web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Avokati i pandehur i Veliajt: Gjykata na la me gisht në gojë

24 Korrik 2026, 15:50, Aktualitet CNA

Avokati i pandehur i Veliajt: Gjykata na la me gisht në gojë

Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pak minuta më parë lidhur me vendimin e Gjykatës Administrative, mbi padinë qesharake të tij ndaj prokurorit Ols Dado.

Përmes një njoftimi për mediat të bërë nga Plarent Ndreca, që vetë i pandehur në GJKKO për abuzim me  tenderimet për rikonstruksionin e komisariateve për periudhën kur Ndreca ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.

“Ajo (Administrativja) na mohoi aksesin efektiv në gjykatë, me argumentin se Erion Veliaj dhe Bashkia Tiranë nuk kanë interes të ligjshëm të kërkojnë kontrollin e ligjshmërisë së emërimit të një funksionari shtetëror, i cili ka ndërhyrë drejtpërdrejt mbi të drejtat e tyre kushtetuese",-shkruhet në deklaratë.

Qëndrimi i sotëm tregon se Erion Veliaj e ka paditur prokurorin Ols Dado pasi ai ka bërë hetimet, ndërkohë që Dado është emëruar në detyrë në vitin 2008 dhe ka kaluar vetingun në nëntor të vitit 2022, duke u konfirmuar në detyrë.

Veliaj u kujtua për këtë çështje pikërisht në vitin 2025, kur edhe u arrestua dhe jo para se Dado të merrte nën hetim edhe rastin e tij.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, që ndodhet në burgun e Durrësit që prej arrestimit të tij më 10 shkurt 2025, e mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, ka përdorur të gjitha skemat, skenarët dhe mjetet për të sulmuar prokurorin, duke nisur nga shkrimet në mediat e paguara prej tij, e deri te lobimi për raportet e mbushura me gënjeshtra të zbardhura njëra pas tjetrës./CNA

 





Lajmet e fundit nga