web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Milionat e kunatit dhe pagesat e oligarkëve/Pse hesht media dhe kritikët e Bashës?!

23 Shtator 2018, 14:52, Aktualitet CNA

Prej disa ditësh CNA.al (CityNews Albania) ka publikuar një material të plotë investigativ në lidhje me kompanitë e kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit, të cilat drejtohen nga bashkëshortja e kreut të PD-së, zonja Aurela Isufi Basha.

Ky investigim erdhi pas qëndrimeve të kreut demokrat se për politikanët duhet Vetting, por që lidhej vetëm me krimin. Shpesh u debatua dhe pati teza që Vettingu për politikën duhet të jetë i plotë, që duhet të fillojë nga pasuritë familjarëve dhe gjithçka që ata kanë përfituar në këta 30 vite mbi kurrizin e shqiptarëve.

Për këtë CNA.al bëri një investigim të plotë, mbi pasuritë e Lulzim Bashës, ato të deklaruara nga vetë ai, por edhe për kompanitë që administrohen dhe janë në pronësi të kunatit të tij, të menaxhuara nga gruaja e tij, Aurela Isufi Basha. Këtë e bëmë me një qëllim sepse Basha asnjëherë nuk foli, për një Vetting të plotë në politikë. Nuk foli për transparencë të plotë të pasurive, pra për tej lidhjeve me korrupsionin dhe paratë e siguruara nga pushteti.

Por çuditërisht ndodhi një fenomen, që ne nuk e prisnim edhe pse e kishim të provuar më parë. Heshtën të gjithë për disa miliona dollarë xhiro dhe thërrimet , që kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi kishte deklaruar si fitim. Konkretisht nga kompania ?Landmark Communication?, Erion Isufi në vitin 2017 kishte një xhiro rreth 2 miliardë lekë, ndërsa fitimi i deklaruar shkonte vetëm 46 milionë lekë të vjetra.

Heshtën të gjithë, kur CNA.al publikoi listën e plotë të bizneseve, me të cilat ai bashkëpunonte, për firmën, e cila ka fituar dializën, skandalin e koncesionit të dializës, apo PPP-të siç i quante Lulzim Basha, e cila ka shkuar dhe ka zhvilluar biznes me kunatin e tij. E që nga ajo kohë Basha nuk flet më për këtë gjë, as për kompaninë dhe skandalin e dialzës. Basha nuk flet më as për PPP-në e famshme që dikur e përmendte çdo ditë.

Në listë gjenden edhe ata që Basha i quan oligarkë, kur i  intereson atij, ose e përdor këtë fjalë për t?i detyruar të punojnë në kompanitë e familjarëve të tij. Në listë nuk mungonin as kompani të mëdha, si ajo e check-up, apo ajo konçesionare e ?Rrugës së Kombit?, dhjetëra kompani pranë qeverisë dhe biznesmenë pranë qeverisë, që kanë marrë vitet e fundit konçesione dhe  miliona nga pasuritë e shqiptarëve. Të gjitha këto janë gjoja janë denoncuar nga Lulzim Basha, që i harron kur bëjnë xhiro tek kunati.  Çfarë rezultoi, më pas ishte se  kompanitë ishin në marrëdhënie me kunatin e tij dhe ishin pjesë e xhiros vjetore të kompanisë ?Landmark Comunication?.

Nga ana tjetër personat që heshtën, që CNA.al nuk e priste dhe pse kishte ndodhur më parë ishin disa personazhe të fortë  të botës mediatike. Siç janë Fatos Lubonja dhe Andi Bushati, e shumë e shumë të tjerë, të cilët çdo ditë dalin në media bëjnë “dashnorin” e tregut të lirë, sulmojnë dhe akuzojnë qeverinë për konçesione, dalin dhe flasin për taksat, flasim për abuzime dhe vjedhje dhe thonë të shkatërrojmë biznesin dhe biznesmenët e mëdhenj, të marrim pushkën dhe kazmën si në 46?.

Por çuditërisht për dosjen e plotë të firmave pranë të familjarëve të Lulzim Bashës heshtën, revolucionarët e medias heshtën dhe nuk thanë asnjë fjalë. Heshtën për ata oligarkë që janë të lidhur me kunatin e Lulzim Bashës, të cilët këta i quajnë armik të popullit.

Të gjithë heshtën askush nuk foli, kujtojmë këtu se kjo gjë ndodhi edhe pak kohë më parë, kur CNA.al publikoi video-skandalin, Salianji dhe G.D, një video-skandal që u dha në pak media.

Ashtu si në rastin për kunatin e Lulzim Bashës u hesht edhe atëherë për një video-skandal brenda parlamentit, i cili nga media u kalua në heshtje, a  thua se të gjitha ato kontrollohen nga Luli apo zyrat e kunatit. Mjafton një telefonatë e tij ose familjarëve që media mos të shkruajë asnjë fjalë.

Përtej medias dhe kazanit të qeverisë në krah të Lulit, qëndrojnë edhe kritikët e Lulzim Bashës, të cilët prej një jave nuk thonë asnjë fjalë.

Nuk thotë asnjë fjalë për milionat e dollarëve, as  Jozefina, as Astrit Patozi, as Ridvan Bode dhe as Genc Ruli, që publikisht u kërkoi demokratëve të shkonin në zyrën e Lulzim Bashës dhe të nxirrni prej leckash kunatin dhe gruan e Bashës, të cilët kishin shkatërruar PD-në dhe po e përdorin për qëllime klienteliste.

E sipas fjalisë së Genc Rulit dhe heshtjes së miqve të tij dhe kritikëve të Lulzim Bashës, ajo dosje e  publikuar, ajo xhiro milionda dollarësh, ajo listë kompanish të lidhura me qeverinë dhe  konçesionar të qeverisë, të cilët bashkëpunojnë me kunatin e Lulit dhe familjarë të Lulit dhe biznese që drejtohen nga bashkëshortja dhe kunati i tij,  vërteton atë çka tha Genc Ruli dhe shumë kritikë apo demokratë, që tani heshtën.

Heshtën pa thënë, asnjë fjalë ndoshta nuk kanë detyrim politik, por kanë një deyrim moral ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Noshta atyre u doli fjala e thënë kohë më parë dhe ndoshta një akuzë e tyre u vërtetua, por ata nuk mund të heshin ashtu si nuk mund të heshtin edhe media dhe shumë prej kolegëve tanë, të cilët struken pas urdhërave të pronarëve me frikën dhe hallin, se nesër Lulizm Basha mund të vijë në pushtet dhe se mund, t?ju bëj ndonjë qokë apo t?u jap ndonjë grusht me lekë dhe se kunati i tij mund t?u çojë ndonjë reklamë, ndryshe nuk shpjegohet heshtja që ka pllakosur gjithë median, për milionat e dollarëve të kunatit dhe milionat e oligarkëve që paguhen tek ai, për biznes apo gjobë që Basha të heshtë.

Kjo e fundit është një klithmë që duhet të japë media për opozitën, e  nëse kjo rezulton e vërtetë do të ishte me vërtetë e paimagjinueshme. Si mund të ndodhë që lideri i opozitës të flasë e të flasë dhe të akuzojë kompani të ndryshme dhe më pas këto biznese të gjenden në faturat apo listat pagesat e bëra në kompaninë e kunatit të tij, e cila drejtohet në kohën më të madhe nga gruaja e tij, Aurela.

Prandaj mediat nuk duhet të heshtin, se në  këtë rast se do kemi një kemi një opozitë të kapur nga këta oligarkë dhe nga konçesionet,  çfarë do të ndodh nesër dhe çfarë presim nga Basha, një Ramë më të dobët e më të shkurtër?

E prandaj bashkë me mediat nuk duhet të heshtin as kritikët e Bashës, të cilët sot kanë një akuzë të provuar me  dokumente dhe të provuar zyrtarisht, pavarësisht se Ministria e Financave dhe Tatimet po heshtin.

Një fakt është i padiskushtushëm, 2 miliardë lekë xhiro dhe vetëm 46 milion lekë të vjetra fitime dhe një listë të plotë me oligarkë që i kanë plotësuar faturat me këto shifra.

Kjo është e vërteta, të tjerat do do ti zbardh CNA.al ditë pas dite edhe pse dikush mund të heshtë, CNA.al do të vazhdojë misionin për të treguar të vërtetën./ CNA.al

 

Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit

Kompanitë e familjarëve të Bashës 2 miliardë lekë xhiro, deklarojnë fitime thërrimet/ Evazion fiskal qindra milonë lekë?!

Zbulohen 6 biznese të kunatit të Lulzim Bashës/ I fundit u hap 6 ditë më parë

Denoncoi falimentimin e bizneseve/ Kunati i Bashës lulëzon

 

 





Lajmet e fundit nga