Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Deputeti i Partisë Demokratike dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dje në një dalje në parlament drejtoi gishtin nga Lulzim Basha duke i thënë se kishte marrë dy kate në një nga kullat e Tiranës dhe më pas kishte përmendur Lion Park.
Një lajm, i cili më shumë se një vit më parë është publikuar edhe te CNA duke dhënë detaje për të cilat duhet të merrnin përgjigje, ku të paktën Prokuroia duhet të kishte filluar kryesisht një hetim për të verifikuar, për të vlerësuar çmimin e blerjes, a ka ndonjë mashtrim apo jo, si i ka përfituar kunati i Lulzim Bashës, Erion Isufi, këto prona, biznese, në të cilat gjatë gjithë kohës ushtron autoritete dhe detyrë Aurela Basha, bashkëshortja e Lulzim Bashës, pra biznes i familjes që ka filluar dhe vazhdon të rritet dhe të rritet gjatë pushtetit të rilindjes.
Nga dita që Lulzim Basha u bë kryetar i PD-së në vitin 2013 dhe deri më sot, pas 10 vitesh në drejtimin e saj gjoja duke u tërhequr një vit, bizneset e Erion Isufit janë rritur me dhjetëra apo qindra herë. (Lexo këtu)
Janë biznese që qarkullonin 200 milionë lekë, sot qarkullojnë dhjetëra miliona euro, dhe kanë siguruar miliona euro të tjera pasuri të paluajtshme.

Faktet. Le t’i rendisim një nga një.
Lulzim Basha u akuzua për vilat në Long Hill. I mohoi. Në një dalje publike në opinion më pas i tha se i kishte për arsye shëndetësore, lidhje të familjarëve të tij, e të tjera.

Në fakt, bëri një mohim, pastaj bëri një pranim, tha se ishte me qira, por gënjeu.
Gënjeu sepse Luli deklaroi largimin nga apartamenti i tij ku jetonte në qendër të Tiranës sipër te Venecia në katin e fundit me argumentin se pas tërmetit ishte dëmtuar banesa e tij.
Por të dhënat e Bashkisë Tiranë të publikuara në atë kohë treguan se ai pallat nuk kishte pasur asnjë problematikë, nuk kishte asnjë çarje, asnjë banor nuk ishte larguar, godina ishte e sigurt, Luli kishte ikur për arsye të tjera.
Më pas makina e Lulzim Bashës u fotografua te rezidenca Long Hill. Çështja si gjithmonë, çudia më e madhe zgjat tri ditë dhe Luli e harroi. Por nuk mund të harrojnë mediat.


Një tjetër fakt përtej vilave. CNA shkroi në vitin 2022 në lidhje me disa prona të blera nga Erion Isufi, biznesi i të cilit rritet, rritet në mënyrë të frikshme dhe çështja nuk është te pjesa e xhiros së deklaruar të këtij biznesi sa është fitimi, ku sigurohen paratë e financimit, sa janë të ardhruat nga bankat dhe sa është vlera e blerjes sipas referencave të shtetit. Materiali u denoncua, u dhanë disa përgjigje sporadike nga Luli, si gjithmonë bërtet, bëhet nervoz, shfajësohet, përpiqet të justifikohet, por kujtoi se historia u harrua. (Lexo këtu)

Atëherë shumë pak e përmendëm dje se Gazment Bardhi e riktheu çështjen, Lulzim Basha e humbi kontrollin.
Janë dhe dy vila të tjera në gjirin e Lalëzit, të cilat janë nxjerrë me foto nga CNA dhe që gishti është drejtuar te Lulzim Basha dhe familjarët e tij.
Janë dy vila në brez të parë që kushtojnë miliona euro. Pra, historia e vilave nuk fillon dhe nuk mbaron vetëm te biznesmeni Agron Papuli, të cilin Lulzim Basha e kishte akuzuar dhe më pas i kishte marrë vilën, por edhe te biznesmenë të tjerë në Lalëz nga të cilët Lulzim Basha ka përfituar vila.


Pastaj fillojnë historitë e kullave me strehimin e tij sa te një biznesmen te një biznesmen tjetër. Strehohu te një, sulmo tjetrin, ik që atje, shko strehu atje matanë, tradhto djemtë e Rrugës së Kombit, fol për lejet e ndërtimit, gjurmët e tyre, por dhe për kullat dhe ndërtimet, të cilave u fillon historia në kohën kur Lulzim Basha ka qenë kryetar bashkie dhe rastësisht janë përfituar nga familjarë të tij ndërtime me sipërfaqe me çmime qesharake në zonat më luksoze të kryeqytetit.
Një fakt tjetër që ende nuk ka përgjigje, tradhtia e djemve në Rrugën e Kombit. Në rast se Lulzim Basha dhe të tijtë nuk e mbajnë mend, le t’ua kujtojmë. Filloi një protestë në Rrugën e Kombit për traun që vendosi kryeministri Rama për dhënien me koncesion të këtij investimi 1.2 miliardë euro nga qeveria shqiptare.
Banorët e Kukësit protestonin pasi donin që kalimi i tyre të bëhej pa pagesë. U bë një pagesë e diferencuar.
Në atë kohë CNA ka theksuar se nuk është koncesionari ai që duhet të digjet dhe sulmohet, por është qeveria, ajo që e ka dhënë këtë koncesion.
Ajo është përgjegjësia. Banorët protestonin dhe Lulzim Basha i braktisi, i tradhtoi, i hodhi në kosh të plehrave dhe në rast se nuk e mban mend mund t’i sjellim në mend që Erion Isufi, kunati i tij, nga zyrat e "Coin", ku ishte strehuar, shkoi dhe u strehua në "Sheraton", “rastësisht” të të njëjtit person që ishte koncesionari i Rrugës së Kombit, pra Shefqet Kastrati.
Biznesmeni, i cili kishte marrë me koncesion Rrugën e Kombit, strehoi Erion Isufin. Ndërkohë që demokratët protestonin atje matanë dhe u tradhtuan nga Lulzim Basha.
Skemat e Lulit janë të qarta. Sulmoi dhe akuzoi një kullë në kryeqytet, duke thënë e kishte bërë Sali Berisha, biznesmenë të Saliut e të tjera si këto. Në fakt nga ata biznesmenët më shumë miq i ka vetë. Por e ka stil Lulzim Basha. Sulmon biznesmenë dhe më pas shkon dhe u puth dorën. I sulmon te Rruga e Kombit, i japin zyra për kunatin. I sulmon për koncesione me qeverinë si rastin e Agron Papulit dhe shkon e strehohet te vilat që ndërton me Agron Papulin në Long Hill.
I sulmon për kullat te Liqeni dhe shkon e strehohet kunati i tij me zyra te Lion Park.

Tani sulmoi një kullë tjetër në qendër të Tiranës. Për çfarë arsye? Mendoni se nuk i njihte biznesmenët? Mendojnë njerëzit se Luli mund t’i gënjente? I sulmoi për të vënë gjobën e radhës.
Kjo është e vërteta e Lulit, e kullave, pasi janë të paktën rastet e mësipërme që na tregojnë qartë se asnjë denoncim, asnjë qëndrim dhe asnjë veprim i bërë ndaj qeverisë nuk ka qenë me qëllimin për t’i shkuar deri në fund, për të bërë politikë, por ka qenë për të vënë gjobën e radhës, për të marrë shpërblimin e radhës dhe Lulzim Basha këtë e ka bërë dhe përsëritur jo vetëm njëherë.
Pa folur këtu për faktin se ende në 2023-shin, 6 vite më pas, nuk ka marrë përgjigje pyetja ku i gjeti Lulzim Basha 1 milion e 25 mijë dollarë për të bërë foto me Donald Trump-in në SHBA.

Këto janë faktet që na flasin për Lulin shumë, por për mënyrën se si sillet ndaj biznesit, se si i sulmon publikisht dhe si përfiton pastaj ku futet si mi gjirizesh./ CNA
Kryeministri Edi Rama shquhet për mënyrën e tij të zgj...
Të premten është paraqitur në SPAK, bashkëshorti i ish-min...
Ministri serb Ivica Dacic ka bojkotuar foton familjare...
Prokuroria e Tiranës njofton se ka nisur hetimet ndaj ...
Apeli i GJKKO-së ka lënë në burg avokatin Alban Bengas...
Studentët e Mjekësisë vijojnë protestat duke shprehur ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e fëmijës 3-vje...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka folur për rastin e ...
Prokuroria ka nisur hetimet për rastin e 3-vjeçarit që...
Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në hori...
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e...
Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë t...
Së shpejti, fillon transmetimin emisioni më i ri në City N...
Konspiracionisti Alfred Cako ka shokuar me një deklara...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i Përgjithshë...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjt...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas dhënies së dënime...
Gjykata e Selanikut ka vendosur këtë të enjte masën e ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...