët e Bashës kanë aleancë me kullat, duke përmendur faktin se ka dy kate në një nga rezidencat në hyrje të Liqenit “Lion Residence”.
Gjithashtu ai tha se Basha takon biznesmenët e ndërtimit nëpër garazhet e kullave. Këto deklarata të deputetit, dikur njeri i afërt i Lulzim Bashës, kanë indinjuar së tepërmi këtë të fundit.
Basha reagoi dy herë për deklaratat e Bardhit dhe hodhi akuza ndaj deputetit, duke pretenduar se ai po gënjente.
Por e vërteta “rrëzon” Lulzim Bashën. CNA ka denoncuar një vit e gjysmë më parë katet te “Lion Residence”, që janë marrë nga kunati i Bashës, Erion Isufi.
Konkretisht, në mars të 2022-shit, CNA ka denoncuar me fakte se në muajin Gusht të vitit 2021, rreth tre muaj pas humbjes së Bashës në zgjedhjet parlamentare, Erion Isufi ka blerë miliona euro patundshmëri në një nga zonat më lukzose dhe më të shtrenjta të Tiranës, pranë Liqenit Artificial.

Isufi ka blerë në “Lion Residence” disa apartamente, njësi biznesi dhe disa vende parkimi. Por përtej kësaj, Isufi dyshohet se ka kryer evazion fiskal, pasi vlera e tregut është shumë më e lartë sesa vlera që thotë se i ka blerë.
Edhe sot, CNA po sjell dokumente që tregojnë se Lulzim Basha, nën panikun se do t’i zbulohen bëmat me vilat luksoze gjatë kohës që drejtonte opozitën, doli dhe gënjeu publikisht.
Në dokumentet e mëposhtme shihet qartë se Erion Isufi ka disa biznese që operojnë në katin e parë të godinës “Lion Residence”.

Saktësisht, kompanitë e Erion Isufit me seli në rezidencën luksoze pranë Liqenit Artificial janë: “Landmark Communications”, “Landmark Premiun Print”, “Landmark Technologies” dhe “Moveo Albania Technology”.




CNA ka mësuar se për mometin në “Lion Residence” janë vetëm këto kompani të kunatit të Lulzim Bashës, pasi të tjerat janë pezulluar.
Një tjetër fakt i rëndësishëm është edhe çmimi me të cilin i ka blerë kunati i Bashës. Kjo pasi sipas llogarive të bëra nga CNA në mars të 2022-shit, rezultonte pronat janë marrë me çmime 3 herë më të ulëta se tregu.
Këto llogaritje u bënë pasi agjencitë e patundshmërive i thanë CNA se vlera e tregut ishte shumë herë më e lartë sesa pretendonte kunali i Bashës.
Sipas Real Estate “Inf 93”, në “Lion Park, Rezidencë” shkonte 3800 euro m2 për apartament. Një post garazhi kushtonte nga 60 –70 mijë euro. Ndërsa metri katror i njësive tregtare shkonte nga 5000 -8000 euro.
Sipas dokumenteve zyrtare që posedon CNA, Isufi ka blerë dy njësi tregtare.
Njërën me sipërfaqe sipërfaqe 985.2 m2 me çmim shitje 1 478 250 Euro dhe tjetrën me sipërfaqe 1‘158.66 m2 me çmim shitje 3 150 396 Euro.
Sipas këtyre të dhënave janë blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare me vlerë të deklaruar 4,628,646 Euro ose 5.6 miliardë lekë.

Ndërkohë që vlera e tregut shkonte nga 5 000 -8000 euro dhe Erion Isufi i bie që e ka marrë marrë me 1500 euro.
Po t’i llogarisim me vlerën minimale 5 000 euro, dy njësitë tregtare me sipërfaqe 2143 m2 shkonin 23 143 230 000 euro.
Po në të njëjtën rezidencë Erion Isufi dhe babai i tij i ndjerë kanë blerë dy apartamente dhe pesë vendparkime me vlerë 624,405 euro ose 761 milionë lekë.
Një apartament dhe tre vendparkime në dokument thuhet se i ka blerë me çmim total 272 165 Euro, ndërsa apartamentin tjetër dhe dy vendparkime me çmim total 352 240 Euro.
Të gjitha patundshmëritë që Erion Iusfi ka blerë pranë liqenit të Tiranës, shkojnë në total, sipas çmimit të deklaruar në kontratë në 5,253,051 Euro ose 6.4 miliardë lekë.
Një post parkimi sipas çmimeve të tregut në rezidencën “Lion” kushtonte nga 60-70 mijë euro, ndërsa apartamenti shkonte 3800 euro për metër katror.
Nëse 5 vendet e parkimit i llogarisim me nga 60 mijë euro, me çmimin e tregut shkonin në 30 000 euro.

Nëse e marrim të mirëqenë se i ka blerë vendet e parkimit me 60 mijë euro njërin, i bie që njërin apartament ta ketë marrë 92 165 euro dhe tjetrin me 232 e 240 euro.
Po, në atë zonë ku çmimi i tregut ishte 3800 euro metër katrori, me asnjë lloj kalkulimi nuk blihen dy apartamente në Lion Rezidencë me çmimin që thuhet në kontratë.

Pra, këto dokumente faktojnë deklaratën e sotme të Gazment Bardhit dhe raportimet e mëparshme të CNA, si dhe nxjerrin në pah mashtrimet publike të Lulzim Bashës.
Jo vetëm kaq, por faktohet edhe njëherë lidhja e Bashës me oligarkët dhe pasurimi i familjarëve të tij duke përdorur Partinë Demokratike si mburojë./ CNA
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas dhënies së dënime...
Gjykata e Selanikut ka vendosur këtë të enjte masën e ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për t...
Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuve...
Ish-shefi i Financës së burgut të Kosovës së Madhe, në Lus...
Pasditen e së enjtes, Gjykata e Posaçme dha vendimin p...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organi...
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për aferën në incenera...
Shpallet i pafajshëm Alqi Bllako për inceneratorin e Elbas...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama nga Granada, Spanjë, ku mbërriti në ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berli...
Kryeministri Edi Rama ka folur për tensionet në veri t...
Gjyshi i fëmijës 3-vjeçar që humbi jetën në një klinikë de...
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar si të t...
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në parl...
Pas 3 orësh dëshmi në SPAK, kryetari në detyrë i Bashk...
Reforma në arsimin e mesëm profesional ka sjellë bashk...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...