web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godina e re e Parlamentit/ Peleshi: Ja kur do të jetë gati shpallja e konkursit ndërkombëtar

24 Korrik 2026, 14:58, Aktualitet CNA

Godina e re e Parlamentit/ Peleshi: Ja kur do të jetë gati shpallja e

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sa i përket ndërtimit të godinës së re të Parlamentit shqiptar, të Kuvendit të Shqipërisë, është bërë bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Korporatën Shqiptare të Investimeve.

Peleshi tha se në në fund të shtatorit, fillim të tetorit, do të jenë gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të Parlamentit shqiptar.

“Sa i përket ambicies sonë për një godinë të re të Parlamentit shqiptar, të Kuvendit të Shqipërisë, kemi ndërtuar bashkëpunimin me Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe Korporatën Shqiptare të Investimeve. Kemi nxjerrë termat e referencës dhe kemi punuar mbi to duke shfrytëzuar edhe bazën e të dhënave të referencës nga disa konkurse arkitekturore të së kaluarës, të cilat natyrisht kanë nevojë për një dorë tjetër, për një rifreskim, sidomos në aspektin e teknologjive të reja që në atë kohë nuk kanë qenë prezente dhe sot janë një fuqi e re, dhe sipas planifikimit tonë dhe kalendarizimit apo ekonomisë së kohës, besoj që në fund të shtatorit, fillim të tetorit, ne do të jemi gati për të shpallur një konkurs ndërkombëtar për një godinë të re të Parlamentit Shqiptar”, tha Peleshi./ CNA





Lajmet e fundit nga