web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara/ Ja kur nis marrja e pagesës

24 Korrik 2026, 19:58, Aktualitet CNA

Paketa mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara/

Shërbimi Social Shtetëror ka ndarë sot një njoftim informues për qytetarët lidhur me paketën për përsonat me aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre.

Bëhet fjalë për aktet për ndryshimet që lidhen me përfitimet e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësve të tyre personalë janë miratuar në datë 22 Korrik 2026 me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që këto ndryshime hyjnë në fuqi me efekt financiar nga 1 korriku 2026.

Për këtë arsye, duke filluar nga 1 gushti 2026 përfituesit do të marrin pagesën sipas vlerave të reja, së bashku me diferencën që u përket për muajin korrik./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga