CNA, nëpërmjet një investigimi që shkon brenda strukturave të drejtësisë dhe kompetencave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, ka mundur, jo vetëm të sigurojë informacione, por edhe të verifikojë të dhëna, të cilat lidhen me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, me konfliktin e interesit dhe shpërdorimit të detyrës. Theksojmë se këto materiale të investiguara nga CNA nuk kanë të bëjnë aspak me dosjen hetimore të deritanishme të SPAK-ut. Pra, kemi të bëjmë me një çështje krejtësisht të re. Materialet investigative, dokumentet e siguruara, nuk janë pjesë e dosjes me 13 akuza që kanë ngritur prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado. Është një çështje krejt e re, e cila është zbardhur së fundi prej disa javësh dhe ne kemi mundur të sigurojmë, jo vetëm dokumente autentike ligjore, por dhe të dhëna të tjera mjaft të rëndësishme që tregojnë konfliktin e interesit, shpërdorimit të detyrës nga kryebashkiaku Erion Veliaj, që në fakt duhet të jetë një çështje e re për SPAK-un, ku përfshihet sërish bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarët e tij.

Erion Veliaj është kapur mat nga Gjykata Administrative e Apelit. Është kapur mat sepse me një vendim të drejtësisë, që nuk është SPAK-u, as GJKKO, është provuar se ai ka shkelur ligjin, ka shpërdoruar detyrën.
Ka firmosur dhe vendosur të bëjë një rrugë duke e shpikur në Planin e Detajuar Vendor, ndërkohë që kishte një plan rregullues të kryeqytetit dhe për të bërë këtë rrugë ishin të tjera institucione që duhet të vendosnin (kompetencë e KKT).
Nuk ka në thelb diçka të gabuar kur do të ndërtosh një rrugë, por kur kjo rrugë bëhet në shpërdorimin e detyrës, lind pyetja: Për çfarë e ka bërë këtë shkelje? Përse e ka firmosur këtë dokument në kundërshtim me ligjin dhe pse Gjykata ia rrëzoi?
Është e thjeshtë. Për Erion Veliajn ka një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit, por po t’i hysh në thelb atij vendimi dhe të shohësh hartën, pikërisht këtë që ne po publikojmë më poshtë, tregon vendndodhjen.

Në pamje të parë thua se është një rrugë për zhvillimin e zonës dhe me të drejtë kryetari i bashkisë duhet të hapë shumë rrugë të tilla ku ai mendon se banorët e kërkojnë dhe i duhet zhvillimit të qytetit.
Në fakt, banorët e kanë kundërshtuar. Janë pikërisht ata që e kanë çuar në gjykatë, nëpërmjet dy shoqatave kanë bërë padinë në Gjykatën Administrative të Apelit.
Pra, nuk ka një rrugë të kërkuar nga banorët.



Pse duhet të bënte një PDV dhe të krijonte një debat? Ku ishte interesi publik?
Pse do të krijonte një konflikt, qoftë me banorët të cilët nuk e kërkonin, për dëmin që u bëhej me pronat, pasi ato mund të shpronësoheshin, pasojat që u vinin banorëve?
Çfarë zhvillimi i jepej qytetit që kryetari duhet të shkonte dhe të shkelte ligjin?
Në fakt, me shkeljen e ligjit, jemi edhe në një konflikt interesi dhe përtej tij, sepse Erion Veliaj, sipas hartës që ne tregojmë, ka kërkuar për të ndërtuar një rrugë që të rriste vlerën e një prone e cila i përkiste familjes të Veliajt.
Pra, qëllimi nuk ishte zhvillimi i zonës, por t’i rriste vlerën një prone të caktuar.
Cili ishte interesi?
Kjo është një pyetje krejt normale.
Pas fshihet Ajola dhe çdo gjë ndodhet në dosjen e SPAK-ut, edhe pse ende sot ne nuk dimë a ka filluar SPAK-u një hetim në lidhje me këtë vendim të Gjykatës Administrative sepse në dosjen e SPAK-ut ne kemi disa prova që lidhen direkt me këtë vendim që na tregojnë se kjo rrugë e firmosur në shpërdorim të detyrës nga Veliaj, është kryer për të zhvilluar një pronë ku shfaqet Ajola Xoxa.
Kur SPAK-u çoi vendimet e para në Gjykatën e Faktit dhe provat e mbledhura, ndër personat e pyetur binte në sy një individ, një kushëri i Ajolës, Valmir Xoxa, i cili ishte punonjës me një rrogë 500 mijë lekë të vjetër në një institucion publik, por që kishte blerë nga Ajola një truall 140 mijë euro.
Rruga që Erion Veliaj ka firmosur në kundërshtim me ligjin dhe që është rrëzuar nga gjykata të çon pikërisht te kjo pronë.

Sipas dokumenteve të SPAK-ut personi që ka blerë 140 mijë euro këtë pronë në deklarimet e dhëna para hetuesve ka thënë se 140 mijë eurot i kishte të mbledhura nga puna.
Si mund të krijosh nga puna me rrogë minimale, 140 mijë euro dhe sa taksa ka paguar, kjo është një pyetje tjetër.
Dhe, këto para, sipas tij, sipas vetë dëshmive të dhëna në SPAK, i merrte nëpër këllëfë jastëkësh dhe i sillte vërdallë nëpër Tiranë gjatë kohës së tërmetit tragjik të vitit 2019.



Këtë pronë e kishte pasur Ajola. Ajola ia shet kushëririt të saj 140 mijë euro, para të cilat i mbante në jastëkë dhe në këtë pronë çohet një rrugë nga Erion Veliaj, dhe aty do ndërtohej në pallat.
Më shumë sesa kaq, ka edhe të dhëna të tjera.
Personi në fjalë është ai që një makinë prej rreth 7 milionë lekësh e bleu 23 mijë euro dhe pas gjashtë muajsh e shiti me gjysmë të çmimit.
A është një pastrim parash apo një fshehje pasurie nga ana e Ajolës apo mosdeklarim nga vetë Valmir Xoxa?
Por ta lëmë këtë pjesën e makinës se këto janë shuma të vogla, qëndrojmë te prona. (LEXO KETU)
Ajola shet një pronë 140 mijë euro kur burrin e ka kryetar bashkie dhe ai po i jep një rrugë për t’i rritur vlerën asaj.
Dhe, qershia mbi tortë, ky person, i cili i ka blerë Ajolës për 140 mijë euro, për një copë bukë, një pronë në një nga zonat më të lakmuara të qytetit, me para që nuk u dihet burimi, shkon dhe merr kredi e blen apartament pikërisht në pallatin që do të ndërtohej në këtë pronë, e cila ishte e Ajolës dhe pronari i truallit nuk merr përqindjen nga ndërtimi, por merr kredi për të blerë apartament.
Dhe, pikërisht në këtë pronë ku do të ndërtohej pallati që ishte blerë për 140 mijë euro, personi që ka marrë një kredi për të blerë apartament, po ndërtohej një rrugë, e cila nxiti një konflikt.
Një konflikt me banorët e zonës, me pronarët që shkuan në Gjykatën Administrative të Apelit dhe mori vendimin që mund ta lexoni këtu dhe dokumentet që ne po i vendosim më poshtë.

Pra, Erion Veliaj nuk është thjesht dhe vetëm në shkelje të detyrës se ka firmosur një rrugë për të zhvilluar një zonë të caktuar në qytet, jo.
Ka firmosur me vetëdije një rrugë që të çonte te prona e Ajola Xoxës, e cila më pas ia kishte shitur kushëririt të saj për një copë bukë me paratë që ky i fundit i sillte vërdallë nëpër Tiranë në këllëfët e jastëkëve dhe më pas shkon e merr një kredi për të blerë një shtëpi po në atë zonë.
Te pronat, të cilat bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, i përdori për të marrë 140 mijë euro apo për t’ia ngritur vlerën e objektit që po ndërtohej me rrugën që do të çonte bashkëshorti i saj, kryetari i Bashkisë së Tiranës.
CNA ka mundur të sigurojë vendimin e 27 marsit të Gjykatës Administrative të Apelit, i zbardhur pak ditë më parë në investigimin tonë të lidhur me provat që ka SPAK-u në dosje të cilat prokurorët Altin Dumani dhe Ols Dado ende nuk kanë bërë një njoftim publik se a do të ketë një akuzë të re në lidhje me këtë shpërdorim detyre të faktuar nga Gjykata Administrative e Apelit që lidhet tërësisht me fakte dhe prova që gjenden në dosjen që ka investiguar SPAK-u, i cili ka dhënë 13 akuza ndaj Erion Veliajt deri më tani.
Ndërsa në vendimin e Gjykatës Administrative kemi një akuzë të re të dhënë nga një gjykatë dhe me prova, të cilat ndodhen në dosjen hetimore të SPAK-ut, që ende nuk ka çuar në gjykim dosjen e Erion Veliajt, por është duke e hetuar.
Në fakt, në vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit dhe provat që ndodhen në dosjen hetimore për Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën në bashkëpunim tani gjithçka është më e qartë.
Mund të ketë një procedim të ri penal brenda apo jashtë asaj dosjeje që provohet nga vendimet e Gjyqësorit nga fakte dhe prova të siguruara gjatë hetimit për Erion Veliajn.
Erion Veliaj, tashmë është për një akuzë të re, ku tregohet se ka firmosur një rrugë për ta çuar në pronat e bashkëshortes së tij, ka shkelur ligjin, është në konflikt interesi, ka shpërdoruar detyrën dhe gjithçka është e provuar me vendim gjykate./ CNA
Kompania “One”, një kompani telefonike mobile, jep një shu...
Gjykata Administrative e Apelit ka fundosur edhe më sh...
Telashet e kryebashkiakut Erion Veliaj nuk kanë të mbaruar...
Emisioni investigativ "Plug" solli fakte të reja për aferë...
Një tjetër “qiell-gërvishtëse” me 19 kate është projektuar...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është kapur sërish në një skand...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka ngritur alarmin se si p...
Pretendimet e qytetarit denoncues, lidhur me pronën në zon...
Një qytetar nga Tirana, tregon në emisionin “Stop” në Tv K...
Jemi në Berat, pasi taksisti Flamur Dodoveci, tregon, se ë...
Edmond Daliu nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emi...
Fatkeqësisht dhe Policia e Shtetit mund të bëjë një gj...
Të tjera skandale kanë nxjerrë zbuluar drejtorin e Përgjit...
Të tjera fakte skandaloze përmban letra e efektivëve të Ga...
Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në red...
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, ësht...
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Alastair Campbell, i cili njihet si ish-këshilltari i ...
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësir...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...