Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së: Tërmeti që goditi Venezuelën ishte më i madhi në më shumë se një shekull
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka lëshuar akuza të tjera në drejtim të Kryeprokurores të Përgjithshme të Përkohshme, Arta Markut.
Në një deklaratë për shtyp Bardhi është shprehur se, transferimi i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.
Sipas Gazment Bardhit, këta prokurorë u ndëshkuan vetëm pak orë, pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal ?Habilaj?.
?Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal ?Habilaj?, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet?,- ka thënë Bardhi.
Gjatë daljes së tij Bardhi ka publikuar edhe disa dokumente, ku jepet urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda/ CNA.al
Deklarata e plotë
Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit ka marrë goditje të paprecedentë gjatë këtyre ditëve nga Arta Marku, Kryeprokurorja e Edi Ramës, që me veprime të qëllimshme dhe me paramendim, po godet, dekurajon dhe shantazhon, grupin e prokurorëve antimafia.
Transferimi i paligjshëm i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar.
Sulmi ndaj prokurorëve të Krimive të Rënda është pjesë e marrëveshjes së Edi Ramës me krimin e organizuar, që fuqizohet çdo ditë e më shumë, falë mbështetjes nga Qeveria.
Qëllimi është që drejtësia mos të funksionojë për bandat e lidhura me pushtetin, siç nuk funksionoi për Agron Xhafën, vëllanë e Ministrit të Brendshëm, dhe si nuk ka për të funksionuar as për Saimir Tahirin.
Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurorit tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal ?Habilaj?, është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.
Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda, të cilët u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë.
Arta Marku është e vetëdijshme se pse është në atë pozicion në mënyrë krejtësisht të paligjshme dhe të imponuar nga Edi Rama: Që t?i mbyllë gojën asaj pjese të drejtësisë që nuk ka frikë të luftojë krimin e organizuar të lidhur me pushtetin dhe korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës!
Mekanizimi i mbylljes së gojës së drejtësisë nga Arta Marku dhe lidhja shkak-pasojë që e vërteton atë, gjendet në vendimet e Partisë Socialiste në Parlament.
I njëjti grup individësh që kartonin e deputetit e përdorën për të penguar prokurorinë që të arrestonte Saimir Tahirin, 54 ditë pas këtij akti, imponuan emërimin e paligjshëm të Arta Markut, që prokuroria të mos kërkonte më arrestimin e Saimir Tahirit dhe të dështonte hetimet ngaj tij.
Shpërbërja e grupit hetimor të dosjes së Saimir Tahirit, dhe pengimi i drejtësisë në këtë rast, janë veprime kriminale të Kryeprokurores Arta Marku dhe ajo duhet të përgjigjet përpara ligjit për këtë.
Hetimi pa vonesë për padinë penale të opozitës dhe pezullimi i Arta Markut nga detyra është shërbimi më i madh që prokurorët e ndershëm mund t?i bëjnë drejtësisë, duke mos lejuar që një kryeprokurore e përkohshme, shërbëtore e krimit të organizuar, t?i bëjë Shqipërisë një dëm të përhershëm./ CNA.al
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë “Vjesht...
Një 55 vjeçare është goditur nga kunati i saj dhe dy djemtë ...
OSHEE bën të ditur se me datat 24 dhe 25 shtator do të ketë ...
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e sotme, duke publikuar n...
Deputetja e Partisë Demokratike Izmira Ulqinaku me anë të nj...
Tërmetet duket se nuk kanë të sosur në vendin tonë. Këtë rra...
Ish kryeministri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjet...
Gjykata e shkallës së parë në Shkodër dha masën e arrestit m...
Shumë nga ato që dikur ishin fantazi dhe pak mendonin se do ...
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, pasi jo vetëm...
Ylli pornografik e lindur në Rusi, Katya Sambuca i ka zemëru...
Një bukuroshe, ish-mis, ka treguar se si ka ndryshuar jeta d...
Një drejtor banke, i cili herë pas here vishen si grua, ëshë...
Mediat turke janë marrë ditën e sotme vlerën e orës që mbant...
Deputetja demokrate Grida Duma, ka rrëfyer për herë të parë ...
Lindsey Coubray është një adoleshente e veçantë, e cila vuan...
Anjeza Branka është një prej këngëtareve shqiptare e njohur ...
Gjykata ka dhënë masën e arrestit me burg për të arrestuarit...
Roza Lati është një nga moderatoret më të përfolura shqiptar...
Një vështrim i thellë ashtu me plotë kuptim, me forcën e saj...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...