web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PD-së zbulon arsyet: Ja pse Rama groposi reformën territoriale

23 Korrik 2026, 22:51, Aktualitet CNA

Deputeti i PD-së zbulon arsyet: Ja pse Rama groposi reformën

Deputeti PD-së Gjin Gjoni ka deklaruar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin se, kryeministri Edi Rama hoqi maskën në lidhje me reformën territorial dhe prishi konsensusin mes palëve për interesat e tij private dhe publike.

Sipas Gjonit, Rama e groposi reformën territoriale për dy arsye e para se ulja e numrit të bashkive u kundërshtua nga qytetarët dhe e dyta është për qëllim politik pasi PD në raportin 60 faqe që ka paraqitur në parlament kërkon 90 deri në 110 bashki.

“Rama sot hoqi maskën në lidhje me reformën territoriale. Për një arsye, e para prishi një konsensus që ishte vendosur mes palëve deri në datën 15 për interesat e tij private dhe politike, sepse kjo reformë territoriale, përveç nevojës që kërkonte diskutim dhe reflektime, rezulton që ka pasur një debat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Një nga dy kushtet që i është vendosur Shqipërisë është bërja e reformës territoriale dhe tjetra reforma elektorale. Rama e groposi për dy arsye. E para, se kishte një reagim edhe nga qytetarët që kishin votuar Partinë Socialiste që të shkurtohej numri i këtyre bashkive dhe në momentin që konsultimi publik po merrte trajtë kundër Ramës, Rama arriti që ta bllokojë përfundimisht, sepse ti sot ke një program që e ke hartuar në një komision dhe nuk e ke çuar deri në fund. E dyta është qëllimi politik, se Partia Demokratike në raportin 60 faqe që ka paraqitur në parlament janë 90 deri në 110 bashki që kërkon. Është një parlament jonormal dhe për mua parlamenti është në fazat e fundit të tij, pavarësisht se unë jam deputet i ri. Nuk është normal në mënyrën, formën dhe trajtimin që po i bëhet sot çështjeve të ndjeshme, çështjeve të politikës dhe qytetarëve”, u shpreh deputeti i PD-së./ CNA





Lajmet e fundit nga