
Në datën 25 shtator Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli vendimin për çështjen e inceneratorit të Fierit. Sipas vendimit, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u dënua me 6.8 vjet heqje lirie, Klodian Zoto u dënua me 8 vite, ndërsa për të pandehurit e tjerë vendimet varionin nga shpallje pafajësie deri në 4 vite burg.
Masat e dënimit mbi zyrtarët dhe personat e pandehur për këtë çështje morën të gjithë vëmendjen e medias dhe opinionit publik. Por vendimi ka një tjetër pikë shumë të rëndësishme, e cila kaloi në heshtje. Atë të shpalljes së pafajshme dhe heqjen e sekuestros të subjektit Integrated Technology Services, pra kompanisë së Klodian Zotos.
Vendimi
Në lidhje me akuzat që prokuroria kishte ngritur ndaj kompanisë ITS, Gjykata e Posaçme ka vendosur:
1-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose i të zgjedhurve vendorë”;
2-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;
3-Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit, shoqëria tregtare “Integrated Technology Services” sh.p.k, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda”;
Pasi e ka çliruar kompaninë nga të gjitha akuzat Gjykata e Posaçme ka vendosur edhe kthimin e pronave, që ishin vënë nën sekuestro nga SPAK, sekuestrim të cilin e kishte miratuar po vetë në mars të vitit të kaluar.
“Bazuar në nenet 389 dhe 275 të Kodit të Procedurës Penale, heqjen e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, vendosur ndaj personit juridik, shoqërisë tregtare “Integrated Technology Services,” thuhet në vendim.
Kokë turku dhe precedent?
ITS është kompania që zotërohet nga Klodian Zoto. Kjo kompani është aksionere me 70 për qind në kompaninë ITËS, që ka koncesionin e inceneratorit të Fierit. Pjesa tjetër prej 30 për qind zotërohet nga një kompani e quajtur Ndërtim-Montime Patos, e cila tani ka ndryshuar emër.
Përveçse pronare me 70 për qind e aksioneve të kompanisë koncesionare të Fierit, ITS ka qenë dhe nënkontraktori kryesor i saj. Pra paratë shkonin nga buxheti tek ITËS. Më pas, kompania koncesionare ja kalonte ITS si nënkontraktim për punime dhe kjo e fundit subjekteve të tjera, përfshirë ato fiktive që u dënuan për skemën e evazionit.
Kompanitë fiktive për të cilat gjykata dënoi ish ministrin e mjedisit Lefter Koka për korrupsion i kanë marrë paratë pikërisht nga ITS. Sipas hetimit të SPAK, ITS-ja ka qenë strumbullari i skemës që kryente pagesat fiktive dhe kanalizonte rryshfetet e pretenduara.
Por pavarësisht kësaj, përmes vendimit gjykata e ka çliruar ITS-në nga të gjitha akuzat, madje duke i kthyer asaj të gjitha pronat e sekuestruara nga SPAK kompanisë së Zotos, edhe pse këtë të fundit e shpalli fajtor për korrupsion.
Nëse ITS, kompania që ka menaxhuar të gjitha paratë e inceneratorit të Fierit si dhe ka kryer pagesat tek subjektet fiktive, për të cilat vet Gjykata thotë se ishin evazion dhe kanalizim rryshfeti shpallet e pafajshme, përse mbahet në burg Lefter Koka dhe përse u dënua me 6.8 vjet?
Nëse ITS është e pafajshme ashtu sikurse thotë gjykata në vendim, kush e korruptoi ish ministrin e mjedisit dhe zyrtarët e tjerë të lartë? Dhe në fund akoma, a mos vallë çështja e inceneratorëve po përfundon në një farsë me koka turku të paracaktuara?
Apo më keq akoma, a mos vallë vendimi për Fierin po paraprin atë të inceneratorit të Tiranës? Pra precedenti është i qartë. Administratorët dhe pronarët në letra mund të dënohen, por koncesioni duhet të vazhdojë./Kapital.al
Deputeti i PD-së, Luan Baçi u ka bërë thirrje autoriteteve...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka treguar detaje nga se...
Të mërkurën janë hapur aplikimet për Lotarinë Amerikan...
Një 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pas...
Një 28-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e poli...
Një 36-vjeçare e cila ishte shpallur në kërkim në kuad...
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti do të hape...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratke ka dorëzuar në Kuve...
Të paktën 75% e kontratave të tokave bujqësore të lidhura ...
Skleroza "multiple" është sëmundje inflamatore kronike...
Drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë me dije s...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka deklaruar në Komis...
Deputetja e PS-së, Mimi Kodheli, në mbledhjen e Komisionit...
Ministria e Jashtme ka shprehur ngushëllimet për famil...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
OLAF, zyra evropiane kundër mashtrimit, pritet të vijo...
Një nga lajmet më të komentuara të ditëve të fundit ka qen...
Ish-Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri ...
Mbrëmë “Stop” transmetoi disa raste të abuzimit me Kempet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...