Kur media bën detyrën dhe biznesi sillet si harbut
Në redaksinë e CNA, tri ditë më parë erdhi një denonci...

Reforma në arsimin e mesëm profesional ka sjellë bashkimin e tri shkollave në qytetin e Korçës. Shkolla e Ndërtimit, Teknologji Informacioni dhe Shkolla Mekanike janë bashkuar në një shkollë, e cila do të ketë profilin e shkollave teknike. Reforma synon të rritë cilësinë e arsimit profesional, duke konsideruar kërkesat e tregut dhe zhvillimin ekonomik të Rajonit.
“Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një reformë për arsimin dhe formimin profesional, një reformë e cila synon të nxisë vende pune cilësore dhe të larmishme.
Është pikërisht Ministria e Financës dhe Ekonomisë, e cila ka ndërtuar një plan organizimi të rrjetit të të gjithë ofruesve të arsimit të formimit profesional duke marrë në konsideratë përputhjen e kërkesës me ofertën në të gjithë rajonin. Ka nisur plani i optimizimit, ne sot do të flasim se si është qasur ky plan në qarkun e Korçës, për rajonin e Korçës”, tha Anxhela Taho, drejtoreshë e shkollës teknike.
Reformimi i arsimit profesional po zbatohet veç qarkut të Korçës edhe në qarqet e Elbasanit dhe Durrësit.
“Ky plan është bazuar në një analizë shumë të rëndësishme të kërkesës dhe ofertës që ka nga njëra anë arsimi profesional dhe nga ana tjetër zhvillimi ekonomik i rajonit të Korçës, dhe kërkesat e biznesit në këtë rajon. Është një pikë e përmendur edhe në strategjinë e aftësive dhe punësimit të vitit 2019-2021, që lidhet me bashkimin e shkollave e të gjithë ofruesve të arsimit profesional. Ka nisur ky proces në tre qarqe të vendit, në Elbasan, në Durrës dhe së fundmi është përmbyllur në Korçë.
Do të vazhdojë edhe për vitin shkollor 2023-2024 në të gjithë vendin. Ky nuk është një proces që lidhet me rënien e numrit të nxënësve, absolutisht jo, nëse do të flasim për shifrat, në shkollat të cilat sot janë në një menaxhim të vetëm, shkolla e ndërtimit, shkolla e mesme profesionale Fan Noli dhe shkolla e mesme Demir Progri të cilat kanë kaluar sipas optimizimit në shkollën teknike profesionale Korçë, në vitin 2022-2023 ka patur të regjistruar rreth 131 nxënës ndërsa këtë vit kemi një rritje jo shumë të lartë, por shkon në 140 nxënës të regjistruar në këto shkolla profesionale, të cilat tashmë ndodhen në një drejtori të vetme në shkollën teknike.
Nuk ka rënie në të tre shkollat që unë përmenda, ka një rritje të vogël. Po theksoj që nuk është arsyeja e uljes së numrit të nxënësve. E para e theksova pikën e strategjisë kombëtare të aftësisë dhe theksova rëndësinë që ka arsimi dhe formimi profesional për qeverinë. Plani i optimizimit patjetër është i mbështetur në një analizë të kontekstit ekonomik në rajonin e Korçës. Ne duam të vijmë në treg për të parë se cilat janë mundësitë për të cilat në mund të përmirësohemi edhe më tej në mënyrë që të plotësojmë sa më mirë dhe në mënyrë cilësore kërkesat e tregut. Do të kemi vetëm një staf, burime njerëzore të bashkuara, kabinete të cilat mund të përdoren për profile të ngjashme me njëri tjetrin dhe kurrikulat do të vazhdojnë të jenë ato të miratuara, dhe të përmirësohen vit pas viti.
Është një sfidë me të cilën duhet të merret shkolla profesionale teknike, ndoshta për shkak të vetë drejtimeve që ofrojnë këto shkolla si ish shkolla e ndërtimit tashmë dhe shkolla mekanike “Demir Progri”, sepse nëse do të flasim për TIK-un kemi vajza, kjo lidhet më tepër me profilin e ofertës që ka patur dhe kanë aktualisht këto shkolla, duke parë atë që shpesh disa profesione në vendin tonë shihen si profesione vetëm me një gjini, pra i përkasin vetëm një gjinie.
Besoj se ju jeni në dijeni të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë të gjithë ofruesit e arsimit dhe formimit profesional me bizneset, pra biznesi në këto shkolla apo qendrat e formimit profesional janë aktorët më të rendësishëm, pra aktorë të cilët ndihmojnë në ecurinë e të gjithë procesit mësimor. Ne synojmë të ofrojmë cilësi, për ti ndihmuar ata por edhe nxënësit për të njohur risitë e çdo profili që lidhen me shkollën teknike profesionale”, u shpreh Anxhela Taho , drejtoreshë e shkollës teknike./ CNA
Në redaksinë e CNA, tri ditë më parë erdhi një denonci...
Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha, ka vijuar me sean...
Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, në nisje të seancës pa...
Të enjten është paraqitur në SPAK kryetari në detyrë i...
Sot GJKKO do të japë vendimin për të akuzuarit për afe...
Panairi i Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbë...
Gazetari Blendi Fevziu është shfaqur si asnjëherë më p...
Nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan alias ...
Ish-deputeti Muslim Murrizi ka replikuar me moderatore...
Në Shqipëri sistemi shëndetësor vijon të përballet me prob...
Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor (SDBP), i...
Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar në ...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë t...
Në media qarkulloi sot një lajm se nga 1 janari i viti...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë t...
Menjëherë pas Ambasadës së SHBA, Delegacioni i BE-së në Sh...
Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht kët...
Sipërmarrësi Gjegj Luca ka punësuar në biznesin e tij ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një reagim në lidhje ...
Sot me propozim të Drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qat...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...