web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehi, në mbështetje të protestuesve: Ata janë Evropa, rinia e Shqipërisë

23 Korrik 2026, 22:30, Aktualitet CNA

Shehi, në mbështetje të protestuesve: Ata janë Evropa, rinia

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar se mbështet protestat dhe protestuesit. Për Shehin protestuesit janë Evropa, rinia e Shqipërisë.  

“Unë i kam mbështetur protestuesit dhe do të vazhdoj t’i mbështes. Aty mund të ketë edhe ekstremistë dhe njerëz kundër ideve të mia, por unë ju kam thënë gjithmonë: Çuna, ju duhet të merrni një flamur të madh të Evropës, sepse ju jeni Evropa. Evropa janë këta, rinia e Shqipërisë. Ju jeni Perëndimi”, tha Shehi.

Më tej, i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka folur për investimet e huaja në Shqipëri duke thënë se do të preferontë të vinin nga Gjermania, Austria, Holanda.

“Do të doja që këto investime të ishin gjermane, austriake, holandeze, të ishin andej nga kemi çuar kalamajtë tanë. Paratë duhet të vijnë nga Perëndimi, jo atje ku çojnë depozitat këto në Gjirin Persik e Dubai”, deklaroi ai.

Shehi tha se qëndrimet e tij i shpreh për t’u dëgjuar nga qytetarët.

“Kush do të më dëgjojë, të më dëgjojë, kush s’do, s’do. Unë flas që të më dëgjojnë qytetarët. Këtë ide kam”, u shpreh kreu i LZHK-së./ CNA





Lajmet e fundit nga