web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidentet në protestë/ 17 protestues dhe efektivë dërgohen në spital për ndihmë mjekësore

23 Korrik 2026, 13:01, Aktualitet CNA

Incidentet në protestë/ 17 protestues dhe efektivë dërgohen

Një grup qytetarësh vijojnë ende qëndrimin në protestën para Parlamentit, ku janë regjistruar incidente dhe përplasje mes tyre dhe forcave të policisë. Nga këto përplasje ka pasur edhe persona të lënduar.

Më konkretisht, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues, ndërsa te spitali i Traumës janë 6 efektivë dhe 1 protestues.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë se aktualisht në strukturat e shëndetit publik, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues.

Prej tyre, 3 pacientë kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe janë larguar nga spitali, sipas këshillës së mjekut.

Aktualisht, 4 pacientë po marrin trajtim në Urgjencën e QSUT-së, nën kujdesin e ekipit mjekësor, ndërsa 3 pacientë po trajtohen në shërbimin e Toksikologjisë.

 Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në Spitalin Universitar të Traumës, po marrin shërbim mjekësor 6 efektivë policie dhe 1 protestues, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm nga ekipet mjekësore. /CNA





Lajmet e fundit nga