“Papritur filloi një tjetër muzikë, administrata u vlerësua nga liderët e BE-së”/ Rama, për integrimin
Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është ...

Zëdhënësja antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli, ka sjellë fakte të tjera për aferën e Eco Park Durrës.
Në deklaratën e bërë, Vangjeli tha se në dosjen e SPAK-ut për çështjen "Veliaj-Xoxa", në bisedat e Ajola Xoxës me D. Z., përmendet Jesus Hernandez Mayor, njëri nga pronarët e kompanisë "Casanova Hernandez Architects".
Kompani e cila është e përfshirë në ndërtimin e Eco Park.
"Më 18 Mars 2024 Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, kryeministri Edi Rama e të tjerë për aferën korruptive të Eco Park. Një shtesë kallëzimi përgatiti PD me fakte të reja për të njëjtën aferë që inkriminojnë edhe më shumë KM Edi Rama.
Kronologjia e ngjarjeve vijoi kështu:
Edi Rama në bashkëpunim me koncesionarin e inceneratorit të Tiranës ‘Integrated Energy bv SPV’, 6 muaj përpara se të hapej procedura tenderuese për ‘Mbylljen e vendepozitimit ekzistues të mbetjeve të ngurta EKO-Park Durrës’ kontraktoi Cassanova Hernandes në cilësinë e projektuesit për këtë investim në Porto Romano. Më pas në Tetor 2019 drejtuesi i AKUM, Alqi Bllako shpalli tenderin me vlerë 1.9 miliard lekë. Në 2 Dhjetor 2019 Ministria e Financave e kohës Anila Denaj i drejtohet me shkresë AKUM-it duke kërkuar anulimin e procedurës me justifikimin se fondet do të përdoreshin për tërmetin e datës 26 Nëntor. Anulimi i procedurës publikohet në buletinin e APP-së të datës 16 Dhjetor dhe po në të njëjtën ditë Edi Rama në cilësinë e Kryetari të Komitetit të Emergjencave urdhëron që mbetjet inerte të tërmetit të depozitohen në Porto-Romano dhe AKUM tashmë të rihap me procedurë të përshpejtuar tenderin për ndërtimin e ECO PARK. Në datën 27 Dhjetor lidhet kontrata me subjektet DE MARE srl dhe VICTORIA INVEST.
Ndërkohë para pak ditësh në median SYRI TV u transmetua një video inkriminuese që mbante datën 7 Dhjetor 2019 ku shfaqet kryeministri Edi Rama duke vizituar kantierin tashmë të hapur në Porto Romano ku kishin filluar depozitimet e mbetjeve të tërmetit e mbi të gjitha në video Rama komunikon me Elton Buallin i cili është drejtues i kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
Rama në këtë takim shfaqet duke urdhëruar punonjësit e inceneratorit që të zbatojnë punimet sipas projektit dhe duke këmbëngulur që ECO PARK të hapet në datën 1 Qershor 2021. Drejtuesi politik i qarkut Durrës, z.Oerd Bylykbashi kërkoi përsëri nga SPAK të hetojë aferën duke konsideruar faktet e reja. Çfarë pune kishin punonjësit e ‘Integrated Energy BV’ në kantierin e Porto Romanos kur ishte në zhvillim e sipër procedura tenderuese???
Për transparencën e publikut dhe si fakt shtesë që vërteton se kjo aferë që i ka kushtuar buxhetit të shtetit 1.9 miliard lekë si dhe shumë të tjera e kanë emrin Edi Rama bëjmë me dije se: Në dosjen e SPAK për Veliaj – Xoxa është publikuar një komunikim me shkrim i znj.Xoxa me shtetasin me inicialet D. Z., ku përmendet një emër Jesus Herndandez…
Personazhi Jesus Hernandez Mayor është njëri nga pronarët e kompanisë Casanova Hernandez Architects degë e shoqërisë së huaj e regjistruar edhe në Shqipëri në vitin 2018 me objekt kryesor të veprimtarisë në fushën e projektimit, zbatimit, konsulencës, ndërtimit dhe mbikëqyrjes në punime të ndryshme. Kjo kompani ka kryer në Shqipëri gjithësej 21 projekte shumë të mëdha dhe sipas spending data ka përfituar deri tani 949 mijë euro. Njëri nga këto projekte është edhe Eco Park Durrës.
Partia Demokratike ngulmon në apelin e saj drejtuar SPAK që hetojë faktet sepse pas aferave korruptive qëndron vetë Edi Rama", deklaroi Vangjeli./ CNA
Kryeministri Edi Rama, në podkastin e tij “Flasim”, është ...
Drejtuesi i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive k...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Kashar...
Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur opozitës, për kr...
Kryetari i Partisëë Demokratike, Sali Berisha në një takim...
Kryedemokrati Sali Berisha ishte i pranishëm në një takim ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi me anë ...
Drejtuesi politik i PD për qarkun Dibër, Xhelal Mziu u ësh...
Kandidati i opozitës në qarkun e Tiranës, Grigels Muçollar...
Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi në një dalje televizive ka...
Kryesocialisti Edi Rama në takimi me gratë e qarkut Lezhë ...
Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm në një takim me ...
Drejtuesi politik i qarkut Lezhë, Ulsi Manja në një takim ...
Sekretari Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka,...
Kryeministri Edi Rama në takimin me përfaqësuesit e biznes...
Në një takim me banorët e Lagjes 18 në Korçë, drejtuesi po...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në një takim me pë...
Kandidati i PS-së në listën e hapur për Vlorën, Damian Gji...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga takimi me bizneset në Kruj...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim në Kruj...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...