web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë, debate me qytetarët

23 Korrik 2026, 08:57, Aktualitet CNA

Nis protesta para Parlamentit/ Policia zgjeron perimetrin e sigurisë,

Ka nisur protesta në sheshin para Parlamentit. Në terren ka forca të shtuara policie, ndërsa ditën e sotme është zgjeruar dhe perimetri i sigurisë.

Bëhet me dije se gardhi metalik është vendosur nga ura te Rruga e Elbasanit deri te qendra tregtare “Toptani”.

Raportohet se ka pasur dhe debate mes policisë dhe qytetarëve, pasi këta të fundit janë shprehur se nuk kanë pasur njoftim për bllokimin e kësaj rruge. Gjithashtu sipas informacioneve, pranë Rrugës së Elbasanit është vendosur dhe një autobot uji.

Ndërkohë kujtojmë se në Parlament zhvillohet sot seanca e fundit plenare e këtij sesioni parlamentar. Në rendin e ditës përfshihen një numër i madh projektligjesh dhe projektrezolutash.  /CNA





Lajmet e fundit nga