web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita bën zhurmuesen/ Kuvendi miraton rezolutat për punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera

23 Korrik 2026, 15:56, Aktualitet CNA

Opozita bën zhurmuesen/ Kuvendi miraton rezolutat për punën e

Opozita ka bërë zhurmuesen në seancën e radhës parlamentare duke bllokuar foltoren dhe goditur tavolinat.

Ndërkohë nga ana tjetër, mazhoranca ka votuar dhe miratuar projektrezolutat për punën e SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë.

Votimi është si më poshtë:

Miratohet me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër rezoluta për veprimtarinë e Prokurorisë së Përgjithshme.

Miratohet me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër rezoluta për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme.

Miratohet me 83 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër rezoluta për veprimtarinë e KLP-së.

Miratohet me 84 vota pro, 1 abstenim dhe 2 kundër rezoluta për veprimtarinë e KLGJ-së.

Miratohet me 81 vota pro, 1 abstenim dhe 3 kundër rezoluta për veprimtarinë e ILD-së.

Miratohet me 82 vota pro, 1 abstenim dhe 0 kundër rezoluta për veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Miratohet me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 0 kundër rezoluta për veprimtarinë e Avokatit të Popullit./CNA





Lajmet e fundit nga