Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë të mërkuar më datë 4 tetor 2023 ka përcaktuar fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Përgjegjësitë do të jenë si më poshtë:
1. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka për mision mbështetjen e sipërmarrjes private, vendase dhe të huaj, që ushtron aktivitetin në Republikën e Shqipërisë, bashkërendimin e proceseve të brendshme të institucioneve shtetërore, hartimin e politikave për lehtësimin e procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit, nëpërmjet ndërmjetësimit dhe nismave të integruara qeveritare në këtë fushë.
2. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit e ushtron veprimtarinë në këto fusha përgjegjësie shtetërore, në përputhje me legjislacionin përkatës:
a) Për krijimin dhe zhvillimin e Startup-eve;
b) Për mbështetjen e veprimtarisë së punonjësve lëvizës digjitalë;
c) Për garantimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet administratës shtetërore dhe sektorit privat mbi zhvillimin e politikave ekonomike të dialogut, këshillimit dhe zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve.
3. Me qëllim realizimin e veprimtarisë së tij, ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit:
a) zhvillon politikën shtetërore në fushën e mbështetjes së startup-eve;
b) koordinon zbatimin e politikave të zhvillimit të startup-eve, në kuadër të zhvillimit të përgjithshëm të sipërmarrjes në vend;
c) koordinon me ministrinë përgjegjëse për financat dhe ekonominë për planifikimin buxhetor të startup-eve, lehtësuesve dhe palëve të treta;
ç) propozon miratimin e fondeve buxhetore për grantet dhe format e tjera të mbështetjes së biznesit dhe palëve të treta, si dhe i miraton ato për mbështetjen e startup-eve dhe lehtësuesve;
d) vepron si organ mbështetës për startup-et, lehtësuesit dhe palët e treta, duke bërë të mundur tërheqjen dhe duke mbështetur alokimin e fondeve ose të granteve të donatorëve të huaj për ekosistemin në Shqipëri;
dh) bashkëpunon me institucionet vendase, organizatat ndërkombëtare dhe me organizatat jofitimprurëse, vendase e të huaja, për rritjen e ndërgjegjësimit publik në fushën dhe veprimtarinë e startup-eve, si dhe për përmbushjen e detyrimeve që lindin nga ligji për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve;
e) kryen të gjitha detyrat e tjera të përcaktuara në ligjin për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve;
ë) bashkërendon prioritetet e politikave shtetërore dhe politikëbërjen në fushën e:
i. lehtësimit të procedurave dhe përmirësimin e klimës së biznesit;
ii. nxitjes dhe lehtësimit të investimeve vendase dhe të huaja;
iii. veprimtarisë së institucioneve të infrastrukturës së cilësisë;
iv. mbështetjes të zhvillimit të biznesit shqiptar brenda dhe jashtë vendit.
f) promovon transparencën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional për përmirësimin e shërbimeve dhe procedurave publike, si dhe mbështet sipërmarrjen e biznesin në mbrojtjen e të drejtave ligjore të lidhura me aktivitetet sipërmarrëse, kundrejt institucioneve publike;
g) bashkërendon punën me ministritë e linjës dhe institucionet e tjera shtetërore për rritjen e konkurrueshmërisë dhe produktivitetin e biznesve si dhe mbështet sipërmarrjet në masat e nevojshme për integrimin në tregun e përbashkët evropian;
gj) promovon zhvillimin e politikave në favor të sipërmarrjes dhe biznesit, në përputhje me politikën evropiane në bashkëpunim me dhomat e tregtisë, shoqatat e biznesit dhe shoqërinë civile;
h) bashkërendon instrumentet qeveritare për krijimin e një klime dhe mjedisi mbështetës për sipërmarrjen dhe biznesin, me qëllim nxitjen e biznesit dhe liberalizimin e tregut, nëpërmjet identifikimit të pengesave në sektorët e ekonomisë dhe formulimit të strategjive të ndërhyrjes për reduktimin e barrierave administrative dhe kostove të biznesit;
i) promovon shmangien e praktikave të mundshme burokratike dhe arbitrare të institucioneve publike në klimën e biznesit;
j) bashkërendon punën për harmonizimin e legjislacionit në fushën e ofrimit të shërbimeve dhe procedurave në zbatim të plotë të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.
k) ndërmjetëson komunikimin e sipërmarrjes dhe biznesit me institucionet publike për zbatimin e kontratave, si dhe zhvillon mekanizma të zgjidhjes paraprake të mosmarrëveshjeve midis tyre, duke u mbështetur në partneritetin e vazhdueshëm publik privat;
l) inkurajon zhvillimin e partneritetit dhe të komunikimit ndërmjet institucioneve publike dhe sipërmarrjeve, si dhe organizatave përfaqësuese të tyre;
ll) bashkërendon proceset për hartimin dhe zbatimin e programit për informimin e sipërmarrjeve e të biznesit.
m) angazhohet në monitorimin e indikatorëve sasiorë dhe cilësorë të raporteve ndërkombëtare që lidhen me sipërmarrjen dhe klimën e biznesit;
n) propozon mekanizma institucionalë dhe ndërinstitucionalë, në funksion të raporteve ndërkombëtare që lidhen me sipërmarrjen dhe klimën e biznesit;
nj) inkurajon përmbushjen e parimeve të qeverisjes së mirë;
o) përmbush çështje të tjera me ndikim në zhvillimin e sipërmarrjes dhe klimën e biznesit.
4. Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit ka një rol të përgjithshëm këshillues dhe koordinues në interes të politikave qeveritare për efektshmërinë, performancën e lartë dhe mirëqeverisjen në të gjithë sektorin publik dhe institucionet qeveritare, në kuadër të zhvillimit të sipërmarrjes dhe klimës së biznesit.
5. Vendimi nr.610, datë 20.10.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes”, shfuqizohet.
6. Ngarkohet ministri i Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Delina Ibrahimaj që prej muajit shtator 2023 mban detyrën e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit./ CNA
Në media qarkulloi sot një lajm se nga 1 janari i viti...
Këshilli i Ministrave në mbledhjen e organizuar këtë t...
Menjëherë pas Ambasadës së SHBA, Delegacioni i BE-së në Sh...
Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht kët...
Sipërmarrësi Gjegj Luca ka punësuar në biznesin e tij ...
Ambasada e SHBA në Tiranë ka dalë me një reagim në lidhje ...
Sot me propozim të Drejtorit të Policisë Rrugore Altin Qat...
Ish-kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj, është emëruar ...
Avokati Spartak Ngjela thotë se shteti duhet të marrë ...
Kardiokirurgu Edvin Prifti është renditur i dyti në li...
Një 43-vjeçar në Krujë ka rënë në prangat e policisë p...
Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë të mërkurë...
Ish-prokurorja Elizabeta Imeraj u shpreh në një interv...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg ish-zëvendësministrin e S...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, ka tre...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledar Çuçi, në nj...
Seanca në Kuvend për Kosovën do të mbahet në datë 12 t...
Në datën 25 shtator Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsio...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi u ka bërë thirrje autoriteteve...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka treguar detaje nga se...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...