web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Rama e pranoi vetë"/ Akademiku: Çarje politike mes qeverisjes dhe opinionit publik, ka prodhuar revoltë

24 Korrik 2026, 21:20, Aktualitet CNA

"Rama e pranoi vetë"/ Akademiku: Çarje politike mes

Akademiku i njohur, Artan Fuga, komentoi sot qëndrimet që ndau kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.

Duke folur për A2 CNN, Fuga u shpreh se Rama pranoi që ka një mospërputhje midis oponionit publik dhe qeverisjes së vendit.

Ndërsa përmendi edhe rrymat e filozofisë politike që përdor Rama, akademiku theksoi se tanimë është fakt që kryeministri pranon se kjo mospërputhje ka çuar në një çarje të sistemit që ka prodhuar revoltat.

“Zoti Rama pranon që ka një mospërputhje midis opinionit publik dhe qeverisjes. A e shpjegon me anë të Tokëvilit, a e shpjegon me anë të një autori tjetër modern, a e shpjegon me anë të autorëve shqiptarë, a ka konstatime të veta, fakti është që zoti Rama pranon në atë mbledhje se midis qeverisjes dhe opinionit ka një të çarë që ka prodhuar revoltat”, tha Fuga./CNA 

 





Lajmet e fundit nga