
Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, u shpreh se një nga qëllimet e kryeministrit me mbylljen e seancës së fundit parlamentare ishte të pengonte opozitën që të mos bënte transparencë mbi punën e institucioneve të drejtësisë.
Sipas Këlliçit, prej vitit 2019, me taksat dhe paratë e qytetarëve janë paguar 500 milionë dollarë për institucionet e drejtësisë përfshirë Prokurori, Gjykata, ILD, KLP, KLGJ, KPA, KPK, SPAK, etj.
Më tej, ai ka renditur të gjitha dosjet që kanë mbetur të parkuara në SPAK duke nisur nga ajo e inceneratorëve tek Eco Park.
Inceneratorët
Këlliçi: Po e filloj me dosjen simbol të korrupsionit shqiptar: Inceneratorët. Hetimi nisi në vitin 2020. Inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit u mbyllën pa i kthyer buxhetit të shtetit asnjë qindarkë. Në vend të investimeve, mbetën vetëm dy karakatina të ndryshkura, për të cilat shqiptarët vazhdojnë ende të paguajnë, ndërsa mbi 40 milionë euro u vodhën.
Por skandali kulmon tek inceneratori i Tiranës. Në korrik të këtij viti, SPAK njoftoi përfundimin e hetimeve. Plot 6 vite hetim. Vetë SPAK-u deklaron se deri në sekuestrimin e kompanisë në vitin 2023, nga kontrata janë përfituar 110 milionë euro, ndërsa investimet reale kanë qenë vetëm 21 milionë euro. Pra, mungojnë 89 milionë euro. Zero para të sekuestruara. Zero. Ndërsa hetimi i SPAK-ut vijonte për 6 vjet me radhë, paratë zhdukeshin nën hundën e prokurorëve.
A është ky rezultat apo procesverbal i një grabitjeje nën hetim?
Dhe ndërkohë, kjo shkresë që mbaj në dorë, me firmën e Kryeministrit Edi Rama, për bonusin 8% dhënë kësaj kompanie fantazmë, nuk u hetua kurrë. Përgjegjësia u ndal tek Alqi dhe Lefteri, ndërsa firma politike mbeti e paprekshme. Ndërkohë, shiheni këtë kontratë të nderuar qytetarë, kontratë me LLANAJ sh.p.k. Nuk bëhet fjalë për një apartament, por për 500 metra katrorë ndërtim, me vlerë të paktën 1 milion euro. As kjo nuk u sekuestrua.
Shiheni këtë kontratën tjetër të vitit 2021. Klodian Zoto i jep hua 280 mijë euro kompanisë WSI sh.p.k.
Një kompani që qarkullon miliarda lekë dhe lidhet me interesat e tregut të lojërave të fatit përmes ADRIA ENTERTAINMENT. Edhe sot kjo shumë figuron në bilancet e kompanisë.
Përse nuk u sekuestrua kjo shumë? Përse nuk u hetua kurrë kjo marrëdhënie financiare?
Këlliçi: Vijojmë tek ECO PARK DURRËS.
Prej gjashtë vitesh në hetim. Partia Demokratike ka dorëzuar një kallëzim të plotë, por ende hetohet. E ndërkohë që SPAK heton, 19 milionë euro u zhdukën përmes kompanisë fiktive në emër të shoferit të Mirel Mërtirit, me kompaninë ARCON sh.p.k.
Për t’ju kujtuar se sa i qartë është ky mekanizëm, ai që SPAK-u e pagëzon si “korrupsion intelektual” e që ka marrë 6 vite hetime, po ndalem vetëm te një dokument.
Këlliçi: 1 prill 2019. Kjo është një kontratë mes kompanisë së inceneratorit të Tiranës, IEBV dhe studios së arkitekturës Casanova Hernandez. Pagesa është 225 mijë euro nga buxheti i shtetit për një projekt për ECO PARK DURRËS.
Pyetja është elementare: ku e dinin këta se do të bëhej ky projekt, kur qeveria ende nuk kishte shpallur asgjë? Fallxhorë janë këta?
Tenderi hapet në tetor 2019. Më pas bie tërmeti famëkeq në nëntor. Edi Rama shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore, jo sepse i dhimbseshin shqiptarët, një pjesë e të cilëve flenë ende nëpër çadra, por sepse qe krijuar mundësia e artë për vjedhjen e radhës.
Me shkresën nr. 21920, datë 2 dhjetor 2019, ministrja Anila Denaj anulon tenderin vetëm pak ditë para shpalljes së fituesit me pretekstin se fondet do të përdoreshin për tërmetin.
Dhe vetëm dy javë më vonë, më 16 dhjetor, me vendim të firmosur nga Edi Rama, Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile vendos që projekti do të bëhet, por këtë herë me procedurë të përshpejtuar, pa tender, pikërisht duke përdorur emergjencën si justifikim.
Pra, emergjenca, që duhej të shpëtonte qytetarët, u përdor për të përshpejtuar procedurat. Vetëm këto fakte do të mjaftonin që Edi Rama dhe organizata e tij kriminale të ishin pas hekurave duke u përballur me drejtësinë.
Këlliçi: Vijojmë te një tjetër aferë: Sterilizimi. Pesë vite hetim. Bilanci? Rreth 100 milionë euro dëm ekonomik, disa prestanome, 3 vite burg, ndërsa paratë… sërish të zhdukura. Edhe këtu skenari përsëritet me një përpikmëri thuajse matematikore. Paratë zhduken, ndërsa SPAK-u heton. Të jetë rastësi apo model? E njëjta gjë me Check UP-in, prej 5 vitesh hetohet, zero rezultat. Komisioni Hetimor i drejtuar nga opozita faktoi edhe skemën e faturave fiktive, por SPAK-u ende heton. Pra, provat nuk mungojnë. Çfarë mungon është rezultati. Ndërsa shqiptarët vdesin në dyert e spitaleve, ku onkologjiku pasojat i ka si një kamp përqendrimi në luftë.
Këlliçi: Po ndalem te një tjetër plagë që po gërryen vendin: grabitja e pronës publike dhe e tokës bujqësore. Edhe këtu ekziston një kallëzim i plotë i depozituar nga Partia Demokratike. Edhe këtu faktet janë mbi tavolinë. Edhe këtu hetimet vazhdojnë pa fund. Ndërkohë, tokat e fermerëve zhduken nga harta dhe shfaqen në projektet e kompanive private. Mund të vazhdojë me dosje pafund! Tigrat, ndërsa SPAK-u heton, lekët janë zhdukur. Rrugët, SPAK-u heton, lekët zhduken, shqiptarët lënë jetën në to. Parqet fotovoltaike, SPAK-u heton, këta majmen. Ja pra të nderuar qytetarë, ky është bilanci./ CNA
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë ...
Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, pika d...
Lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë do të ndërprit...
Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, ka n...
Akademiku i njohur, Artan Fuga, komentoi sot qëndrimet që ...
Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur interesimit të dis...
Shërbimi Social Shtetëror ka ndarë sot një njoftim informu...
Teksa vendi ka hyrë në një fazë të re të menaxhimit të mbe...
Raporti bazohet në monitorimin e cilësisë së ajrit në nënt...
Aksi Tiranë-Durrës është përfshirë nga një gjendje tejet e...
Nëse sot Gjykata Administrative do ta kishte legjitimuar E...
Një tufë bagëtish është goditur nga rrufeja këtë të premte...
Avokati i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Ve...
Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e bllokuar për disa ...
Qyteti i Korçës është përfshirë këtë të premte nga reshje ...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije se sa i...
Më datë 23.07.2026, rreth orës 09:30, në rrugën “George W....
Një nismë qytetare me synimin për të mbrojtur të ardhmen e...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se do të kërk...
Pothuajse gjysma e njerëzve që jetojnë në Francë, Gjermani...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...