web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greva në Greqi, pezullohet përkohësisht lëvizja në Kapshticë dhe Qafë-Botë

25 Korrik 2026, 11:03, Aktualitet CNA

Greva në Greqi, pezullohet përkohësisht lëvizja në

Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, pika doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur përkohësisht të hënën, 27 korrik 2026.

Mbyllja do të jetë prej orës 05:00 deri në orën 09:00.

Po ashtu edhe pika doganore e Qafë-Botës do të mbyllet përkohësisht duke nisur nga ora 05:00 deri në orën 09:00.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjet gjatë intervalit të mbylljes së pikave doganore.

Më herët u njoftua se edhe në pikën doganore të Kakavijës, të hënën do të pezullohej përkohësisht lëvizja duke nisur nga ora 07:00-11:00./ CNA





Lajmet e fundit nga