Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa ditë më parë, CNA.al solli një material të plotë me një vëzhgim të bërë prej rreth një viti, në lidhje me një biznesmen të sulmuar ashpër nga PD-ja. Ai quhet Agron Papuli.
Ky i fundit, mik i ngushtë me kryeministrin Edi Rama, ishte sulmuar nga PD-ja vitin e kaluar dhe më gjatë për disa tendera automjetesh për Policinë e Shtetit. U sulmua, u akuzua dhe më pas çuditërisht ai u harrua.
Dhe çfarë ndodhi?
Pas pak kohësh u zbulua se ishin dy vila në rezidencën Long Hill, të marra nën administtrim nga Basha dhe familjarët e tij.
Basha e justifikoi vilën tek rezidenca e Papulit, duke thënë se po bënte një rikonstruksion të apartamentit të tij, për të cilin pretendonte se ishte shembur dhe dëmtuar pas tërmetit të 21 shtatorit.
Në fakt, Luli nuk na tregoi asnjë foto për gjithë këto ditë. Pa folur më tej për reportime tek Emergjencat Civile apo një leje rikonstruksioni nga Bashkia e Tiranës.
E gjitha ishte një gënjeshtër. Luli jeton në një rezidencë. Dhe këtu nuk ka asgjë të keqe. Ai është i pasur, ka para. Ka pasuri të deklaruar, por përpiqet të fshihet dhe të gënjejë, ashtu siç di të bëjë gjithmonë. Gënjen kot dhe bën një zarar më të madh ende. Pasi kujton se është mjeshtër mashtrimi, por në fakt është thjeshtë një gënjeshtar i vogël.
Por, le të kthehemi tek oligarkët dhe pse e morëm shembull Agron Papulin.
Nuk është rasti i parë i Lulit ky, që sulmon dikë si oligark dhe më pas hesht për të. Janë disa dhjetëra e dhjetëra raste, për të cilat Basha, del e denoncon dhe më pas hesht.
Siç është rasti i Agron Papulit, siç është rasti i Rrugës së Kombit, siç është rasti i Check Up-it apo dializës, e dhjetëra e dhjetëra koncesioneve të tjera të bëra nga qeveria.
Lulzim Basha nuk e ka vërtetë qëllim të denoncojë oligarkët, por diku tjetër ?fle lepuri? për të. Dhe kuptohet, dardha e ka bishtin mbrapa.
Në Shqipëri në fakt vështirë se mund të gjesh oligarkë. Ka biznesmenë, ndërtues, të cilët kanë 30 vite që bëjnë të njëjtën punë e nuk bëjnë gjë tjetër. Ndërsa Luli erdhi në politikë bënin po këtë punë, edhe kur ai ishte ministër e kryebashkiak.
Kur doli në opozitë filloi t?i sulmonte dhe ti quajë oligarkë, ndërkohë kur ishte në pushtet nuk tha asnjë fjalë kundër tyre, por hante e pinte me këta biznesmenë ashtu siç bën dhe sot.
Prandaj kjo tregon dy anët e medaljes së Bashës, e cila fillon me daljen e tij në opozitë, por me marrjen e drejtimit të PD filluan edhe avazet.
Por, pse i quan oligarkë Lulzim Basha?
Për të nxitur opinionin publik, për të mbledhur vota, për të thënë se Rama po ndan lekët me të pasurit e Shqipërisë. Nga ana tjetër deklaron pasurinë e tij e cila rezulton të jetë në të paktën 1,7 miliardë lekë. Lulzim Basha ka një pasuri marramendëse.
Shumë më tepër kursime të deklaruara sesa këta oligarkë që ai i përmend, apo biznesmenë, sepse shumë prej tyre kanë kredi, investime etj, kurse ky i ka para të thata, neto. Ka pasuri të paluajtshme që fillojnë në Hollandë, që shkojnë në Qerret në Durrës, në rezidenca në Tiranë, apartamente dhe mjete luksoze, e kështu me radhë.
Por, çfarë ndodh realisht me Lulzim Bashën.
Ne në verifikimin tonë të bërë këto muaj, përveç rastit të Agron Papulit kemi investiguar edhe në lidhje me biznese të tjera, të cilat çuditërisht ato të cilat dje i ka sulmuar Lulzim Basha dhe sot nuk sulmohen më, janë kompani që paguajnë para tek kunati i Lulzim Bashës.
Pra, të gjithë ata që janë akuzuar, nga i pari tek i fundit, si kompani oligarkësh apo si të lidhura me qeverinë për interesa korruptive, paguajnë para tek kompania e kunatit të Lulzim Bashës.
Luli thotë se ai është thjeshtë një biznesmen në punën e tij, por harron t?ju thotë shqiptarëve se ai biznesmeni në ?punën e tij?, atje në krah të djathtë ka bashkëshorten e Lulzim Bashës, e cila drejton kompaninë 24 orë në 24. Për këtë ka foto dhe fakte të shumta të cilat ne i kemi publikuar më parë. Si dhe Luli hesht për shumë denoncime sapo jepet komanda dhe bëhet pazari i rradhës.
Por, të rikthehemi tek faktet dhe detajet konkrete.
Më poshtë po sjellim një listë me disa nga kompanitë të cilat Basha shpesh i akuzon apo i ka akuzuar, sepse tani ua ka harruar emrin, të cilat kanë faturuar me disa dhjetëra e qindra milion lekë tek kompania ?Landmark? e Erion Isufit, kunati i Lulzim Bashës.
Ky i fundit ka katër apo pesë-fishuar xhiron që nga dita e krijimit të saj. Sot, me Rilindjen në pushtet ajo vetëm ka zgjeruar gamën e biznesit. Ka shtuar numrin e punonjësve dhe ka një sukses të paparë, të cilin nuk e ka pasur gjatë kohës së pushtetit të PD-së.
Kjo jo vetëm falë aftësisë së Erion Isufit apo Aurelës bashkëshortes të Lulit, por kjo edhe falë aftësisë së Lulzim Bashës, si kryetar i PD-së. Ky i fundit e ka përdorur foltoren e partisë për të sulmuar biznesmenë dhe biznese, që më pas të shkojnë dhe kryejnë punë tek kunati, t?i japin vila me qira Lulit, apo të blejë vila Luli e ata rrotull tij.
Le t?i përmendim një nga një. Rasti i Agron Papulit është një shembull konkret. Më pas kompani të cilat ai i sulmon, si rasti i biznesmenit Shefqet Kastrati, Bashkim Ulaj, Klodian Allajbeu i Spitalit Amerikan, Vilma Nushi e Check-up e të gjitha me radhë janë kompani të cilat kryejnë punë dhe paguajnë tek Erion Isufi, kunati i Lulzim Bashës.
E fundit është e para disa ditëve. Tek Kalaja e Tiranës u bë një event me kompaninë e Vilma Nushit, ajo e Check Up, të cilën Luli e sulmoi dhe tani ia ka harruar emrin.
Çfarë nuk thoshte dje, derisa Vilma Nushi punon dhe bashkëpunon fort për eventet e kompanisë së saj me Erion Isufin, kunatin e Lulit. Dhe më pas heshtje.
Nga ana tjetër vimë tek Rruga e Kombit, për të cilën çfarë nuk tha. Qytetarët u futën në burg. Por, më pas e harroi sapo ?strehoi? Erionin tek kati i parë i një prej bizneseve të kompanisë që ka marrë në menaxhim Rrugën e Kombit.
A nuk është ky i njëjti Lulzim që çfarë nuk thoshte dje për dializën dhe Spitalin Amerikan të Klodian Allajbeut?! Shikojeni pak është në listën e kompanive të mëposhtme, të cilat bashkëpunojnë me Erion Isufin.
Prandaj ne sollëm katër apo pesë shembuj. Aty janë të renditura kompanitë më të mëdha në Shqipëri, të cilat sulmohen nga PD-ja zyrtarisht dhe më pas heshtet.
Mesa duket selinë e PD-së, Lulzim Basha e përdor për biznes dhe vetëm për biznes. Për interesat e tij dhe të familjes së tij. I sulmon dhe pastaj hesht. I akuzon dhe pastaj hesht.
Dhe gjatë kësaj kohe, kompanitë shkojnë e punojnë me kunatin e Lulzim Bashës. Tashmë kjo e verifikuar në më shumë se një herë. Në më shumë se dhjetëra raste.
Më poshtë po sjellim një listë të bizneseve që bashkëpunojnë me Erion Isufin, ku duket qartë se janë të gjitha ato subjekte që Luli i ka akuzuar dhe sot hesht.
Pra, ky është Lulzim Basha i vërtetë, i cili foltoren e Partisë Demokratike, interesat e opozitës, i ka kthyer në interesa të familjes dhe vetëm për qëllime përfitimi personal.
Për Lulzim Bashën nuk ka rëndësi je biznesmen ai të quan oligark po nuk shkove tek vendi. Mjafton që qoka të shkojë tek Luli, që ai të marrë pjesën e tij për gjithçka ndodh në Shqipëri. Kjo është mënyra e funksionimit të Lulzim Bashës dhe faktet janë totalisht të pakontestueshme. Këto fakte thellojnë më tej skandalin e përdorimit të PD jo për politikë por për gjoba e biznes.
Në galerinë e mësipërme janë të gjitha kompanitë që bashkëpunojnë me “Landmark Comunication”, kompania e Erion Isufit, kunati i Lulzim Bashës./ CNA.al
Zbulohen oligarkët e Lulzim Bashës?!/ Miliarda lekë në bizneset e kunatit
Basha ndryshon targat e makinës pasi u fotografua në â??Long Hillâ?
Basha gënjen publikisht/ “Po rikonstruktoj shtëpinë”, por ska leje dhe as punëtorë në objekt










Kryeministri Edi Rama do të niset sot pasdite për një vizitë...
Ambasadori i Hungaresi në Shqipëri, Lorent Balla shprehet i ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në selinë e LSI ...
Në Shqipëri ka një perceptim për mediat. Ose je i kapur nga ...
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i...
Ish deputeti i PD, Luciano Boçi ka ngritur akuza ndaj minist...
Bashkimi Ekonomik Eurasian (EEU) ka ftuar Shqipërinë dhe Maq...
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka bërë sërish thirrje për...
Eurodeputetja franceze e grupimit të Demokratik dhe Identita...
Partia Demokratike i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedh...
Yuri Kim është nominuar nga presidenti i SHBA, Donald Trump ...
Nën kryetari i Petrit Vasili ka sulmuar ministrin e Jashtëm ...
Diplomati i parë amerikan në Shqipëri pas rënies së komunizm...
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Feder...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas tenderimit të U...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është përplasu...
“Shkatërrimi i oligarkëve do të thotë çlirim i ekonomisë”, k...
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këll...
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është s...
Vijon eksodi i shqiptarëve drejt vendeve të Bashkimit Europi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...