web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greva në palën greke, të hënën pezullohet përkohësisht lëvizja në Kakavijë

25 Korrik 2026, 10:51, Aktualitet CNA

Greva në palën greke, të hënën pezullohet

Lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërpritet përkohësisht ditën e hënë, 27 korrik 2026, për shkak të një greve të punonjësve të autoriteteve greke.

Sipas njoftimit të Degës Doganore Kakavijë, nga ora 07:00 deri në orën 11:00 (sipas orës shqiptare) do të pezullohet procesimi doganor dhe kalimi i automjeteve në hyrje dhe dalje nga kjo pikë kufitare.

Gjatë këtij intervali, automjetet nuk do të mund të qarkullojnë për shkak të ndërprerjes së shërbimeve nga pala greke.

Dogana Shqiptare u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë gjatë orarit të pezullimit./ CNA





Lajmet e fundit nga