web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Veliaj i ka humbur të gjitha, tani duhet të shkojë të gjykohet

24 Korrik 2026, 11:40, Aktualitet CNA

Veliaj i ka humbur të gjitha, tani duhet të shkojë të

Prej rreth një viti kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale ka shtyrë pafundësisht seancat.

Ndërkohë që ka shkuar disa herë në Gjykatën Administrative duke bërë dhe "show" me padinë qesharake kundër prokurorit Ols Dado, një çështje që u gjykua në Administrative, ku Veliaj përfshiu brenda atje dhe disa mashtrues, njerëz të dënuar, shoqata me individë të dënuar me vepra të ndryshme penale, magazinierë, kapterë për të mashtruar drejtësinë dhe nuk shkon të gjykohet për çështjen e tij, për 13 akuzat e rënda. Tani edhe Gjykata Administrative e vendosi rrëzimin e padisë së tij kundër prokurorit Ols Dado.

Tani nuk ka më çfarë të thotë Erion Veliaj, por duhet të shkojë të gjykohet.

Kjo është ajo që duhet të bëjë. I ranë të gjitha mashtrimet publike, propaganda. CNA e ka faktuar, ia ka provuar të gjitha që nga gënjeshtra dhe mashtrimi se Ols Dado i ka kërkuar shtesë mbi lejen e ndërtimit, por deri më sot nuk ka nxjerrë kurrë shkresa me firmën e prokurorit apo ndonjë refuzim me firmën e tij apo mashtrimi se Ols Dado ka qenë aktivist i PD-së, një gënjeshtër që është bërë deri në Kongres apo në Senatin Amerikan.

Që nga mashtrimet e bëra në gjykatë se po largohej një prokuror që të emërohej Olsi Dado, ndërkohë që Dado ishte emëruar më përpara, sulmet ndaj tij, ndaj prokurorit, ndaj SPAK-ut.

Fakti që nuk gjykohet Erion Veliaj prej më shumë se një viti, tani duket se gjithçka po shkon drejt fundit.

Koha e mashtrimeve dhe e propagandës mbaroi, Erion Veliaj duhet të shkojë të gjykohet.

Duhet të shkojë të gjykohet dhe ta fitojë të drejtën e tij në gjykatë, të dalë i pafajshëm. Edhe në rast se dënohet pa prova dhe pa fakte, në mënyrë të padrejtë me pretendimet që ka pasur, Erion Veliaj do të kishte fituar të drejtën në çdo gjykatë europiane dhe do të kishte dalë një "hero" i madh dhe do të ishte një trashëgimtar për Partinë Socialiste.

Por është e qartë, Erion Veliaj nuk do të gjykohet sepse e di shumë mirë çfarë faktesh dhe provash ka në dosje. I di shumë mirë zullumet, bëmat dhë gjëmat që ka bërë.

Prandaj dhe e shtyn me ndonjë shpresë se mund t'i kapë dhëmbi ndonjë gjyqtar të korruptuar që t'u bëjë ndonjë dëm prokurorëve apo t'i japë Erion Veliajt një shpresë në lëngimin e tij për të mos u gjykuar nga drejtësia./ CNA





Lajmet e fundit nga