web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aludimet për sherr me Ramën/ Braçe: Nuk më nxori njeri nga mbledhja, ika vetë

25 Korrik 2026, 12:00, Politikë CNA

Aludimet për sherr me Ramën/ Braçe: Nuk më nxori njeri nga

Një ditë më parë pas mbledhjes së grupit të PS dhe qeverisë, në media kanë qarkulluar lajmet se ka patur një sherr mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit Erion Braçe.

Pas këtyre zërave, Braçe ka bërë me dije se nuk e ka nxjerrë njeri nga mbledhja por ka ikur vetë se nuk kishte më se çfarë të dëgjonte.

Sipas Braçes ata që kanë nxjerrë fjalët nga mbledhja kanë bërë një vrasje me porosi në politikë.

“KENI DEGJUAR PER VRASJET ME POROSI? KJO QE DO JU TREGOJ ESHTE NJE VRASJE ME POROSI, NE POLITIKE, AFERMENDSH! Funksionon prej vitesh vecanerisht ndaj atij, atyre qe ka e kane mendimin e tyre. Eshte e njejta teknologji si ajo e VEZES-asaj me te cilen qellohen deputet pa asnje shkak, pa asnje arsye, pa i njohur e pa ju ditur emrin fare; Eshte e njejta linje me te dhe synon LINCIMIN, POSHTERIMIN!

Dje para se te flisja-ishte ne fillim te mbledhjes, krejtesisht ne mirebesim te kryetarit te partise qe kerkoi aty qe te flitej hapur, ju luta pjesmarresve ne mbledhje-kishte me shume se deputete aty, te mos nxirrnin “jashte shtepie” fjalet e mia; ju thashe qe nese gjykoj te them dicka publikisht, e bej vete, ska nevoje ta bej kush per mua! Dhe e zbatuan, nuk kane nxjerre ne publik asnje fjale timen, por kane nxjerre gjithcka tjeter, duke shtuar e transformuar!

Tani, meqe dje u morr nje angazhim per ta bere shembull ate qe nxjerr jashte shtepie fjalet, mezi pres te shoh shembullin; ne mungese te tij, do me duhet te mendoj dicka tjeter qe ka kohe qe ma thone. Nderkohe, MUA NUK ME KA NXJERRE KUSH NGA MBLEDHJA, NUK KA SESI, NUK NDODH-JAM NE KETE SHTEPI PARA CDOKUJT ATY; UNE JAM ULUR DJE KUR NUK KAM PATUR ME CTE THOJA!

Ne kete mbledhje dhe tjetren para saj shume me gjate-edhe ajo u banalizua me porosi, kam thene ate qe degjoj dhe mendoj, asgje me pak dhe asgje me shume se sa thone SOCIALISTET dhe me gjere, cdo dite ne kete vitin qe une kam ne TIRANE; ndaj une rri ne rruge, per te degjuar secilin cdokend. UNE KAM IKUR NGA MBLEDHJA VETE, KUR NUK KISHA ME CTE DEGJOJA! Kjo eshte e verteta dhe meqe ka ca kohe qe mbledhjet rregjistrohen te gjitha, mund edhe tua dokumentojne!”, tha Braçe./ CNA





Lajmet e fundit nga