
Kreu i dorëhequr i Gardës së Republikës, Ermal Onuzi, është përfshirë në skandal.
CNA ka zbuluar letrën e efektivëve të Gardës drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha, ku radhiten disa shkelje dhe skandale që kanë përfshirë krerët e drejtorive të rëndësishme të institucionit të Gardës së Republikës, si dhe vetë kreun e Gardës.
Përmes kësaj letre të efektivëve të Gardës, e siguruar nga CNA, Onuzi akuzohet për sjelljen skandaloze, si dhe për emërimet pa konkurrim duke shkelur hapur dhe në mënyrë brutale ligjin dhe rregulloren e gardës.
Punonjësit theksojnë se niveli intelektual i Ermal Onuzit është për të ardhur keq.
Në letrën drejtuar Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm thuhet se merren punonjës pa asnjë lloj trajnimi dhe emërohen në funksione shumë të rëndësishme dhe me impakt në sigurinë e personaliteteve dhe objekteve.
Sipas tyre, për Ermal Onuzin vetëm dy kritere duhen për ata që konkurrojnë në Gardë: të jenë ose nga Kukësi, ose nga Dibra.
Më tej skandali vijon dhe në letrën e siguruar nga CNA nënvizohet se të emëruarit pa meritë shfaqin hapur harbutërinë duke nëpërkëmbur qindra gardistë të ndershëm e që kanë sakrifikuar për Gardën.

Efektivët, në ankesën e tyre drejtuar kryeministrit dhe ministrit, theksojnë se meraku i tyre i vetëm është të marrin dieta dhe të kapardisen në makina se “u ka ardhur dita”.
Po ashtu, në ankesë thuhet se “Janë lëvizur nga detyra disa punonjës pa asnjë motiv dhe vendi mbahet bosh derisa ata të shkojnë të takojnë drejtorin e Përgjithshëm dhe rikthehen te vendi ku ishin po qe se ‘kanë sjellje të mirë’ (vendi mbahet bosh disa ditë)”.
Këto janë vetëm disa nga arsyet, të cilat tregojnë se si Ermal Onuzi ka abuzuar me detyrën e tij duke shkelur rregulloren e Gardës dhe duke kryer emërime pa kriter.
Fakte të tjera skandaloze do të publikohen në vijim që tregojnë se Ermal Onuzi nuk meritonte të qëndronte në detyrën si drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë dhe largimi i tij nga kreu i Gardës ka qenë i detyruar pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama për të mbuluar disa dhjetëra skandale brenda Gardës së Republikës./ CNA
Një qytetare denoncon në emisionin “Stop” në "TV Klan" bas...
RTSH është përfshirë në një tjetër skandal. Burime për CNA...
Alastair Campbell, i cili njihet si ish-këshilltari i ...
“Latifi” i Veliajt nga Anglia ka gjetur sërish hapësir...
Emisioni “Stop” ndodhet në lagjen “Aqif Pasha” në Elbasan,...
Më 12 maj 2023 emisioni “Stop” transmetoi problemin e një ...
Shtrati i përroit që ndan lagjet “Palorto” dhe “Granicë” n...
Ardis Sulaj tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se i ka ...
Disa muaj më parë emisioni “Stop” në Tv Klan tregoi se si ...
Në mars të këtij viti emisioni “Stop” transmetoi një probl...
Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpë...
Në Bashkinë Prrenjas ka probleme të theksuara me mungesën ...
Më datë 30 prill 2025, disa ditë para zgjedhjeve elektoral...
Erion Veliaj qëndron në burgun e Durrësit, pasi është ndal...
Dje në mesditë CNA publikoi një lajm në lidhje me sulmet q...
Elvis Doçi, alias Visi i Pojës, pastronte para në ndërtim ...
Pritet që në muajin qershor të dalë data për gjyqin e ...
Sollëm këto shifra jo për të diskutuar mbi tregun e ndërti...
Një tender me vlerë 1.7 milionë euro për rindërtimin e një...
Më 30 prill të këtij viti emisioni “Stop” në Tv Klan solli...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...