web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lamallari i përgjigjet Kikisë: Janë dhunuar efektivët, policët kanë vepruar sipas ligjit

23 Korrik 2026, 22:02, Aktualitet CNA

Lamallari i përgjigjet Kikisë: Janë dhunuar efektivët,

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari i është përgjigjur analistit Mentor Kikia në lidhje me videon e publikuar ku dy civilë shfaqeshin duke ndaluar një person.

Sipas Lamallarit në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të ligjit, punonjësit e Policisë Kriminale kanë të drejtë të mbajnë në vëzhgim persona të dyshuar për përfshirje apo mbështetje të akteve të dhunshme gjatë tubimeve, si dhe, në momentet e përshtatshme operative, të kryejnë shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme procedurale.

Përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, ministri thoët se janë identifikuar persona që kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Në lidhje me videon e publikuar ai nënvizon se, punonjësit e Policisë, në momentet e para të ndërhyrjes, i janë prezantuar personit të shoqëruar si agjentë të Policisë Kriminale.

Ai thekson se punonjësit e Policisë kanë vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës dhe protokollet për menaxhimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve.

“Z.Kikia,

Relativizimi i dhunës është një nga format më të shëmtuara të nxitjes së saj!

Brenda së njëjtës ditë, ju minimizuat një akt flagrant dhune ndaj një punonjësi policie, dukshëm i gjakosur pas goditjes në kokë nga individë të dhunshëm të cilët nuk mund të justifikohen kurrsesi në emër të kostove të një proteste. Aq më keq pastaj, kur vëmendja dhe përgjegjësia spostohet aty për aty tek mungesa e pajimeve mbrojtëse apo përgjegjësia e eprorëve. Kjo nuk është as më shumë dhe as më pak se fajësimi i ‘viktimës’!

Thënë sa më sipër, i shtyrë vetëm nga detyrimi moral dhe ligjor për të sqaruar opinionin publik lidhur me tymnajën e ‘terrorit’ të ngritur nga ju përmes videos së shpërndarë, sqaroj se:

Personat që shoqërojnë qytetarin e shfaqur  në videon e publikuar janë punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë agjentë të Policisë Kriminale në një nga Komisariatet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Nga analizimi i pamjeve filmike të administruara, janë identifikuar persona të cilët, gjatë protestës, kanë goditur me sende të forta punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët ishin në krye të detyrës. Si pasojë e këtyre sulmeve janë dëmtuar 6 punonjës policie, 3 prej të cilëve kanë pësuar dëmtime më të rënda fizike.

Në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të ligjit, punonjësit e Policisë Kriminale kanë të drejtë të mbajnë në vëzhgim persona të dyshuar për përfshirje apo mbështetje të akteve të dhunshme gjatë tubimeve, si dhe, në momentet e përshtatshme operative, të kryejnë shoqërimin e tyre për veprime të mëtejshme procedurale.

Punonjësit e Policisë, në momentet e para të ndërhyrjes, i janë prezantuar personit të shoqëruar si agjentë të Policisë Kriminale.

Policia e Shtetit është e angazhuar në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe ushtron veprimtarinë e saj vetëm brenda kuadrit të përcaktuar nga ligji.

Pretendimet për ushtrim “terrori”, të paraqitura në videon e publikuar, nuk qëndrojnë.

Punonjësit e Policisë kanë vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës dhe protokollet për menaxhimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimeve”, thotë Lamallari./ CNA





Lajmet e fundit nga