web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rrufeja bën “gjëmën” në Dardhas/ Goditet tufa e bagëtive të imëta

24 Korrik 2026, 16:04, Aktualitet CNA

Rrufeja bën “gjëmën” në Dardhas/ Goditet tufa e

Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte në fshatin Derdush, njësia administrative Dardhas, në Bashkinë Pogradec.

Sipas të dhënave paraprake, kanë ngordhur rreth 10 krerë bagëti të imëta, ndërsa 17 të tjera janë dëmtuar. 

Tufa, e përbërë nga rreth 190 krerë dele dhe dhi dhe ishte në shtegtim nga zona e Pirgut drejt kullotave malore, kur u godit nga rrufeja.

Në vendngjarje janë nisur shërbimet veterinare për të vlerësuar gjendjen e bagëtive të mbijetuara dhe për të marrë masat e nevojshme.

Për shkak të mungesës së valëve në zonën malore, komunikimi me barinjtë dhe pronarët e tufës ka qenë i vështirë. Pritet një bilanc përfundimtar pas verifikimeve në terren./CNA 





Lajmet e fundit nga