web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A ka hetime për një projekt të Kushner në Zvërnec?/ SPAK i përgjigjet medias amerikane

24 Korrik 2026, 20:20, Aktualitet CNA

A ka hetime për një projekt të Kushner në Zvërnec?/

Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur interesimit të disa prej mediave të njohura lidhur me hetimet për çështjen e investimit të një projekti të Jared Kushner në Zvërnec.

Ndër to veçohet interesimi nga media amerikane “Fox News”.

Drejtuar me një përgjigje zyrtare, SPAK deklaron se kjo strukturë nuk ka hapur asnjë investigim ndaj projektit të Kushner, pa dashur të japë detaje të tjera lidhur me rastin.

Fox News: A mund të konfirmojë SPAK nëse po heton një projekt zhvillimi të lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e Presidentit Donald Trump?

SPAK: Në përgjigje të kërkesës suaj, Struktura Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nuk ka asnjë hetim të hapur në lidhje me ndonjë projekt të lidhur me z. Jared Kushner. SPAK ka filluar një hetim; megjithatë, ky hetim ka të bëjë me çështje që nuk lidhen me objektin e kërkesës suaj. Detajet e mëtejshme nuk mund të zbulohen për shkak të sekretit hetimor.

Mësohet se në listën e mediave të huaja të interesuara për kërkesa për informacion janë edhe “NYT London”, CNN London, Anadolu Agency, MSNBC, CNN, CBS Neës London, The Times, RAI Tre dhe disa media të tjera me emër./CNA

 

 





Lajmet e fundit nga