
Afera e shekullit, ajo e inceneratorëve, është një nga më të diskutuarat dhe të denoncuarat nga mediat në Shqipëri, megjithëse ka dhe media të përfshira në korrupsion dhe skandale me kompanitë, të cilat zhvatën buxhetin e shtetit dhe nuk e ndërtuan më kurrë inceneratorin imagjinar të Tiranës.
CNA, ashtu siç ka premtuar, sot do të vazhdojë t’i rikthehet kësaj çështjeje deri ditën kur hetimeve t’u shkohet deri në fund me seriozitetin që duhet dhe përgjegjësinë ligjore e transparencën që kërkon çdo qytetar.
SKEMA E DHERAVE
Kompania e inceneratorit të Tiranës nuk përdori thjesht një instrument, pra: marr paratë nga qeveria, vendos fondet e mia, ndërtoj inceneratorin dhe me këto të ardhura gjeneroj disa fitime. Jo!
Mori një kontratë shtesë, e cila shkoi në pak vite 60 milionë euro, e firmosur nga drejtorët e Bashkisë së Tiranës, shumica e të cilëve vazhdojnë të jenë të lirë.
Këtë kontratë nuk e firmosi Erion Veliaj, ua ka lënë vartësve të tij, të cilët u kthyen në shërbëtorë të kompanisë “IEBV” të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me mjete të marra me qira nga kompania e inceneratorit te Blendi Gonxhja.
Këto mjete i përdornin Policia Bashkiake dhe strukturat e Bashkisë së Tiranës për të ndjekur nga pas kompanitë e ndërtimit, bizneset, për të kapur dherat dhe për t’i çuar në landfill me pagesë dhe më pas bizneseve kur u duhej mund t’i merrnin sërish duke paguar për herë të dytë.
Në këtë skemë kompania e inceneratorit të Tiranës, përveçse rreth 60 milionë eurot e deklaruara sipas bilanceve në QKB apo përllogaritjeve të bëra nga ekspertët, rezulton të ketë një mënyrë tjetër përfitimi, që në fakt prokuroria dhe në veçanti prokurori Dritan Prençi duket se e kanë anashkaluar dhe nuk e kanë çuar deri në fund.
Ne sot po sjellim një kontratë. Një kontratë të shoqërisë “Integrated Technology Service”.
Kjo kontratë është lidhur me palën tjetër, shoqërinë “Llanaj Ndërtim”. Bëhet fjalë për një objekt në rrugën “Isuf Myzyri” në kryeqytet.
Kjo kontratë na sqaron gjithçka, edhe për lexuesin më të thjeshtë, në nenin numër 2, ku objekt nëpërmjet kësaj kontrate, që është pala 2, është kompania “ITS” e Klodian Zotos, e cila merr përsipër pagesën hyrëse për depozitimin e mbetjeve të tipologjisë dhera që kompania “Llanaj Ndërtim” do të gjenerojë nga hapja e gropës në rrugën “Isuf Myzyri”.
Sipas këtij neni të kontratës dhe referuar lejes së ndërtimit këto dhera do të çohen në zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë duke rënë dakord për një sasi maksimale prej 85 mijë tonë dherash.

Gjithçka është e qartë. 85 mijë tonë dhera i merr përsipër “ITS” e Klodian Zotos që i çon, i depoziton tek “IEBV”, pra te landfilli i Tiranës, aty ku duhet të ishte inceneratori, sërish kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.
Por në këtë rast, në këtë kontratë nuk ka një pagesë, pra nuk ka para të gjeneruara, por ka prona të paluajtshme.
Sipas kësaj kontrate është përcaktuar se do të marrë për sasinë e dherave prej 85 mijë tonësh të apartamenteve me sipërfaqe 500 metër katrorë sipas planimetrive bashkëngjitur kontratës që ne po i sjellim më poshtë.

Janë apartamente të tipologjive të ndryshme, që variojnë nga 58-60-66 metër katrorë etj.



Si ky rast ka me dhjetëra të tjera që janë direkt fillimisht nga “IEBV”, pra kompania e landfillit të Tiranës e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos me kompanitë e ndërtimit dhe indirekt, pra nëpërmjet të tretëve.
Nuk është vetëm ky rast me kompaninë “Llanaj” që ne e sjellim si shembull, pra janë 500 metër katrorë pasuri të përfituara nga kompania e landfillit të Tiranës, të cilat në fakt SPAK-u si këto dhe shumë të tjera duhet t’i kishte sekuestruar për të kthyer te qytetarët shqiptarë miliona e miliona euro.


Flasim për zona ndërtimi ku çmimi tani shkon rreth 2000-2500 euro.
Pra, flasim për 500 metër katrorë që sot kushtojnë 1 milion e më shumë euro për shtetin shqiptar, të cilat mund të përdoreshin për të strehuar të pastrehët, mund të përdoreshin për zyra, për gjithçka që ka nevojë shteti.

Mund të shiten dhe paratë të kthehen në buxhet, t’u kthehen qytetarëve, sepse atyre u janë vjedhur.
Ato 85 mijë metër kub dhera që janë faturuar janë paguar nga ata që e kanë blerë atë pallat, pra në kostot e ndërtimit të tij dhe lekët janë futur si pasuri e Klodian Zotos dhe “ITS”-së.
Nuk është vetëm “ITS”-ja që ka këtë përfitim. Janë disa kompani, të cilat janë të lidhura direkt me “IEBV”-në, kompaninë e landfillit të Tiranës, e cila ka fituar koncesionin 30-vjeçar, që bëjnë kontrata me biznesin. Shkojnë hapin gropat, i marrin dherat dhe i çojnë te landfilli i Tiranës dhe nuk marrin para, por marrin pasuri të paluajtshme, marrin sipërfaqe ndërtimi.
Këtu ka disa kompani të përfshira, ka zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të përfshirë, janë të përfshira strukturat e Policisë Bashkiake, të cilat dhe mënyrën se si funksiononte ta tregojnë rëndom, një polic i thjesht i bashkisë, një shofer që ka ndjekur dje me makinë rrugëve kamionë me dhera, një inspektor i mjedisit i Bashkisë së Tiranës.
Ky është rasti për të thënë se hetimet e inceneratorëve nuk kanë shkuar deri atje ku duhet, nuk kanë shkuar dhe tek asetet e pronat që kanë fituar Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe të tjerë, jo vetëm nga kjo skemë, por dhe skema të tjera, të cilat janë në dosje.
Nga kjo skemë janë mijëra e mijëra metra katrorë sipërfaqe apartamentesh, dyqane, pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga të tretë për llogari të Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos në skemën e depozitimit të dherave.
Kjo është një dosje e provuar tashmë, por kështu në këtë lloj forme mund të gjenden pasuri të tjera pa fund, të cilat janë në dosje të “ITS”-së, janë në dosje të “IEBV”-së, dosjet e kompanive të tjera, për të kthyer te qytetarët miliona e miliona euro pasuri të paluajtshme, për t’i kthyer shtetit një pjesë të parave që iu vodhën.
Dhe ky është një fakt tjetër që ndodhet pjesërisht në dosjen e inceneratorëve dhe ende nuk i është shkuar në fund.
Dhe këto prona ndoshta vazhdojnë të ushqejnë grykësinë, korrupsionin dhe hajdutërinë e grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve./ CNA
Nga një vështrim kritik mbi artikullin e EU Reporter ...
DigitAlb ka qenë dikur kompania më e madhe e transmeti...
Në vitin 2021 emisioni “Stop” ka transmetuar denoncimin e ...
Suzana Gega është një qytetare, që tregon se është aksiden...
Denoncimi i radhës ka të bëjë me një ngërç mes Gjykatës dh...
Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop”...
Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës që prej vitit 2015, ...
Florenc Gjonaj është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Kl...
CNA ka sjellë një tjetër fakt për prokurorin e SPAK-ut, Dr...
Blendi Gonxhja nuk është një personazh i panjohur në polit...
VELIAJ KAPET NË FLAGRANCË Erion Veliaj, me një vendim...
Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrativ...
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...