web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijon katastrofa mjedisore në Fushë-Krujë, Halil dhe Kameras/ Banorët ngrejnë alarmin

26 Korrik 2026, 12:44, Aktualitet CNA

Situata mjedisore në Fushë-Krujë, në zonat e Halilit dhe Kamerasit, vijon të mbetet shqetësuese. Djegia e mbetjeve nuk është ndalur, ndërsa tymi i zi ka mbuluar të gjithë zonën, duke depërtuar edhe në banesat e banorëve.

Banorët kanë denoncuar se zjarret në vendgrumbullimin e mbetjeve vazhdojnë prej ditësh dhe kanë publikuar pamje ku duken flakët dhe shtëllungat e dendura të tymit. Ata shprehen se ndotja është bërë e padurueshme dhe se ajri është rënduar ndjeshëm.

Sipas tyre, pavarësisht shqetësimeve të ngritura në mënyrë të vazhdueshme, autoritetet nuk kanë ndërmarrë masa konkrete për të ndalur djegien e mbetjeve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

Banorët theksojnë se tymi i zi i çliruar nga djegia e mbetjeve përbën një rrezik serioz për shëndetin, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme të frymëmarrjes. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të vënë situatën nën kontroll dhe për t'i dhënë fund ndotjes që, sipas tyre, po rrezikon jetën dhe shëndetin e komunitetit./ CNA





Lajmet e fundit nga