Katastrofë mjedisore në Gjinikas/ Ngordhje masive peshqish, banorët ngrejnë alarmin
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...
Situata e krijuar në rezervuarin e fshatit Gjinikas në ...

Dinamikat e zhvillimeve të viteve të fundit ku në horizont është shfaqur projekti për terminalin e gazit të lëngshëm në Vlorë si dhe nisja e projektit të gazifikimit nga Korça kanë bërë që qeveria të rishikojë projektet prioritare të zhvillimit.
Këto të fundit janë përcaktuar më herët në dokumentet e rëndësishme që shoqërojnë masterplanin për gazifikimin të 2016-ës. Pjesë e gjithë kësaj tabloje është edhe gazsjellësi Trans Adriatik ku disa ndryshime të bëra në një vendim të fundit të qeverisë prekin edhe këtë aspekt.
Konkretisht një vendim i datës 4 tetor i qeverisë si fillim ka hequr një fjali lidhur me detyrimin e TAP ag për të ndërtuar një pikë dalje në Shqipëri me një kapacitet minimal prej 0.3 bmk/vit dhe ka shtuar që pika e daljes në Fier është me dy drejtime. Paragrafi i ndryshuar në masterplan për identifikimin e projekteve prioritare parashikon që ““Shoqëria TAP AG do të ndërtojë dhe do të operojë gazsjellësin TAP.
Shqipëria, Greqia dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshje ndërqeveritare për TAP-in. Në bazë të vendimit të përbashkët të enteve rregullatore të energjisë të Italisë, Shqipërisë dhe Greqisë, më qershor 2013, TAP AG është e detyruar të ndërtojë të paktën një pikë daljeje me dy drejtime (bidireksionale) në Shqipëri (që gjendet në Fier), me një kapacitet prej 2-10 mmk/ditë (0,73-3,65 bmk/vit). Përveç Fierit, një pikë e dytë daljeje është në diskutim në zonën e Kuçovës.”.
Dyfishohet presioni maksimal i lejuar
Vendimi i qeverisë ka ndryshuar edhe presionin maksimal të lejuar sa i takon sistemit të transmetimit të gazit në vendin tonë duke e dyfishuar atë. Më herët në dokument nënvizohej se presioni Maksimal i Lejuar ishte 82 bar, për seksionet e IAP dhe 50 bar për pjesën tjetër të sistemit të transmetimit në Shqipëri po kështu 50 bar, për sistemin e transmetimit në Shqipëri kur IAP nuk ekziston.
Me ndryshimin e bërë në këtë pikë presioni maksimal i lejuar është 82 bar, për seksionet e IAP dhe deri në 100 bar për pjesën tjetër të sistemit të transmetimit në Shqipëri dhe deri në 100 bar, për sistemin e transmetimit në Shqipëri kur IAP nuk ekziston.
Ndryshimi i projekteve afatshkurtër dhe afatmesëm
Qeveria ka ndryshuar gjithashtu projektet prioritare që do të shihen në terma afatshkurtër dhe ato në afatmesëm. Në dokumentin e mëparshëm përcaktohej se në terma afatshkurtër parashikohen zhvillimi i gazsjellësit TAP – TEC-i i Vlorës, dhe nëse është e mundur, zhvillimi i sistemit të shpërndarjes së gazit në qytetin e Vlorës. Së dyti zhvillimi i sistemit të transmetimit për të furnizuar konsumatorët spirancë në Fier dhe Ballsh dhe nëse është e mundur zhvillimi i sistemeve lokale të shpërndarjes së gazit në zonat e Fierit dhe Ballshit.
Tashmë kësaj i është shtuar edhe një tjetër prioritet që në vendimin e qeverisë specifikohet me zhvillimi i pikës së daljes dhe rrjetit të shpërndarjes Bashkia Korçë.
Në terma afatmesëm dokumenti parashikon zhvillim të sistemit të transmetimit për të furnizuar kryesisht zonat industriale në Elbasan, si dhe zhvillimi i hapësirave të depozitimit të gazit në Dumre. Po kështu zhvillimi i sistemit të transmetimit për furnizimin e konsumatorëve industrialë dhe komercialë në zonën e Durrësit dhe të Tiranës. Tashmë këtij grupi i është shtuar edhe prioriteti për zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes së gazit të lëngshëm natyror./Monitor
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja e...
Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë t...
Së shpejti, fillon transmetimin emisioni më i ri në City N...
Konspiracionisti Alfred Cako ka shokuar me një deklara...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i Përgjithshë...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjt...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas dhënies së dënime...
Gjykata e Selanikut ka vendosur këtë të enjte masën e ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për t...
Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuve...
Ish-shefi i Financës së burgut të Kosovës së Madhe, në Lus...
Pasditen e së enjtes, Gjykata e Posaçme dha vendimin p...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organi...
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për aferën në incenera...
Shpallet i pafajshëm Alqi Bllako për inceneratorin e Elbas...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama nga Granada, Spanjë, ku mbërriti në ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Evropian të Sig...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...