web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Incidentet në tubimin para Kuvendit/ Shoqërohen në polici disa protestues

23 Korrik 2026, 14:41, Aktualitet CNA

Incidentet në tubimin para Kuvendit/ Shoqërohen në polici disa

Disa protestues raportohet se janë shoqëruar nga policia ditën e sotme për shkak të incidenteve të regjistruara gjatë tubimit. Ende nuk dihet numri i saktë i protestueseve të shoqëruar, ndërsa pritet një reagim zyrtar për detaje të mëtejshme.

Ndërkohë nga përplasjet 17 protestues dhe efektivë policie janë dërguar në spitalin e Traumës dhe QSUT për ndihmë mjekësore.

Më konkretisht, sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" (QSUT) dhe në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), po marrin shërbim mjekësor gjithsej 17 pacientë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në QSUT janë paraqitur 10 protestues, ndërsa te spitali i Traumës janë 6 efektivë dhe 1 protestues. /CNA





Lajmet e fundit nga