Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Vit pas viti gratë në moshë riprodhuese planifikojnë të lindin gjithnjë e më pak fëmijë. Shtyrja e moshës së martesës, karriera dhe ndryshimi të stilit të jetesës po i bën gratë shqiptare gjithnjë e më pak të prirura për të krijuar familje edhe për të lindur më shumë se një fëmijë.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2022 norma e fertilitetit ra në 1.21 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, nga 1.32 që ishte më 2021. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 2015 (shiko grafikun e mëposhtëm).
Kjo do se në 100 gra në moshë riprodhimi linden vetëm 121 fëmijë, nga 132 fëmijë që lindën më 2021. Që nga viti 2001 me 2023 norma e fertilitetit është përgjysmuar duke rënë nga një nivel 2.31 fëmijë për grua në 1,21 fëmijë.
E krahasuar më të dhënat e Eurostat 2021, Shqipëria shihet të ketë normat e më të ulëta të lindshmërisë në Europë dukë lënë pas vetëm Spanjën (1.19) dhe Maltën (1.13).
Indeksi ë fertilitetit është nën normën e zëvendësimit prej 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.
Shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike po bëjnë që gratë shqiptare të lindin gjithnjë e më pak fëmijë.
Sipas të dhënave të brendshme nga INSTAT indeksi sintetik i fertilitetit ra në 1,32 fëmijë për grua më 2021 nga 1,34 fëmijë që ishte ky tregues më 2020 dhe 1,36 që ishte në vitin 2019. Në vitin 2001, sipas INSTAT, ky tregues ishte 2.1, ndërsa në vitet 1970 ishte mbi 5.
Lindshmëria bie te moshat e reja, rritet për grupmoshat më të vjetra
INSTAT raportoi se në 2022 lindshmëria ka rënë për grup-moshat 20-24 dhe 25-29, 35-39 vjeç, ndërsa për grup-moshat më të vjetra ka pësuar rritje të lehtë. Në vitin 2022, mosha mesatare në lindje është 29,5 vjeç.
Vitin e kaluar linden 24.688 foshnja me rënie 13 për qind në raport me 2021. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.
Ky raport është më ë lartë se raporti natyral, ë cili është 105.
Koeficientet specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2022, mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të pasurit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë që normat e lindshmërisë pas të 30-ave ë kanë më të larta se gratë.
Koeficienti bruto ë riprodhimit (KBR) është një tregues ë mirë për matjen e rritjes së brezave të ardhshëm. Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Mënyra e llogaritjes së KBR-së është e njëjtë me atë të ISF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet gra.
Në vitin 2022, KBR-ja është 0,59 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 41 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga ISF-ja dhe nga raporti gjinor në lindje.
Lindshmëria në adoleshencë është zvogëluar në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2022, ka 10,0 lindje për çdo 1.000 vajza të grup-moshës 15-19 vjeç nga 12,1 lindje që ishin në 2021.
Me këtë ecuri popullsia e Shqipërisë pëson rënie në mënyrë të pakthyeshme, pasi do të ketë gjithnjë e më pak femra, të cilat janë baza e riprodhimit.
Në vitin 2021, KBR-ja është 0,63 që do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 37 për qind larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave dhe nga preferenca për të lindur djem./ Revista Monitor

Së shpejti, fillon transmetimin emisioni më i ri në City N...
Konspiracionisti Alfred Cako ka shokuar me një deklara...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për medi...
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe sekretari i Përgjithshë...
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi denoncoi këtë të enjt...
Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas dhënies së dënime...
Gjykata e Selanikut ka vendosur këtë të enjte masën e ...
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për t...
Deputetja Monika Kryemadhi gjatë fjalës së saj në Kuve...
Ish-shefi i Financës së burgut të Kosovës së Madhe, në Lus...
Pasditen e së enjtes, Gjykata e Posaçme dha vendimin p...
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organi...
Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë dë...
Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimet për aferën në incenera...
Shpallet i pafajshëm Alqi Bllako për inceneratorin e Elbas...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se deri më ta...
Kryeministri Edi Rama nga Granada, Spanjë, ku mbërriti në ...
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe ...
24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berli...
Kryeministri Edi Rama ka folur për tensionet në veri t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...