web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat për rrugën Milot-Balldren/ Karakaçi hedh poshtë opozitën: Kontrata nuk përfshin vetëm koston e ndërtimit

25 Korrik 2026, 13:55, Aktualitet CNA

Akuzat për rrugën Milot-Balldren/ Karakaçi hedh poshtë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka folur për kostot e aksit Milot-Balldren.

Karakaçi ka deklaruar se ka pasur një dezinformim në publik, si nga opozita, ashtu edhe nga mediat për kostot e ndërtimit të kësaj rruge.

"Që prej momentit që kemi shpallur fituesin e projektit për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren, kam vënë re një dezinformim për kostot e ndërtimit të kësaj rruge, që vjen si nga opozita, edhe nga disa media të painformuara si duhet. Është e pajustifikueshme që ata të cilët informojnë publikun të vazhdojnë e të bëjnë të njëjtën gjë prej vitesh e vitesh, duke e trajtuar një rrugë si një pjesë stofi. Nuk është një gjë e gatshme që e marrin në dyqan. Është territor dhe s'është askund i njëjtë; ka fushë, ka mal dhe sipas karakteristikave të territorit ndryshojnë edhe kostot”, ka deklaruar Karakaçi.

Më tej ai sqaroi se një kontratë koncesionare nuk përfshin vetëm kostot e rrugës, por edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin ekonomik, si dhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare.

Ai theksoi se shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro.

"Në një kontratë koncesionare pagesa përfshin edhe operimin, mirëmbajtjen rutinë, sistemet inteligjente, tarifimin elektronik, si edhe mirëmbajtjen e thelluar për një periudhë 35-vjeçare. Mirëmbajtja e thelluar nënkupton se pas një periudhe kohe rruga do të rivishet edhe njëherë me asfalt për të ruajtur standardin e kërkuar. Shifra e përgjithshme prej 364.7 milionë eurosh është vlera totale e kontratës koncesionare për 35 vite, e cila përfshin projektimin, ndërtimin, sistemin elektronik, operimin dhe mirëmbajtjen, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të autostradës është 182 milionë euro", tha Karakaçi./ CNA





Lajmet e fundit nga